Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Sot mbahet Samiti i Sofjes, Shqipëria gjithnjë e më larg BE-së

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Samiti i Sofjes/BE lë në baltë Shqipërinë. E fshin nga diskutimet: S’ka hapje negociatash!

Sot mbahet Samiti i Sofjes ku marrin pjesë 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, midis tyre edhe Shqipëria. Kjo e fundit duket gjithnjë e më shumë larg Bashkimit Evropian. Qëndrimi i BE-së ndaj Shqipërisë konstatohet edhe nga fakti, ku Samiti ka hequr tërësisht nga axhenda e diskutimeve procesin e integrimit të vendit tonë. 

Në një kohë kur skandalet qeveritare nuk kanë të ndalur, siç ishte ai i radhës, ku në video-përgjim shfaqet i vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, duke dhënë udhëzime një trafikanti droge, duket se edhe rruga e integrimit në BE do të jetë shumë e gjatë.

Për ta konfirmuar një pretendim të tillë, është vetë Samiti i Sofjes i cili ka hequr nga axhenda e diskutimeve termat e “zgjerimit”, “anëtarësimit” apo edhe të hapjes së negociatave me Shqipërinë.

Pavarësisht se të 6 liderët e Ballkanit Perëndimor do të priten në këtë takim, i cili do të drejtohet nga kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov, në axhendë vërehet qartë se nuk flitet aspak për çështjet e integrimit, por vetëm ato tregtare dhe infrastrukturore.

Ndërsa përmend vetëm terma abstraktë si Ballkani Perëndimor i përket familjes evropiane apo ndërtimi i lidhjeve të forta midis Ballkanit dhe Unionit, në infrastrukturë, lidhjet njerëzore dhe dixhitale. 

Bashkimi Evropian dhe gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina, pritet të miratojnë të sot në Sofje një deklaratë për përmirësimin e lidhjeve infrastrukturore si dhe për përmirësimin e sigurisë, luftën kundër radikalizmit dhe për emigracionin.

Nuk janë skandalet vetëm skandalet qeveritare të kryeministrit Rama ato që e bëjnë BE-në të bëjë një hap pas në procesin e zgjerimit, por edhe raporti me Donald Trump. Pra, mesa duket Unioni ka çështje shumë herë më serioze se sa problemet e katundit tonë politiko-mafioz.

Ky fakt konstatohet edhe nga një analizë e prestigjiozes franceze Agence France-Presse. Ajo shkruan se vende i Mali i Zi dhe Serbia janë dy nga vendet që mund të anëtarësohen brenda vitit 2025, ndërsa Shqipëria do të duhet të presë.

Analiza e plotë:

“Agence France-Presse”, Bruksel- Krerët e BE-së do të synojnë të forcojnë lidhjet me Ballkanin, gjatë një samiti që do të mbahet në mesin e kësaj jave, por duket se do të lihet disi në hije nga përplasja me presidentin amerikan Donald Trump, mbi marrëveshjen bërthamore të Iranit.

Takimi i liderëve evropianë me 6 homologët e tyre ballkanikë më 17 maj në Sofje të Bullgarisë, ndodh në një moment kur Brukseli po përpiqet t’i kundërvihet rritjes së ndikimit rus në rajon, me premtimet e anëtarësimit të mundshëm në union të vendeve të rajonit.

Megjithatë, tërheqja e Donald Trump nga marrëveshja bërthamore e Iranit, së bashku me kërcënimin e rritjes së tarifave tregtare, të cilat gjithashtu kanë tensionuar raportet transatlantike, do të dominojnë darken e punës mes udhëheqësve të BE-së, në prag të samitit të 17 majit.

“Politikat e reja të Donald Trump ndaj marrëveshjes së Iranit, dhe çështja e tregtisë do të kenë një qasje të bashkuar evropiane. Krerët e Bashkimit Evropian, do t’i trajtojnë të dyja çështjet në takimin e nivelit të lartë në Sofje javën e ardhshme”- shkroi në rrjetet sociale Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Për shkak të urgjencës që ka Brukseli, lidhur me përpjekjet për të shpëtuar marrëveshjen e Iranit, i ashtuquajturi samit i Ballkanit Perëndimor-BE në Sofje, është të paktën po aq i rëndësishëm për të ardhmen e unionit të trazuar.

Gjashtë vendet e Ballkanit – Shqipëria, Bosnja, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia – u bënë gjithnjë e më të paduruara për t’iu bashkuar BE-së, kur Brukseli e pezulloi procesin e zgjerimit 4 vjet më parë.

Komisioni Evropian, bëri publik kohët e fundit strategjinë e re për rajonin, i cili synon anëtarësimin e disa shteteve deri në vitin 2025 –  favoritë për t’u bashkuar janë Mali i Zi dhe Serbia – në këmbim të reformave.

Do të ishte zgjerimi i parë i BE-së pas daljes së Britanisë së Madhe nga unioni, që do e ulë në 27 numrin e shteteve anëtare vitin e ardhshëm. Bashkimi Evropian, po premton gjithashtu të rrisë fondet dhe të nxisë transportin, lidhjet energjetike dhe komunikimin me Ballkanin.

Megjithatë, ka shumë pak “oreks” për zgjerimin e unionit midis shumicës së anëtarëve aktualë të BE-së, të cilët thonë se blloku duhet të zgjidhë problemet e veta, përpara se të zgjerohet sërish.

