Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

“Sot nuk kam shtëpi”/ E fut në sherr me të vëllanë, djali çon babain në “gjyq”

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Sot nuk kam shtëpi”/ E fut në sherr me të vëllanë, djali çon babain në “gjyq”

Në rubrikën “Shihemi në gjyq” në “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, këtë të dielë kanë ardhur at e bir nga Gjirokastra. Djali Emiljano ka sjellë babain e tij për shkak të konflikteve që kanë për pronësinë.

Emiljano Petro thotë se vëllai i tij i madh ka marrë të dy ndërtesat që ata dhe dy vëllezërit e tjerë kanë ndërtuar që prej vitit ’96. Vëllai i madh i Emiljanos dhe djali i parë i z.Mërtir ka kaluar në pronësi të tij të gjitha pronat, duke mos u lënë prindërve dhe vëllezërve asgjë.

Emiljano tashmë është në gjyq me vëllain e tij të madh dhe kërkon pjesën që i takon nga kontributi që ka dhënë për ndërtimin e bizneseve dhe banesave që kanë ngritur të gjithë bashkë. Por teksa kjo çështje ishte në gjykim në Gjykatën e Gjirokastrës, në vitin 2017 i ati z.Mërtir i dhuron djalit të madh një tjetër truall.

Kjo nxiti debat të madh mes Emiljanos dhe babait të tij, i cili i kërkon llogari përse i dhuroi një tokë tjetër, kur ata tashmë janë në gjyq me të për të marrë pjesën që u takon nga pronat e tjera. Ai akuzon të atin se po favorizon dhe mban anën e vëllait të madh, edhe pse ky i fundit i ka kaluar të gjitha pronat në emër të tij.

Z.Emiljano: Jam i detyruar të jem në një stres të paparë të jem në një përballje me babain për arsyen e vetme sepse pas 12 viteve martesë unë linda djalin tim të vetëm që sot është 2 vjeç e gjysmë. Pas lindi djali im, u kthye fytyra e vërtetë e familjarëve të mi. Shkaktar më i madh është vëllai im Aristotel Petro që më ka sjellë këtu. Pastaj vijnë dhe prindërit e mi që nuk arritën të më mbështesnin, mbanin gjithmonë krahun e tij. Në vitet ’94, siç kanë emigruar të gjithë shqiptarët, unë dhe vëllezërit e mi filluam të niseshim me ndërtimin e objektit të shtëpisë, sepse kishim një shtëpi që nuk na arrinte ne të katërve, se ishim 4 vëllezër.

Z.Mërtir: Në vitin 1996 kam fituar një pronë, ka qenë pronë e vjetër. Unë doja të merrja një kredi dhe babai ma ktheu mua, që njëkohësisht dhe motrat hodhën firmën.

Z.Emiljano: Këtë ai ia ka dhuruar djalit të madh, Aristotelit.

Z.Mërtir: Më pas, Aristoteli thotë do bëjmë një shtëpi që të kem të tërë vëllezërit këtu, kam 4 djem. Aristoteli e ktheu llafin. I shkruajti të gjitha pasuritë në emër të tij.

Z.Emiljano: Ti si baba që ishe, pse nuk i shikoje dokumentet?

Z.Mërtir: Unë e dija se ai qe në rregull.

Z.Emiljano: Ka dy objekte znj.Eni, 5-katëshe, i ka hedhur në emër të tij. Ne të tjerët jemi në ajër. Na rroftë puna që kam punuar 25 vjet bashkë me të, po vëllazëria i hodhi poshtë të gjitha. Është e pafalshme. Dhe atë pronë që ishte me hipotekë, ky vete ia dhuron.

Z.Mërtir: Unë mund t’ia fal kujt të dua.

Z.Emiljano: Ti e dije që ai i ka hedhur të gjitha në emër të tij?

Z.Mërtir: Bëra gabim!

Z.Emiljano: Unë pa lindur djalin, isha djali më i mirë i këtyre. Sa lindi djali u kthye fytyra. Arsyeja thjesht për pronat.

Z.Mërtir: 6 vjet punova në Greqi dhe të tëra Dhrahmitë që mora ia dhashë djalit të madh dhe ai ndërtoi pallatin. Dhe sot nuk kam shtëpi. Shtëpia figuron në emër të djalit.

Eni Çobani: Si është dhënë leja kur pronar i truallit mbi të cilin do të bëhej ky ndërtim, keni qenë ju. Keni firmosur ju ndonjë dokument?

Z.Mërtir: Në atë kohë që bëhej godina, po të jepje lekë e firmoste ajo.

