E shtunë, 28 Nëntor, 2020
6 C
Tirana

SPAK-un e solli Zoti, por e duartrokasin viktimat

Më të lexuarat

Tronditet Bulqiza/22-vjeçari u qëllua nga shoku i tij, ja çfarë ka ndodhur

Policia e Bulqizës duket se është drejt zbardhjes së ngjarjes së rëndë, ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku ka humbur jetën një i ri. 22-vjeçari...

Misteri shumëvjeçar: Ku ndodhet deklarata origjinale e pavarësisë së Shqipërisë

Deklarata origjinale e Pavarësisë së Shqipërisë, e firmosur më 28 nëntor 1912 në Vlorë nga delegatët e të gjitha krahinave të Shqipërisë etnike, nuk...

U ekzekutua me 8 plumba në Belgjikë, zbardhet identiteti i shqiptarit të vrarë

Mbrëmjen e djeshme, Brukseli u tmerrua nga të shtëna armësh, nga të cilat mbeti i vdekur një 38-vjeçar shqiptar. Ditën e sotme, është zbardhur identiteti...

A do të na mbrojë vaksina e Covid-19?

Pretendentët kryesorë në garën e vaksinave COVID-19 kanë patur nivele të ndryshme suksesi pas provave klinike, por çfarë do të thotë kjo për luftën...

Kurba e Covid mbetet e lartë në vend, 10 viktima

Situata epidemiologjike në vend, mbetet e rënduar pasi vijojnë të regjistrohen shifra të larta të të infektuarve dhe viktimave nga Covid-19. Ministria e Shëndetësisë informon...

”Për dy javë zhduket Covid nga planeti”/ Mjeku popullor tregon terapinë

Mjeku popullor, Ruzhdi Metali është shprehur se virusi Covid-19, mund të zhduket për dy javë nga planeti. Në ''Zonë e Lirë'', ai tha se fillimisht...

Ish-konkurrenti i “Për’puthen” i nxjerr bojën emisionit, nxjerr prapaskenat

Një ish-konkurrent i “Për’puthen” ka publikuar fotot e dyshimta të lojtarit të këtij edicioni, Atdheut, para se të bëhej pjesë e emisionit. Siç duket...

“Një pllakë tektonike po lëviz”, sizmologu i njohur turk paralajmëron banorët

Gjatë paradites se sotme, lëkundje të forta u ndjenë në Turqi, duke i shtuar edhe më tej panikun qytetarëve se do të rikthehet situata...

Pamje të rënda nga aksidenti i yllit të Arsenalit, udhëtonte me mjetin luksoz

Pamje të tmerrshme të aksidentit të mesfushorit të Arsenalit, Joe Willock, kanë bërë xhiron e rrjetit. Ai po udhëtonte me mjetin e tij luksoz...

Studimi: Ja 2 tiparet, që mund t’i bëjnë njerëzit super-përhapës të Covid-19

Provat të shumta tregojnë se super-përhapësit janë faktorët kryesorë të pandemisë Covid-19. Një numër studimesh, kanë treguar se shumica e njerëzve të prekur nga...

Nga: Frrok Çupi

Viktimat sot janë ballë përballë, të dy palët duke duartrokitur formimin e SPAK. SPAK është Struktura Speciale që do të bëjë apelin për në ferr për ‘zotat djaj’. Një nga një për atje në Purgator!

Tani dy palët e viktimave janë, e para: Mijëra njerëz të dhunuar dhe grabitur nga ‘zotat e këqij’. E dyta, që sot kthehen në ‘viktima’ të SPAK zyrtarët e lartë dhe bosët, ata që i rrëzuan jetën njeriut në këtë vend për tre dekada.

Por sot ka ndodhur si me Moisiun e Biblës: ‘Viktima’ ka duartrokitur xhelatin e vet, madje edhe e ka bekuar.

Kanë ndodhur tre ngjarje si biblike brenda ditës, nga ato ngjarje që mund të quhen ‘të zbritura nga qielli’.

E para,

Presidenti i Republikës është detyruar të ‘bekojë’ SPAK-un, që siç e di sot i madh e i vogël, vetë presidenti do të jetë mes të parëve që do të paraqitet në dhomat e ftohta të SPAK. Puna ka mbërritur në pikën që ‘nëse SPAK nuk thërret Ilir Metën, kjo zhvlerëson besimin ndaj Strukturës Speciale’. Miliona legjenda të korrupsionit dhe krimit nga familja presidenciale janë endur maleve e fushave të vendit. Vetë ish-presidenti ‘legjendar’ Sali Berisha, e ka akuzuar Ilir Metën për ‘hapje varresh prapa Dajtit’ dhe për ‘trafik droge, femrash e fëmijësh’. Kaq do të mjaftonte, paçka se janë minimum… Presidenti Ilir Meta e kishte shtyrë me muaj e vite Reformën në Drejtësi duke iu betuar viktimave të tij- popull se e kishte ‘me zemër’ Reformën në Drejtësi. Por ja që erdhi dita kur ai vetë ‘viktima’ të bekojë SPAK-un. Dhjetëra zyrtarë të lartë që kanë futur duart në shpirtin e këtij populli dhe i kanë marrë frymën 30 vjet do të zbresin nga ‘fronet’ e djallit. Prapa derës ndodhen dy faktorë të mëdhenj: Drejtësia Hyjnore dhe aleatët e Perëndimit- SHBA, BE.

