Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo dhe mbreti saudit Salman kanë diskutuar të enjten në Riad çështje që lidhen me sigurinë duke u përqendruar veçanërisht tek Irani.
Raportohet se Pompeo u tha gazetarëve se ishte gati të negocionte me Iranin, por nuk do të nxitonte për t’u ulur në tryezën e bisedimeve me zyrtarët iranianë.
Kujtojmë se tensionet mes SHBA-së dhe Iranit u përshkallëzuan pas tërheqjes së Uashingtonit nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015-të dhe me rivendosjen e sanksioneve amerikane ndaj Teheranit, shkruan “Voa”.