E martë, 7 Dhjetor, 2021
7.5 C
Tirana

“SPAK nuk mund të bëjë drejtësi për 21 janarin”, gazetarja analizon situatën

Gazetarja e njohur investigative, Klodiana Lala është shprehur se SPAK nuk mund të bëjë drejtësi sa i përket çështjes së “21 janarit”.

E ftuar në emisionin “Real Story” në News24, Lala shtoi se të gjithë gjyqtarët që janë marrë më parë me çështje të këtij niveli i kanë devijuar ose janë siguruar që t’i “groposin”.

Ajo ngre pikëpyetje edhe në lidhje me fshirjen e pamjeve nga serveri i qeverisë, teksa pohon se nuk e di kush e ka dhënë urdhrin për të qëlluar ndaj qytetarëve.

“Unë jam marrë me gjithë ngjarjen 21 janarit prej asaj dite dhe gjithë procesin gjyqësor. Nëse flasim për pandëshkueshmëri, 21 janari është tipik. Se si politika ushtroi gjithë ndikimin e vet për të groposur ngjarjen. E kam ndjekur me interes deri në Gjykatën e Lartë, dhe e kam shumë pikëpyetje. Po flas për të dyja, dhe për përgjimin dhe për vrasjet. Video përgjimi është histori tjetër që derivoi nga video- përgjimi dhe pas kësaj derivoi nisi për shkak të video- përgjimit të Ilir Metës me Dritan Priftin. U tha që kishte një demonstratë dhe ambasada e SHBA 20- 25 minuta para paralajmëroi për perimetrin rreth kryeministrisë kishte dyshime që do të kishte akte dhune.

Nga njëra anë ishte Berisha që donte me çdo kusht që të mbante pushtetin, dhe Rama që donte të merrte pushtetin.

Për sa kohë nuk ka një hetim të thelluar kam të drejtë të ngre dyshimet

Nuk di kush e ka dhënë urdhrin nga hetimet se kush nga Garda dha lejen për të qëlluar.

Është tjetër deklarimi publik, tjetër deklarim në gjyq. Duke pasur hetim të mangët të dyshoj

2- Rasti më flagrant se si politika nënshtroi gjyqësorin. Policia refuzoi Prokurorinë dhe nuk shkuan 6 gardistët. Politika nënshtroi gjyqësorin

Ina Rama u etiketua me disa terma që unë tani nuk mund t’i them dot

Çfarë ndodhi me serverin e qeverisë. Një punonjës i kryeministrisë fshiu serverin. Nëse këto pamje ekzistojnë është një nga provat e pakta për atë ngjarje.

Në këtë kuptim kemi të drejtë të dyshojmë, dhe që dyshoj se do të bëhet drejtësi. Edhe qytetarët që kanë prithshmëri tek SPAK, por nuk besoj që SPAKu mund të bëjë drejtësi për 21 janarin. Do të uroj që jam e gabuar, por në sistemin e drejtësisë gjyqtarët veç kanë devijuar por dhe t’i varrosin këto çështje të këtyre niveleve”, tha gazetarja.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Njeriu njihet kur ceket interesi personal”, Basha flet për Berishën

“E vërteta është që kam patur një bashkëpunim shumë të ngushtë. Ne kemi patur një marrëdhënie shumë të ngushtë me njëri-tjetrin gjatë kohës që...

Clinton nderon kryeministrin Rama me çmimin “Vital Voices Global”

Kryeministri Edi Rama u nderua gjatë vizitës së tij në Nju Jork, me çmimin e “Inovatorit të nderuar global” nga organizata e themeluar nga...

Ukraina fuçi baruti

Perëndimi i forcon krahët Ukrainës. Për shkak të rritjes së tensioneve ushtarake me Rusinë, SHBA, Franca, Britania e Madhe, Italia dhe Gjermania kanë mbështetur...

Gjici shfrenon fantazinë: As Gjermania s’i ka bërë investimet që ka bërë Kukësi

Kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, ka surprizuar me deklaratën e tij publike, duke thënë se as Gjermania nuk i ka bërë investimet që ka...

Foltorja dhe Prefekti, nuk janë hallet e shqiptarëve

Nga: Artur Ajazi Në një kohë kur gjithë bota merret me problemet e pandemisë, apo rritjes së mirëqenies, zgjidhjen e krizave dhe shuarjen e vatrave...