Një ndër aktoret më të talentuara turke, Beren Saat, tashmë i ka dhënë fund martesës së saj. Duket se janë konkretizuar zërat që qarkullonin më herët për aktoren e famshme të telenovelave, dhe Kenan Dogulu.
Duke iu referuar mediave turke, per Bihterin asgjë nuk mund të kthehet më pas.
Në fund të muajit mars, gjykata do të vendosë divorcin dhe nga sa flitet, gjithçka është mbyllur me konsensus.
Sipas programit “2.Sayfa”, aktorja dhe këngëtari do të divorcohen me marrëveshje më 28 mars.