Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

SPAK-u funksionon kur të kenë frikë politikanët prej tij

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Albin Kurti, pse ende nuk është kryeministër de facto

Nga: Ben Andoni

Të gjithë jemi kthyer në tifozë për këtë apo atë kauzë, ku shumica qoftë edhe instiktivisht nuk i shpëton dot qëndrimit partiak dhe preferencave. Kauza e detit, e inceneratorët së fundmi, Dosjet e zgjedhjeve të Dibrës; “21 Janari”, Gërdeci, Gjykatës dhe prokurorët e nxjerrë jashtë prej Vetting-ut…janë aty të paprekur.

Të gjithë presin që Drejtësia e re, që sapo po merr jetë përmes strukturave të saj, të japi shenjat e kthesës. Veçse, deri më sot, hapi i saj është i brishtë, kurse akuzat mbi të shumë të mëdha dhe shtohen madje për ditë. Paradoksalisht, të dy krerët e partive kryesore në vend, Rama dhe Basha i drejtohen me ironi të njëjtit institution dhe duket se i besojnë po aq sa e përflasin për çdo hap. Por, e çuditshme është se askush nuk i druhet prej tyre! Kryeministri Rama në një takim të pak ditëve më parë do të shprehej se: “Nëse ata (gjyqtarët e larguar) nuk do ndëshkohen, atëherë do jetë e largët dita kur goditja do ngjitet më lart.

Kjo është premisa mbi të cilën sipas këndvështrimit tim duhet të fokusohet e gjithë përpjekja e institucioneve të reja të drejtësisë. Kjo është premisa e cila SPAKUN do ta bëj institucionin që të gjithë keni shpresuar dhe shqiptarët kanë shpresura. Përndryshe SPAK do jetë zhgënjimi më i madh i shqiptarëve nga Reforma në Drejtësi. Do jetë goditja më e madhe morale që do t’i bëhet popullit shqiptar pas gjithë këtij angazhimi të madh. Dhe do jetë dështimi më i madh i gjithë miqve dhe partnerëve të Shqipërisë që janë përfshirë në këtë proces”.

Kryetari i Opozitës, Basha, nga ana tjetër, e lidh funksionimin e SPAK-ut veç përballjes së pamjaftueshme me Dosjen e Dibrës edhe me rastin e fundit të inceneratorëve. “Zotërinj të SPAK-ut, ju inkurajoni vjedhjen! Ju inkurajoni hajdutërinë e parave të shqiptarëve! Ju bëheni bashkëpërgjegjës që shqiptarët të mos kenë masa lehtësuese që kam tre javë që i përsëris ditë për ditë!

Për shëndetësinë, për vogëlushët dhe mësuesit, për shqiptarët e shpunësuar, për biznesin që nuk po mban dot kokën mbi ujë.

Sot është koha mos ta kyçni, por ta hapni gojën dhe të tregoni se kur keni ndërmend t’i kyçni në pranga anëtarët e grupit të strukturuar kriminal, për shkak të të cilëve shqiptarët janë të vetmit në Ballkan që nuk merr dot mbështetje nga taksat që ka paguar sepse taksat vazhdojnë të vidhen nga ky grup kriminal”, u shpreh ai me patetizëm, duke treguar se do jetë i vëmendshëm ndaj tyre! Duket sikur të gjithë ia kanë vendosur dorën dhe duan t’i mbyllin gojën SPAK-ut dhe nuk e lënë të shprehet. E mbi të gjitha nuk i frikësohen. Ky është shqetësimi real më i madh.

SPAK-u, akronimi i njësisë speciale antikorrupsion, tashmë ka në dispozicion BKH, që për hir të së vërtetës i duhet kohë të maturohet dhe Gjykatën Speciale, vendimet e së cilës do tregojnë sesa do të funksionojë kjo trini e shenjtë e Drejtësisë sonë. Kemi ende kohë, megjithëse tashmë jemi në limite të besimit popullor. Koha na ka zhgënjyer dhe cinizmi i shumë prej njerëzve të përcjellë jashtë sistemit nga Vetting-u.

