Kreu i partisë “Zgjidhja” Koço Kokëdhima, e shikon të vonuar largimin e Sali Berishës nga PD. Sipas tij, Berisha mori atë që meritonte, prej asaj që ndërtoi prej 30 vitesh në politikë. Kokëdhima mendon se ish-kryeministri Berisha u bë kurbani i marrëveshjes okulte të 21 prillit 2008, sipas së cilës dy kryetarë partish, do të vendosin kush duhet të emërohet dhe kush të shkarkohet. Kreu i partisë “Zgjidhja” nënvizon ndër të tjera se Berisha duhej të ishte jashtë politikës, për krimet e rënda ndaj demokracisë dhe popullit shqiptar.
Statusi
Shprehja “Karma is a bitch” ilustron më së miri përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD-së. Ai mori atë që meritoi, prej asaj që ndërtoi prej 30 vitesh në politikë. Ai u bë kurbani i marrëveshjes okulte të 21 prillit 2008, sipas së cilës dy kryetarë partish do të vendosin kush të jetojë e kush të vdesë në Shqipëri, kush duhet të emërohet dhe kush të shkarkohet, kush do të bëjë pasuri dhe kush do të falimentojë.
Sali Berisha duhej të ishte jashtë politikës, me kohë, për krimet e rënda ndaj demokracisë dhe popullit shqiptar. Përjashtimi i tij nga njeriu që emëroi në krye të SHQUP sh.p.k. është i turpshëm, hileqar, antistatutor dhe antidemokratik, por është gjithçka e justifikuar me të zezat që Sali Berisha bëri në pushtet dhe që sot i kthehen mbrapsht, për t’i treguar se politikisht është një kufomë e pakallur.