E enjte, 20 Janar, 2022
10.5 C
Tirana

“Kosova dhe Serbia janë dy shtete”, Vuçiç nxehet me Hotin

Në kuadër të bisedimeve për dialogun, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, sot kanë zhvilluar një takim virtual. “Kosova dhe Serbia janë dy shtete”, ishte fraza që ka nxehur presidentin serb, i cili ka reaguar ashpër.

Presidenti serb është nxehur gjatë diskutimit, pasi kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në mënyrë të përsëritur i është referuar Republikës së Kosovës si shtet.

Vuçiç në fjalën e tij i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës që të mos e përdorë më shprehjen “Kosova dhe Serbia janë dy shtete”.

“Hoti theksoi disa herë: dy shtete-dy shtete, dy shtete-dy shtete në këtë takim, por edhe në takimet e tjera. I them të mos e përdorë këtë mijëra herë. Nëse do afrim mes nesh, mos e thuaj këtë gjithmonë. Ne e dimë çfarë mendon”, ka thënë Vuçiç.

Ndër të tjera Vuçiç, në Forumin e Sigurisë në Beograd, ka deklaruar se nuk ka dy shtete, ka një shtet që është anëtar i OKB-së në akordancë me Rezolutën 1244.

“Duhet ta respektojmë njëri-tjetrin. Kur flasim për zgjidhje kompromisi, nuk mund të flasim që Serbia ta njoh Kosovën dhe Kosova ta njohë Serbinë. Ju nuk njihni shtete. S’kemi nevojë për ketë. Kemi nevojë për kompromis”, është shprehur Vuçiç.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha pritet me protesta në Laç, ndërhyn menjëherë policia

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, është pritur me protesta në qytetin e Laçit. Simpatizantë të Partisë Demokratike që nuk janë dakord me të, kanë...

Meta ia merr këngës me Bujar Qamilin në Shkodër (VIDEO)

Për pak çaste, kreu i shtetit ka harruar zhvillimet politike, duke iu dedikuar pak vetes. Presidenti Meta ia ka marrë këngës me këngëtarin e...

Përplasja te “5 Maji”, Rama: E mira e përbashkët nuk merret peng nga askush

Dje nisi aksioni për shembjen e banesave në lagjen “5 maji” në Tiranë. Forcat policore rrethuan zonën, pasi një pjesë e banorëve kundërshtuan shembjen...

Donaldi shpallet banori më i padëshiruar në “Big Brother” (VIDEO)

Dje në "Big Brother Vip", banorët zhvilluan një spektakël, ku secili rrëmbeu nga një çmim. Pas spektaklit, Egzona si moderatore i ndau çmimet, ku...

Shpërthimi në Tonga, 500 herë më i fuqishëm se bomba atomike e Hiroshimës

Kombi i vogël ishullor i Tongës humbi një nga ishujt e tij më të vegjël, pasi një shpërthim gjigant vullkanik copëtoi tokën në copa...