E shtunë, 31 Korrik, 2021
34.5 C
Tirana

Spahiu paralajmëron “tërmet” në politikën shqiptare. Meta: Populli është zgjuar

Ish-kreu i “Aleancës Kuq e Zi” Kreshnik Spahiu, shprehet se Meta nuk është president i shqiptarëve, dhe se flamuri i tij është partia.

Statusi

Meta nuk është President i shqiptarve!
Ndryshe nga ai, Ne pas flamurit kuqezi kemi:
Të dytën flamurin e Kosovës,
Të tretën Çamërinë,
Të katërtën Shkupin (Ilridën)
Të pestën Ulqinin
Të gjashtēn Europën dhe flamurin e BE
Të shtatēn Amerikën 🇺🇸
Thjesht flamuri i tij është Partia, Jo shqiptaria

Nga ana tjetër, Meta ka shpërndarë në Facebook një video nga protesta e djeshme. Bashkëngjitur videos ai ka shkruar:

“Demokracia nuk rrezikohet kur populli ngrihet në mbrojtje të Kushtetutës, por kur pushteti, me anë të ligjeve antikushtetuese dhe antipopullore, kërkon të shtypë vullnetin e popullit, të drejtat e qytetarëve dhe të drejtat e tyre kushtetuese.
POPULLI KUQEZI ËSHTË ZGJUAR!”.

Teksa të gjithë prisnin që Meta të firmoste shpërndarjen e Parlamentit, nuk ndodhi kështu. Meta firmosi kthimin për rishqyrtim të ndryshimeve në ligjin për Gjykatën Kushtetuese, ku i rrudhën kompetencat sa i takon betimit të gjyqtarëve. Meta kërcënoi hapur se do e firmosë atë dekret, dhe dha sinjale se po përgatitet për kaos e dhunë.

Ai u shpreh para turmës se do të presë deri më 15 mars, kur do të bëhet dhe miratimi i reformës zgjedhore. Nëse mazhoranca voton kundër dekreteve të tij, ai atëherë do të firmosë jo vetëm shpërndarjen e Parlamentit, por do të tentojë mësymjen në sallë. Sipas tij, nëse nuk ka reflektim pas 15 marsit, do të nisë konsultimet me opozitën dhe të vulosë shpërndarjen e Parlamentit.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shqipëria nuk ka as të majtë e as të djathtë!

Nga: Enio Civici Zgjedhjet përfunduan. Qeveria është surprizë. Opozita u konsolidua në pozicionin e saj. Pandemia vazhdon, vaksinimi po ashtu. SPAK-u fatmirësisht po dëgjohet. Temperaturat...

FOTO/ Amal Clooney shtatzënë? Ja çfarë thotë çifti

Më herët u pretendua se George dhe Amal Clooney ishin në pritje të binjakëve. Por duket se këto kanë qenë në kuadrin e thashethemeve,...

Teatri/ Veliaj nga Tokyo: Vendimi nuk bie ndesh me atë të Kushtetueses

Nga Tokyo, kryebashkiaku Veliaj ka komentuar vendimin e qeverisë, që i kalon në pronësi truallin e Teatrit Kombëtar. Në një intervistë për "News24", Veliaj...

Një raport objektiv, që mjerisht nuk e ndihmon Shqipërinë

Nga: Preç Zogaj Objektiv: ky mund të ish te vlerësimi me një fjalë të vetme i raportit përfundimtar të OSBE/ODHIR-it për zgjedhjet e 25 prillit....

Fshehu për 3 muaj tezen e vde*ur në bagazhin e makinës, për ti marrë pensionin

Një 55-vjeçar është vënë në pranga nga ana e policisë greke, pasi akuzohet për 'vrasje me paramendim' të tezes së tij. I prangosuri ishte...