Protestat e opozitës nuk do të ndalen. Këtë konfirmim e ka dhënë ish-deputeti i PD, Edmond Spaho, gjatë intervistës në “KafeIN”. I pyetur për agjendën e opozitës, Spaho tha se protesta e radhës do të jetë të enjten, ditën e zhvillimit të seancës plenare. Këto protesta do të vijojnë, deri në heqjen e kryeministrit Rama nga pushteti.
“Tani jemi më shumë të ngarkuar se në kohën kur ishim në Parlament. Detyra jonë është të bindim qytetarët të na bashkohen. Tubimi i radhës do të jetë të enjten, e kështu do të vazhdojmë deri në heqjen e Ramës nga pushteti”, tha Spaho.
Ai gjithashtu ka komentuar dhe ngjarjen politike të fundjavës, zhvillimin e Kongresit të Partisë Socialiste. “Që nga koha e gjimnazit kam ndjekur në tv kongreset e Partisë së Punës, nuk kishte asnjë dallim nga ajo shfaqje që pamë të shtunën”, komentoi demokrati Edmond Spaho.