Z.Emiljano: Në vitin ’94, unë dhe Aristoteli nisim një biznes me aktivitet pjesë këmbimi automjetesh. Duke na ecur puna mbarë, Aristoteli merrej më shumë me menaxhimin për furnizimin e mallrave, unë merresha me shitjen, me klientët. Prindërit në atë kohë ishin në Greqi, vetëm ne të dy ishim në Shqipëri. Dhe si ide e kishim më përpara që të bënim një pallat. Në ’94 filluam themelet pa leje, sepse nuk na jepnin leje. Bashkia e pa që ne kishim nisur punimet pa leje dhe nuk na pengoi dot më. Më pas, lejen e ndërtimit e mori Aristoteli në rrugë dytësore, e mori pasi objekti që mbaruar.

Eni Çobani: Në vitin 2011 bëhet një shtesë. Kjo shtesë është bërë me leje?

Z.Emiljano: U mor leja më mbrapa.

Eni Çobani: Rezulton që në datën 24.10.2017, ju bashkë me babain tuaj keni paditur z.Aristotel, duke i kërkuar që të njihet bashkëpronar.

Z.Emiljano: Dhe ky në Nëntor i fal pronën. Ne jemi në gjyq, ai i fal pronën.

Z.Mërtir: Gabova!

Z.Emiljano: Në vitin 2016 Aristoteli përfitoi pronësinë, u bë i ligjshëm për të tëra. Dhe ne aty patëm konfliktin. Ju thoshte prindërve do t’ju jap shtëpinë, do të jap dyqanin më thoshte mua, po s’kam lekë të paguaj rivlerësimin. Vajta e pagova dhe rivlerësimin se gjoja s’kishte lekë ai, edhe tallet me ne. S’ka dhënë sot e kësaj asnjë gjë.

Z.Mërtir: Djali i vogël që ka nxjerrë jashtë ai, ka bërë ballkonin, ka bërë tavanet, ka bërë dyshemenë, edhe e ka nxjerrë jashtë ai. Tani ka marrë një shtëpi me qira. Aristoteli është bërë kapural. Nuk e kam vëlla këtë, thotë.

Z.Emiljano: Çfarë zgjidhje do bësh tani? Pse bëhesh palë me atë? Pse nuk mban distancë?

Eni Çobani: Me Emiljanon pse e ke kaq të acaruar marrëdhënien?

Z.Mërtir: Sepse ky i ra derës me forcë dhe erdhi atje dhe më tronditi.

Z.Emiljano: Për një derë më diskuton? Po jeta ime? Ku është jeta ime? Kam punuar një jetë. Për kë kam punuar? Më pyete mua që do t’i jepje pronën atij?

Eni Çobani: Si është e mundur që ai është bërë pronar në 2016-ën me certifikatë pronësie, siç thoni ju, dhe në 2017-ën ai ka marrë babain dhe…..

Z.Mërtir: Jo, s’më ka marrë mua. Ka dhënë lekë dhe e ka shkruar atje. Nuk e di se si.

Eni Çobani: E dije ti këtë Emiljano?

Z.Emiljano: Ai pak a shumë kështu i bën të tëra gjërat. Këtë që babai ia ka dhuruar në Nëntor, na doli në proces gjyqësor e sipër. Nuk e dinim fare.

Eni Çobani: Ky është një proces pak i çuditshëm. Kanë filluar një proces gjyqësor me objekt fitimin e bashkëpronësisë. Gjëja e parë që duhej, të shikohej origjina e pronës. Më pas duhej të shqyrtohej leja e ndërtimit të objektit që është bërë mbi truall. Vijmë në këtë proces gjyqësor. Është parë origjina e pronës? Është parë leja e ndërtimit? Është parë si është bërë pronar ky zotëria? Dhe si është pranuar një dokument gjatë gjykimit, kontratë dhurimi e truallit në emër të z.Mërtir Petro, kur z.Mërtir sot po na thotë edhe një fakt të papranueshëm që thotë se nuk ka firmosur. Dhe kjo kontratë dhurimi ka qenë pjesë e administruar nga gjykata si provë për të vërtetuar që Aristotel Petro është bërë pronar. Në Nëntor 2017 e ke dhuruar apo jo?

Z.Mërtir: E kam dhuruar!

Z.Emiljano: Nuk ka firmosur për të paratë që ka marrë lejet e ndërtimit. Babai ka firmosur dhënien e një trualli me nr.455. Ne vetëm aty mund të përfitonim ndonjë pjesë.

Eni Çobani: Mamaja juaj ka bërë ndonjë veprim juridik? Ajo ka firmosur?

Z.Emiljano: Ajo nuk ka firmosur për faljen e pronës sepse ky e bëri me mëndje të tij. Ai e mori fshehurazi. Edhe mamaja nuk dinte gjë.

Eni Çobani: Z.Mërtir, bashkëshortja juaj ka ditur gjë?

Z.Mërtir: Nuk ja jep ajo pjesën. E ka vendosur. Pjesa e saj është e pandarë.