Zhgënjimi më i madh është edhe njëherë se politikanët e sotëm, njësoj nga të dy anët, as nuk kanë frikë prej Reformës në Drejtësi dhe ky është problemi real i besimit të këtyre institucioneve të reja me akronime alla USA.

Tek e fundit historia e tyre do të matet me produktet që do të nxjerrin dhe me markën, që do t’i ngjisin në të ardhmen Drejtësisë sonë. Deri tani e kemi një mangësi jo të vogël: ne Drejtësinë e pengojmë të gjithë sepse në thelb nuk e duam punën e drejtë, drejtimin dhe angazhimin e mbi të gjitha nuk e denoncojmë të keqen apo ta mohojmë me vepra. Dekadat nën Socializmin e Demokracinë Eksperimentale na e kanë kalitur këtë ndjesi, ku padrejtësia është thjesht një normalitet…i zakonshëm. Paçka se është një i frikshëm. Sak, ai, që sot, e bërtasin të gjithë aktorët tek Molieri: Kapeni! Por ai nuk kapet. Dhe, askush nuk e di se pse. Por mbi të gjitha, SPAK-u dhe të gjithë akronimet e tjera do e kenë shumë të vështirë ta vendosin Drejtësinë në Shqipëri, përderisa ende nuk e kuptojnë misionin se Ligji është mbi të gjithë dhe jo thjesht me politikën e momentit. Dhe, ndaj politikanët i marrin nëpër gojë dhe i kritikojnë…duke i akuzuar.  (Javanews)

Tags: ben andonipolitikanëtSPAK

TË LIDHURA

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Selami Jenishehri zbulon “recetën” se si mundet Serbia
Editorial - Opinione

Selami Jenishehri zbulon “recetën” se si mundet Serbia

11:53 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Next Post
Çështja e detit shkon në Hagë, vjen reagimi i parë nga kryeministri grek 

Çështja e detit shkon në Hagë, vjen reagimi i parë nga kryeministri grek 

Kryeministri italian: Jemi në një fazë kritike, nuk përjashtohen kufizimet

Kryeministri italian: Jemi në një fazë kritike, nuk përjashtohen kufizimet

“Kosova dhe Serbia janë dy shtete”, Vuçiç nxehet me Hotin

“Kosova dhe Serbia janë dy shtete”, Vuçiç nxehet me Hotin

JU REKOMANDOJMË

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Ndahet papritur nga jeta ish-bashkëshorti i Grida Dumës

Ndahet papritur nga jeta ish-bashkëshorti i Grida Dumës

21:42 | 06/06/2025




TË FUNDIT

SHBA-Kinë gjejnë gjuhën e përbashkët në Londër
Bota

SHBA-Kinë gjejnë gjuhën e përbashkët në Londër

by mirseda
10:51 | 12/06/2025
0

Presidenti i SHBA-së Donald Trump premtoi lidhje “të shkëlqyera” me Kinën të mërkurën, duke thënë se superfuqitë...

Padia për “shpifje” ndaj Vokshit, Vilma Nushi paraqitet në GJKKO

Padia për “shpifje” ndaj Vokshit, Vilma Nushi paraqitet në GJKKO

10:50 | 12/06/2025
“Bashkimi Evropian më afër se kurrë”, Balluku

“Bashkimi Evropian më afër se kurrë”, Balluku

10:48 | 12/06/2025
Dosja “Partizani”, caktohet data e seancës së parë në themel ndaj Sali Berishës

Dosja “Partizani”, caktohet data e seancës së parë në themel ndaj Sali Berishës

10:46 | 12/06/2025
Operacion i gjerë anti-kanabis në Shkodër, asgjësohen mbi 19 mijë bimë narkotike

Operacion i gjerë anti-kanabis në Shkodër, asgjësohen mbi 19 mijë bimë narkotike

10:44 | 12/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com