Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Soreca: 1.15 miliardë euro, monitorimin nga BE

6 vjet ago
in Aktualitet, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Soreca: 1.15 miliardë euro, monitorimin nga BE

Kreu i delegacionit të BE në Tiranë, Luigi Soreca, tre ditë më pas nga konferenca e donatorëve në Bruksel ku u mblodhën 1.15 miliardë euro, ka treguar se nga kjo sasi e madhe parash sa janë grante dhe sa janë hua.

Ambasadori Luigi Soreca: Jam kthyer në Tiranë tani pas kësaj dite të jashtëzakonshme, siç tha Presidentja Von der Leyen të hënën, kur gjithë komuniteti ndërkombëtar, dhe veçanërisht BE-ja, tregoi solidaritet, por edhe vëmendje ndaj Shqipërisë. Unë mendoj se kjo përfaqëson edhe një sinjal për shqiptarët që ne interesohemi për Shqipërinë dhe shqiptarët. Duke u kthyer te pyetja juaj, po, 1.15 miliardë Euro janë të ndara në grante dhe hua, ku grantet, që do të thotë donacione direkte, janë 300 milionë, ndërsa huatë janë 800 milionë.

Më lejoni të shpjegoj ndryshimin që opinioni publik mund të mos e dijë. Grantet nënkuptojnë se këto janë kodonacione direkte që do t’i jepen qeverisë shqiptare për investime direkte pa asnjë interes. Kjo do të thotë që kjo do të ndodhë shumë shpejt. Për shembull, siç e dini Kryeministri dhe Presidentja kanë nënshkruar 15 milionët e parë. Këto do të mbërrijë këtu, në zyrën time, javët e ardhshme dhe do të disbursohen menjëherë. Të tjerat do të jenë në javët e ardhshme, apo e shumta një muaj.

Ndërsa për huatë ambasadori Soreca thotë:

Ambasadori Luigi Soreca: Për huatë, duhet të sqarojmë edhe një herë se ato janë hua shumë të favorshme, duke pasur parasysh faktin se ka një garanci nga BE-ja. Për shembull, për huatë e Bankës Evropiane për Investim, Shqipëria do të trajtohet si të ishte një shtet anëtar në lidhje me interesat dhe ky është një interes shumë i ulët që do të bëjë të mundur për institucionet shqiptare t’i marrin pa interesa të larta. Kjo është ajo për çka bëhet Konferenca e Donatorëve. Nuk janë asnjëherë vetëm donacione, janë donacione me pjesë të madhe dhe hua. Do të thosha se jam gjithashtu krenar që Bashkimi Evropian dha shumën më të lartë të huave, 150 milionë Euro. Kjo është një shumë unike dhe më duhet të them se jam shumë i kënaqur që në këtë moment kaq të rëndësishëm për Shqipërinë mundëm të tregojmë se jemi në krye të gjithë komunitetit ndërkombëtar.

Ambasador, po pjesa tjetër e parave kur do t’i kalojë Shqipërisë?

Ambasadori Luigi Soreca: Siç thashë, grantet do të vijnë pak nga pak. Mendojmë se javët e ardhshme do të ndodhë disbursimi i parë. Po e diskutojmë me qeverinë se si të ngremë planin e rindërtimit që u paraqit me pjesën tjetër të komunitetit ndërkombëtar.

Pyetja e fundit, a mund të na shpjegoni, ju lutem, cili do të jetë mekanizmi i transparencës në mënyrë që kjo shumë kaq e madhe parash t’u jepet njerëzve në nevojë?

Ambasadori Luigi Soreca: Pyetja juaj e fundit është më e rëndësishmja. Është vendimtare për të gjithë komunitetin ndërkombëtar, sigurisht, për BE-në, që këto donacione t’u shkojnë njerëzve. Këto donacione u takojnë njerëzve në Shqipëri që janë në nevojë. Kështu që transparenca, përgjegjshmëria do të udhëheqin veprimin tonë. Dhe dua t’ju them se kemi rënë dakord me qeverinë e Shqipërisë dhe me bankën që po punon me ne, për një Deklaratë Parimesh, 9 parime, që do të bëhen parimet udhëheqëse gjatë zbatimit. Dhe kjo është shumë e rëndësishme, sepse po flasim për qëndrueshmëri, qartësi, transparencë. Këto parime janë të detyrueshme dhe ne do të sigurojmë që ato të respektohen. Jemi gjithashtu në kontakt me partnerët tanë. Takova mbrëmë Ambasadoren Yuri Kim për të diskutuar së bashku se si të sigurojmë që si zakonisht BE-ja dhe USA të ndjekin nga afër zbatimin. Pastaj do të diskutojmë me qeverinë mekanizmin e saktë për t’u siguruar që populli shqiptar të ketë besim në mënyrën se si do të vihen në zbatim këto para. Shumë faleminderit dhe mirupafshim. Unë jam këtu dhe si gjithmonë punoj për interesat më të mira të Shqipërisë. /Top Channel

 

Tags: konferenca e donatoreveSorecatermeti

TË LIDHURA

Dosja “5D”, shtyhet seanca për ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë
Aktualitet

Dosja “5D”, shtyhet seanca për ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

13:58 | 16/04/2026
Mashtrime me dëm më shumë se 50 mln euro, zbardhet skema e “Call Ceneter-ave”
Aktualitet

Mashtrime me dëm më shumë se 50 mln euro, zbardhet skema e “Call Ceneter-ave”

13:25 | 16/04/2026
Zjarri te pallati pranë QSUT-së, Berisha: Rama u bë avokat i ndërtuesit
Aktualitet

Zjarri te pallati pranë QSUT-së, Berisha: Rama u bë avokat i ndërtuesit

13:12 | 16/04/2026
Next Post
Komunizmi kishte rënë! Ne rrëzuam bustin, ndërsa komunistët mbetën

Komunizmi kishte rënë! Ne rrëzuam bustin, ndërsa komunistët mbetën

Pompeo diskuton rreth shqetësimeve mbi sigurinë që paraqet Irani

Pompeo diskuton rreth shqetësimeve mbi sigurinë që paraqet Irani

1.15 miliard euro/ Spaho: Borxhi është borxh, rindërtimin e paguajnë qytetarët

1.15 miliard euro/ Spaho: Borxhi është borxh, rindërtimin e paguajnë qytetarët







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026




TË FUNDIT

Dosja “5D”, shtyhet seanca për ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë
Aktualitet

Dosja “5D”, shtyhet seanca për ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

by mirseda
13:58 | 16/04/2026
0

Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u shty seanca që pritej të zhvillohej...

Mashtrime me dëm më shumë se 50 mln euro, zbardhet skema e “Call Ceneter-ave”

Mashtrime me dëm më shumë se 50 mln euro, zbardhet skema e “Call Ceneter-ave”

13:25 | 16/04/2026
Zjarri te pallati pranë QSUT-së, Berisha: Rama u bë avokat i ndërtuesit

Zjarri te pallati pranë QSUT-së, Berisha: Rama u bë avokat i ndërtuesit

13:12 | 16/04/2026
Reuters: Irani po shqyrton lehtësimin e kufizimeve në Ngushticën e Hormuzit

Reuters: Irani po shqyrton lehtësimin e kufizimeve në Ngushticën e Hormuzit

13:03 | 16/04/2026
Plagosi një person në vitin 2023 në bashkëpunim me vëllanë e tij, arrestohet në Shëngjin 22-vjeçari

Plagosi një person në vitin 2023 në bashkëpunim me vëllanë e tij, arrestohet në Shëngjin 22-vjeçari

13:01 | 16/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com