Ngjarja e dytë:

Para orës kur presidenti do të bekonte SPAK-un, presidenti Meta priti me mall një ‘burgaxhi’ tjetër. Kësaj here nuk e priti si xhelati në burgjet e Spaçit e të Burrelit. Jo, ishte i sinqertë. Të burgosurit e Spaçit kanë shkuar në Qiell, pak prej tyre kanë mbetur; dhe ky është fati më i madh i ‘zotave të këqij’ që shkelin mbi viktima të gjalla. Tani nuk burgoset më njeri as si Zef Mala, as si Sejfulla Malishova, as si Zef Pllumi, as si Spartak Ngjela… Tani burgosen si pisa, që kanë vjedhur, kanë dhunuar, kanë sajuar ‘babale’ dhe kanë fshehur varre prapa malit… Në zyrën e presidentit hyri një deputet i dënuar penalisht pardje: Salijanji. Më bëri përshtypje të thellë: Presidenti i kishte ngulur sytë që nga koka te këmbët si dy prozhektorë që ‘lajnë’ vendin e krimit. Ndoshta po mendonte: ‘A jam edhe unë si ky?’, ‘A do të jetë ky portret si sot pas një muaji në burg?’… Zoti e ka pajisur njeriun me një ‘pasaportë’ që e tregon frikën e vet kur shikon dekompozimin e tjetrit… Por Salijanji i bie që të dalë nga burgu para këtyre që do të thërrasë SPAK.

Lexo edhe :   Provoni të bëni betejë politike me tërmetin
Lexo edhe :   Pandemia/ Meta i drejtohet Manastirliut me 11 propozime

Ngjarja e tretë:

Hebrenjtë po ndërtojnë sot një shtëpi të shembur nga tërmeti i 26 nëntorit në një fshat të Tiranës, Qarrishtë. I zoti i shtëpisë quhet Muhamed Biçaku, si Muhamedi- profet fqinj i hebrenjve. Muhamedi për 30 sekonda mbeti pa shtëpi mbi kokë. Hebrenjtë e ndjenë menjëherë dhe kanë ardhur në ndihmë; shtëpia i bën 45 mijë euro… A e solli Zoti lajmin, siç solli SPAK-un te ne viktimate gjalla të pushtetit tonë? Më duket se po… Babai i Muhamedit pesë- vjeçar, Mefail Biçaku me të vëllanë, gjatë Luftës së Dytë kur gjermanët ndiqnin hebrenjtë për t’i djegur në furrën Naziste, këta dy fshatarë shqiptarë fshehën dhe strehuan 20 prej tyre. Hebrenjtë nuk harruan kurrë; kujtesa e shenjtë i ktheu te Muhamedi në pikën e tij më të keqe: Tërmet. A ishte Zoti apo Njeriu që e bëri?

Njeriu ka një lidhje me fatin e tij. Njësoj siç po thonë njerëzit kudo se ‘edhe ne e kemi fatin të na vijë një FARK që do të farkëtojë hekura për krimin dhe shanse drejtësie për ne’.

Të tri ngjarjet ndodhën brenda ditës! A nuk të bëjnë të besosh se ‘ka një sy’ që shikon.

Ndryshe ne nuk kishim asnjë shpresë, as Muhamdedi…, më shumë shpresa kishin pasur atëherë hebrenjtë në Qarrishtë të Tiranës se ne para krimit ‘tonë’…

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Si mund ta padisë Gjermania Asadin për përdorim armësh kimike?

Drejtësia gjermane po shqyrton mundësinë e ngritjes së një padie për sulmet me gaz helmues në Siri. Deutsche Welle dhe "Der Spiegel" biseduan me...

Rita Ora uron ditën e flamurit në gjuhën shqipe dhe me foto provokuese

Rita Ora, këngëtarja me famë botërore asnjëherë nuk harron origjinën e saj. Ajo ka uruar Ditën e Flamurit me disa foto shumë provokuese, ku shihet...

Misteri shumëvjeçar: Ku ndodhet deklarata origjinale e pavarësisë së Shqipërisë

Deklarata origjinale e Pavarësisë së Shqipërisë, e firmosur më 28 nëntor 1912 në Vlorë nga delegatët e të gjitha krahinave të Shqipërisë etnike, nuk...

Nuk ka llogari bankare, liderja e Hong Kongut i mban paratë në shtëpi

Shefja ekzekutive e Hong Kongut, Carrie Lam, ka thënë në një intervistë televizive se ajo duhet të ruajë “grumbuj parash” në shtëpi, sepse nuk...

Video/ Sulmuesi shqiptar shënon në fund, i jep 1 pikë skuadrës turke

Sulmuesi, Jetmir Topalli ka shënuar gol në minutën e 95’ në sfidën e Superligës turke, të zhvilluar midis Gazientep dhe Jeni Malatjaspor. 22-vjeçari nga Kosova...