pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabettaraftarium24barbibetjustin tvmeritkingtaraftarium24justin tvgrandpashabet güncel girişjustin tvjustin tvtaraftarium24taraftarium24betparkbettiltcasibomcasinoroyalroyalbetmatbet girişgrandpashabet güncel girişenbetjojobetenbetenbetcasibomlimanbetpusulabetromabetbetbeycasinomilyon girişcasinomilyoncasinoroyal girişcasinoroyalbetpuan güncel girişbetpuanholiganbet girişcasinomilyonesbet girişholiganbetteosbet girişesbetgrandpashabet girişteosbetbetsalvador girişgrandpashabetmarsbahis girişmatbet girişcasinoroyalbettiltbettiltsekabet girişpusulabet girişgameofbetbahiscasinocasinomilyon güncel girişcasinoroyal güncel girişbetpuan girişholiganbet güncel girişesbet güncel girişteosbet güncel girişgrandpashabet güncel girişbetsalvador güncel girişimajbet girişimajbetbetsalvadorJojobetholiganbetlimanbetbetkanyoncasibom güncel girişcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusuCasibombetbeytambetesbetcasinomilyoncasinoroyalbetpuanhititbetholiganbetesbetteosbetgrandpashabetbetsalvadorjojobetCasibomcratosroyalbetjojobet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

“Sovraniteti” i Sali Berishës për ta përdorur PD si pronë private

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Alfred Peza

Vendimin e Lulzim Bashës për ta përjashtuar nga Grupi Parlamentar, për shkak të shpalljes “non grata” nga SHBA, Sali Berisha e përkufizoi si një akt që shkatërroi sovranitetin e PD. Në momentin që e pa veten për herë të parë jashtë partisë që themeloi dhe e drejtoi për 30 vjet me radhë, ai tha se Lulzim Basha duhej të jepte 10 herë dorëheqjen vetë, të pranonte sanksionet personale dhe izolimin e PD nga perëndimi, por e vetmja gjë që ai nuk duhej të bënte kurrë ishte largimi i Sali Berishës.

“Kemi të bëjmë me sovranitetin. Në qoftë se një force politike ia caktojnë të tjerë deputetët, ajo nuk meriton të ekzistojë. Ajo i duhet tjetërkujt, por vendit jo”, tha Sali Berisha, menjëherë pas deklarimit publik nga Lulzim Basha, të vendimit të përjashtimit të tij nga PD. A thua se nga Parlamenti i Shqipërisë, nuk janë larguar deri më sot shumë deputetë të prekur nga Ligji “Për Dekriminalizimin”, një pjesë e të cilëve të shpallur si edhe ai “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Kaq mjafton për të kuptuar se koncepti i Sali Berishës për “sovranizmin”, nuk ka të bëjë as me përkufizimin që japin fjalorët politikë dhe as me praktikën e “sovereignty”, në marrëdhëniet ndërshtetërore të sistemit ndërkombëtar. Sali Berisha e ngatërron me dashje të plotë, sipas mënyrës së tij djallëzore, “sovranitetin” me lirinë e vendimit. Duke ia ndryshuar në këtë mënyrë vendin të drejtës së vendimarrjes “sovrane”, me atë të pronësisë private, ku i zoti është i pa kufizuar nga asgjë që të bëjë çtë dojë me të.

Sovranizmi i Sali Berishës e mendon PD pa Lulzim Bashën, por kurrën e kurrës pa atë vetë si pjesë të saj. Për Sali Berishën, PD duhet të hyjë edhe në luftë me SHBA, por as që duhet ti shkojë në mendje që ta prekë atë. Për Sali Berishën PD le të bëhet izolacioniste, si dikur partia e Enver Hoxhës, mjafton që këtë ta shesi si “sovranizëm”. Për Sali Berishën PD duhet të bëjë çdo çmenduri dhe duhet të paguajë çdo çmim, por interesi personal i Sali Berishës, nuk duhet vënë kurrë në diskutim.

Çështja e Sali Berishës është fare e thjeshtë. Ai akuzohet nga aleati strategjik i Shqipërisë dhe shqiptarëve, për “akte korrupsioni që minojnë demokracinë”. Ky ështe ai momenti kur gjithkush që është pjesë e politikës, bën aktin e tij, për ta pastruar veten nga akuzat. Duke qenë një hall personal, një çështje personale, me akuza personale, çdokush duhet të largohet nga Parlamenti derisa të mari pafajësinë ose dënimin përmes një procesi të drejtë e të paanshëm jashtë “imunitetit” politik.

