Këngëtari Robert Berisha, ka rrëfyer eksperiencën që ka kaluar në konviktin e studentëve në Prishtinë, lidhur me 14 ditët e karantinimit të detyruar. Ai ka qenë në një lidhje direkte me emisionin e mëngjesit “Ditë e Re”, ku tha se i ka kaluar shumë mirë ato 14 ditë dhe shpesh herë i mungon ajo periudhë.
Roberti është shprehur se ditën e parë kur shkoi në konvikt, ka qenë i lodhur dhe i mërzitur nga udhëtimi. Ambienti në fillim i është dukur i mirë. Pas një apo dy ditësh ai është ambjentuar.
Berisha tregon dhe një ngjarje kur e kishin ndaluar policët në rrugët e Prishtinës. “Gjatë ditës kur kisha dalë në rrugët e qytetit, më ndaluan policët. Nuk më kërkoi as leje, sepse më njohin edhe më pyesin si tu duk atje në karantinë, a ishte mirë. Unë bëra shaka me tha, dhe i them do i jap 2 mijë euro nëse ka dikush mundësi të më kthejë atje. Më mungon, ishte një eksperiencë e bukur”, shprehet Roberti.