E premte, 28 Janar, 2022
4.5 C
Tirana

Çështja e detit shkon në Hagë, vjen reagimi i parë nga kryeministri grek 

Shqipëria dhe Greqia morën vendimin për ta çuar në Gjykatën e Hagës çështjen e kufirit detar mes dy vendeve, pas takimit të ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias, me kryeministrin Edi Rama.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, ka dhënë komentin e tij referuar çështjes së kufirit detar me Shqipërinë, e cila do të shkojë në Hagë. Kryeministri është shprehur se kjo është e vetmja zgjidhje, në mënyrë që mosmarrëveshjet të shuhen. Duke qëndruar në të njëjtën linjë, ai ka shtuar më tej se kjo është mënyra se si shtetet serioze dhe të përgjegjshme zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre.

“Kemi rënë dakord që meqenëse nuk mund të zgjidhim mosmarrëveshjet tona rreth caktimit të kufijve të Zonave Detare, jemi të gatshëm t’i drejtohemi Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Kjo është mënyra se si shtetet serioze dhe të përgjegjshme zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre”, tha ai.

Mitsotakis theksoi se Turqia ka një sjellje që shkel haptazi ligjin ndërkombëtar, sfidon traktate të detyrueshme ndërkombëtare dhe në të njëjtën kohë minon sigurinë rajonale, për të cilën të tre vendet punojnë shumë.

Ai madje sqaroi se “Vetëm aktet e ndershme prodhojnë drejtësi”, ndërsa me rastin e dy marrëveshjeve ligjore me Italinë dhe Egjiptin, si dhe marrëveshjen me Shqipërinë për një apel në Hagë, ai theksoi se “kjo është serioze sa shtetet përgjegjëse”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Përplasjet në PD dhe “non grata”, Hajdari komenton deklaratat e Escobar

Përplasjet e forta në PD, shpallja “non grata” e Berishës e rikthimi në Kuvend janë risjellë sërish në fokus. Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari, i ftuar...

O mosmirënjohës, Berisha ju bëri njerëz ju nuk i jepni as dorën

Nga: Nikoll Lesi Sot shkoi në parlament, pas 4 muajve mungesë prej “Foltores”, ish-kryeministri Berisha. Foli, trazoi, turbulloi qetësinë e parlamentit dhe iku. Por ajo që...

Tr*toli në banesën e të vëllait, Agron Duka: Jam trembur shumë

Kreu i PAA-së, Agron Duka, ka shprehur shqetësimin pas shpërthimit të tritolit në shtëpinë e Armand Dukës, duke vënë në dukje se është i...

Zyrtari i DASH mesazh Berishës: Një i korruptuar s’mund të jetë fytyra e PD

Zv/Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar, thekson se një person i shpallur "non grata" për korrupsion, nuk mund të jetë fytyra e PD-së....

Mesazhet e Nokës me Nikollën e Manjën/Alibeaj: “Foltorja” bashkëpunon me Ramën

Në seancën e djeshme plenare të zhvilluar në Kuvend, mediat kanë kapur bisedat nga celulari i deputetit demokrat Flamur Noka, që ka zhvilluar në...