BE-ja është gjithashtu e kujdesshme për pranimin e anëtarëve të rinj, para se të zgjidhin mosmarrëveshjet mes tyre, veçanërisht në një rajon ende të prekur nga pasojat e shpërbërjes së përgjakshme të Jugosllavisë në vitet 1990.

Termat “anëtarësim” dhe “zgjerimit”, mungojnë dukshëm nga deklarata e samitit, gjë që gjithashtu përgënjeshtron pretendimin se ajo është lëshuar në mënyrë të përbashkët nga udhëheqësit e BE-së dhe krerët rajonalë, sipas një drafti të parë nga AFP.

Gjithashtu bie në sy mungesa e kryeministri spanjoll Mariano Rajoy, vendi i të cilit, është i kujdesshëm ndaj pretendimeve separatiste në vendin Iberik.

Për shkak të çështjes së rajonit autonom të Katalonjës, Madridi nuk e njeh ende pavarësinë e Kosovës nga Serbia. Edhe Rusia nuk përmendet në mënyrë direkte, me të vetmen referencë të dukshme ndaj Moskës, kur flitet për angazhimin e vendeve të unionit për të punuar së bashku në luftën kundër “dezinformimit dhe aktiviteteve të tjera hibride” në rajon.

Rusia, e ka shtuar praninë e saj në media në Ballkan vitet e fundit, por deri më tani nuk ka arritur të materializohet në ndonjë rezultat të prekshëm. Kandidatët pro-rusë nuk arritën të fitonin pushtetin në Malin e Zi, vend që vitin e kaluar iu bashkua NATO-s, pavarësisht kundërshtimit të fortë të Moskës.

Në Maqedoninë e përfshirë në një mosmarrëveshje të ashpër me Greqinë mbi emrin e saj, që deri më tani ka zbehur perspektivat e saj të anëtarësimit, një nacionalist i mbështetur nga Moska ka humbur pushtetin ndaj pro-perëndimorit Zoran Zaev.

Moska mbetet një aleate afatgjatë e Serbisë, dhe udhëheqësit e saj e vizitojnë shpesh Moskën, por niveli i investimeve ruse, është pak më shumë se një e njëzeta e asaj që vjen nga BE, edhe nëse është më e zëshme për të parat.

Bashkimi Evropian, është gjithashtu partneri më i madh tregtar i Serbisë, dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç thotë në mënyrë të përsëritur se qëllimi strategjik i vendit të tij është të anëtarësohet në BE, pavarësisht nga lidhjet e ngushta me Rusinë.

 TIRANA TODAY

Tags: beGjithnjëlargMbahetsamitishqiperiaSofjessot

TË LIDHURA

PD organizon komunikimin digjital, ja kush janë anëtarët e grupit të ri
Politikë

PD organizon komunikimin digjital, ja kush janë anëtarët e grupit të ri

22:36 | 16/03/2026
Sherr mes të rinjve në Tiranë! Pesë persona dhunojnë dy vëllezërit me grushte, ndërhyn policia
Aktualitet

Sherr mes të rinjve në Tiranë! Pesë persona dhunojnë dy vëllezërit me grushte, ndërhyn policia

22:05 | 16/03/2026
Vëllai iu arrestua për trafik droge, Elda Hoti shfaqet krah Berishës në mbledhjen e PD-së
Aktualitet

Vëllai iu arrestua për trafik droge, Elda Hoti shfaqet krah Berishës në mbledhjen e PD-së

21:22 | 16/03/2026
Next Post
U plagos në atentat, arrestohet i riu. Në kërkim 3 persona

U plagos në atentat, arrestohet i riu. Në kërkim 3 persona

Luana bën bamirësi: Më kujtuan historinë e familjes sime

Luana bën bamirësi: Më kujtuan historinë e familjes sime

E papritur/Greqia zgjedh dy moderatorët shqiptarë për të…

E papritur/Greqia zgjedh dy moderatorët shqiptarë për të...







JU REKOMANDOJMË

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

20:33 | 11/03/2026




TË FUNDIT

“Ka qenë i shkëlqyer”, Trump vlerëson Grenell: Do të punojmë bashkë
Bota

“Ka qenë i shkëlqyer”, Trump vlerëson Grenell: Do të punojmë bashkë

by mirseda
22:40 | 16/03/2026
0

Pasi e largoi nga drejtimi i qendrës ‘Kenedy’, presidenti amerikan Donald Trump i ka caktuar një detyre...

PD organizon komunikimin digjital, ja kush janë anëtarët e grupit të ri

PD organizon komunikimin digjital, ja kush janë anëtarët e grupit të ri

22:36 | 16/03/2026
Sherr mes të rinjve në Tiranë! Pesë persona dhunojnë dy vëllezërit me grushte, ndërhyn policia

Sherr mes të rinjve në Tiranë! Pesë persona dhunojnë dy vëllezërit me grushte, ndërhyn policia

22:05 | 16/03/2026
Vëllai iu arrestua për trafik droge, Elda Hoti shfaqet krah Berishës në mbledhjen e PD-së

Vëllai iu arrestua për trafik droge, Elda Hoti shfaqet krah Berishës në mbledhjen e PD-së

21:22 | 16/03/2026
Seferi protagonist në Turqi, dhuron asist me Bodrumspor

Seferi protagonist në Turqi, dhuron asist me Bodrumspor

20:57 | 16/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com