Atë që ka kërkuar për gjithkënd, Sali Berisha nuk po pranon të aplikohet edhe ndaj tij, tani që i erdhi radha. Duke mos patur as guximin, as moralin, as të drejtën me vete për tu përballur me të vërtetën e tij, Sali Berisha po bën çdo akrobaci të mundshme për ti ikur asaj si “djalli temjanit”. Herë përmes dredhive, herë përmes gënjeshtrave, herë përmes kërcënimeve, herë përmes demagogjisë, herë përmes propogandës, herë përmes miteve të rreme dhe herë herë përmes fshehjes pas interesit kombëtar.

Sali Berisha po përdor mandatin e deputetit, si një maskë për tu fshehur si gjithë fajtorët frikacakë të kësaj bote, brenda një bunkeri. Ku i fundit e më i sigurti për të, mbetet bunkeri i politikës. Bunkeri i Grupit Parlamentar. Bunkeri i PD. Bunkeri i “Opozitës së Bashkuar”. Bunkeri i militantëve qorra e fanatikë. Bunkeri i jeniçerëve të pushtetit të abuzuar prej tij. Ata po sokëllijnë bashkë me të, jo duke kërkuar mundësinë për tu mbrojtur nga akuzat, por lirinë për ti ikur me çdo çmim asaj.

Ndaj tani nuk flasin më sesa i pastër është Sali Berisha. Sesa i pafajshëm është “lideri historik”. Sesa engjëll është ish Kryetari i partisë së tyre. Sesa kot i kanë rënë në qafë familjarëve e bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë politikë, që akuzohen nga SHBA. Jo. Tani nuk po flitet më për prova. Për fakte. Për dokumente. Tani po flitet vetëm për tradhëti. Për shitje e blerje. Për pakte të fshehta. Për pazare. Për marrëveshje. Për mosmirënjohje. Për frikacakë. Për langaraqë. Për hipokritë. Për servilë.

Ky është fundi pa lavdi i një lideri, që e nisi rrugën e politikës tri dekada më parë për të hyrë në histori me triumfalizëm, për të përfunduar duke ecur zvarrë e duke u mbajtur me thonj në kangjellat që ndajnë SHQUP-in nga godina e Parlamentit.

Sali Berisha që mburret se na liberalizoi vizat, se firmosi marrëveshjen e Asociim-Stabilizimit me BE dhe na anëtarësoi në NATO, ka nisur të shqetësohet për “sovranitetin” e Shqipërisë. A e dini pse? Sepse po e kërkon sovranitetin për vete, që ta përdorë PD jo si pasuri të sistemit politik të vendit, por si një pronë private. Edhe habitet pastaj, se përse SHBA, e ka akuzuar si minues të demokracisë!

Tags: Alfred PezabashaBerisha

TË LIDHURA

Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Aktualitet

“Po jetojmë kohë të pasigurta”, Antonio Costa: Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

13:07 | 02/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Next Post

Djemtë debatojnë ashpër për konkurrenten e re, Bora Zemani ndërpret emisionin

Kokëdhima: Berisha mori atë që meritoi

Dështimi me rezultatin 6-1, trajneri i Turqisë jep dorëheqjen







JU REKOMANDOJMË

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026

E rëndë në SHBA/ 28-vjeçarja vritet nga ish-bashkëshorti, ai më pas kryen vetëvrasje

08:52 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Politikë

“Në 30 maj ku ishit?”/ Bido ironizon opozitën, Muçi: Ardit, të shkoi jeta qafë më qafë

by mirseda
11:41 | 11/06/2026
0

Me tone të forta është zhvilluar seanca e sotme plenare, ku në fokus të diskutimeve të deputetëve...

“Urgjent dëgjoni kërkesat e protestuesve”‘, Berisha në Kuvend: Kërkoj mocion me debat me Ramën

11:34 | 11/06/2026

Tensione në Kuvend pas fjalës së Bidos, Shehaj shkon te foltorja, nuk lejon Boçin të flasë

11:21 | 11/06/2026

Maji i përgjakshëm në Shkodër/ 213 ngjarje kriminale, 33 të arrestuar, sekuestrohen drogë dhe armë

11:18 | 11/06/2026

Berisha ‘kyç gojën’ për gazetarët, pritet me duartrokitje në Kuvend nga opozita

10:56 | 11/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com