Eni Çobani: Në themel, pronarë të kësaj prone janë z.Mërtir dhe bashkëshortja e tij. Fakti që prona është përfituar nga z.Mërtir në bazë të Komisionit të Kthimit të Pronave, duhet ta theksojmë që është pronë e fituar nga familjarët e tij. Prona të fituara në këtë formë, janë prona të njërit nga bashkëshortët. Pra, ose të bashkëshortit ose të bashkëshortes. Tani kam një dyshim, në vitin ’51 që është kaluar prona, si është regjistruar? Në emër të z.Mërtir dhe znj.Tefta apo vetëm në emër të z.Mërtir? Unë mendoj që kjo çështje duhet të rikthehet edhe njëherë për gjykim për të ezauruar totalisht origjinën e pronës, kontributet e gjithësecilit me fakte dhe prova që ju keni bërë në ndërtimin e kësaj ndërtese dhe subjekteve të tjera dhe më pas të njihet dhe bashkëpronësi mbi këtë pronë. Unë e ftoj Emiljanon që me durim të presë verdiktin e gjykatës. Prona në fakt është e prindërve tuaj.

Në përfundim, publiku votoi në favor të djalit Emiljano Petro, kurse babai z.Mërtir Petro dha një zgjidhje të diskutueshme.

Z.Mërtir: Unë them kështu. Që të ndahet pallati. Atë pallat ta marrë ai dhe pallatin tjetër ta marrë ky. Të ndahet në mes. Për dy djemtë e tjerë të shikojë ky për ata.

Kurse drejtuesja e seancës së ndërmjetësimit, znj.Eni Çobani u bëri apel z.Mërtir dhe z.Emiljano që të presin me qetësi vendimin e Gjykatës së Gjirokastrës rreth çështjes së tyre për të marrë pjesën që u takon. Megjithatë, znj.Çobani këshilloi që kjo çështje të rikthehet edhe njëherë për rishqyrtim nga e para, për shkak se ka disa paqartësi juridike që datojnë shumë vite më parë rreth origjinës së truallit të tyre ku më pas kanë ndërtuar dy pallate. Drejtuesja e kësaj seance u shpreh e bindur se edhe me ndihmën e saj, do të arrijnë të gjejnë një zgjidhje të pranueshme nga të gjitha palët. /tvklan.al

Tags: babainDjaligjyqpraona

TË LIDHURA

Zjarr i fuqishëm në Fier! Digjen dengje bari dhe një stallë, shpëtohen bagëtitë
Aktualitet

Zjarr i fuqishëm në Fier! Digjen dengje bari dhe një stallë, shpëtohen bagëtitë

21:34 | 27/06/2025
E vranë apo u vetëplagos? Misteri i vdekjes së Fatos Cenajt thellohet
Aktualitet

E vranë apo u vetëplagos? Misteri i vdekjes së Fatos Cenajt thellohet

21:18 | 27/06/2025
Aksident në Elbasan-Librazh, guri bie nga kodra në mes të rrugës
Aktualitet

Aksident në Elbasan-Librazh, guri bie nga kodra në mes të rrugës

20:45 | 27/06/2025
Next Post
Shqiptari u kap me 900 mijë paund kokainë, gjykata merr vendimin (Emri)

Shqiptari u kap me 900 mijë paund kokainë, gjykata merr vendimin (Emri)

“Veliaj, kandidati më i padiskutueshëm i PS për Tiranën”. Kush janë rivalët?

Përmbytja në Kombinat/Bashkia i përgjigjet Berishës dhe Vasilit: Ju vodhët...

Fushë-Arrëz/ Dhunoi nënën, arrestohet djali. Ja gjendja e të moshuarës

Fushë-Arrëz/ Dhunoi nënën, arrestohet djali. Ja gjendja e të moshuarës

JU REKOMANDOJMË

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025
Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

20:26 | 24/06/2025




TË FUNDIT

Vuçiq të rinjve: Mos i jepni Kurtit rast për t’ju arrestuar
Kosovo

Vuçiq të rinjve: Mos i jepni Kurtit rast për t’ju arrestuar

by mirseda
22:34 | 27/06/2025
0

Komuna e Graçanicës, vitin e kaluar pati marrë vendim që festa e Vidovdanit të shënohet dhe festohet...

Rasti i përfitimeve kapitale, ish-kreu i Juventusit kërkon marrëveshje për pranimin e fajësisë

Rasti i përfitimeve kapitale, ish-kreu i Juventusit kërkon marrëveshje për pranimin e fajësisë

22:32 | 27/06/2025
Nata e tmerrit/Ushtari hap zjarr ndaj civilëve, 6 të plagosur

Nata e tmerrit/Ushtari hap zjarr ndaj civilëve, 6 të plagosur

22:29 | 27/06/2025
Ndjesë dhe falënderim! Joz Marku rikthehet me mesazh për ndjekësit

Ndjesë dhe falënderim! Joz Marku rikthehet me mesazh për ndjekësit

21:49 | 27/06/2025
Çfarë fshihet pas shpërthimit të raketës? Meksika kërcënon me padi Elon Musk

Çfarë fshihet pas shpërthimit të raketës? Meksika kërcënon me padi Elon Musk

21:46 | 27/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com