Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Sonila Meço: Shqipëria gjobitet 140 milionë euro sepse Rama…

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Sonila Meço: Shqipëria gjobitet 140 milionë euro sepse Rama…

Biznesmeni italian, Francesco Becchetti ka fituar gjyqin në Gjykatën e Arbitrazhit në Uashington sa i takon padive të ngritura rreth Agon Channel, kompanive energjetike dhe investimeve të bëra nga italiani.

Ky vendim është marrë më datë 24 prill 2019  dhe flitet që Shqipëria duhet t’i paguajë biznesmenit italian një shifër mbi 100 mln euro. Vendimi nuk është zbardhur ende në faqen zyrtare të ICSID por thuhet se është tejet voluminoz.

Për këtë ka reaguar edhe Sonila Meço, ish-drejtuese e Agon Channel e cila e ka ndjekur me shumë interes këtë proces dhe ka sulmuar vazhdimisht kryeministrin Rama për mbylljen e këtij televizioni.

“Fatura më e rëndë mbi shqiptarët: Shqipëria gjobitet qindra miliona euro, për herë të parë në historinë e saj për shkatërrimin e një televizioni me një aksion të drejtuar nga kryeministri i vendit Edi Rama, për arsye të qëndrimit opozitar të Agon Channel ndaj pushtetit.

Investimi i sipërmarrësit Francesco Becchetti, një risi në konceptin e delokalizimit, me teknologji bashkëkohore, me 400 punonjës, bashkëpunime me emra të njohur të mediave ndërkombëtare, që prezantoi Shqipërinë në Europë, kur ende politika e ka lënë lëngueshëm jashtë portave të saj, u sulmua në mënyrë antiligjore, direkte dhe në vetë të parë nga kryeministri Edi Rama dhe pushteti rreth tij.

Tashmë është provuar nga Gjykata e Arbitrazhit Ndërkombëtar (ICSID), gjykatë e Bankës Botërore, se i gjithë sulmi antiligjor, arbitrar dhe personal i kryeministrit mbi televizionin Agon Channel dhe interesat e biznesmenit italian është i mbështetur mbi mashtrime dhe manipulime të dirigjuara nga emra të përveçëm.

Si asnjëherë më parë, në shkelje të të drejtave të njeriut, në dhunim të shtetit ligjor dhe çdo parimi demokratik, një gjykatë e Bankës Botërore dënon shpronësimin e një televizioni ndërkombëtar për arsye të persekutimit politik të pronarit e punonjësve të tij.

Në faqen zyrtare të Gjykatës dëshmohet dalja e vendimit përfundimtar. Në informacionet paraprake, vendimi dëshmon shkërrmoqjen e shtetit, ligjeve, kushtetutës, demokracisë, të drejtave të njeriut duke i vënë emër konkret çdo përgjegjësie. E patëm thënë si gazetarë në betejën për të mbrojtur punën tonë në Agon Channel se kjo kauzë është pasqyra ku shohim qartazi qëllimet e pushtetit.

Me vendimin e ICSID-it tashmë çdo shqiptar e di se kush dhe pse organizoi aksionin e paprecedent kundra fjalës së lirë, medias, investimeve të huaja në vend dhe kush po i ngjesh në kurrizin dërrmuar varfërie e padrejtësie faturën më të lartë për shpronësimin, që një pushtet i bën një medieje ndërkombëtare.

Vendimi thuhet se është shumë voluminoz dhe është ende në proces vlerësimi nga ana e avokatëve të Becchetti-t. Ata konfirmojnë se dëmi ndaj paditësve italianë është rreth 111 milionë euro plus 30 milionë euro, që i detyrohen ortakut shqiptar të Agonset. Vendimi është res judicata. Pra dëmi kalon mbi 140 milionë euro . Sikur të mos mjaftojë, sa më shumë qeveria vonon pagesën, aq më shumë shtohet vlera e dëmit.

Dhe ky është vetëm njëri nga vendimet, pasi sipas avokatëve priten edhe shumë të tjerë. Dhe jo nga gjykata në procese vetting-u.

A ka më për shqiptarët?” , shkruan Meço.

Tags: 140 milionëeurogjobitetramasepseshqiperiasonila meco

TË LIDHURA

SPAK godet korrupsionin në sistemin e drejtësisë, 6të pandehur për ndikim të paligjshëm,
Aktualitet

SPAK godet korrupsionin në sistemin e drejtësisë, 6të pandehur për ndikim të paligjshëm,

14:58 | 28/10/2025
Krim në familje në Durrës! Djali vret babanë dhe arratiset
Aktualitet

Krim në familje në Durrës! Djali vret babanë dhe arratiset

14:54 | 28/10/2025
Meta reagon nga qelia: Asnjë letërporosi as ka ardhur dhe as mund të vijë që provon shkeljet e mia
Politikë

Meta reagon nga qelia: Asnjë letërporosi as ka ardhur dhe as mund të vijë që provon shkeljet e mia

14:27 | 28/10/2025
Next Post
Jo vetëm Tiranë-Durrës, ja për cilat akse do paguani pasi të jepen me koncesion

Jo vetëm Tiranë-Durrës, ja për cilat akse do paguani pasi të jepen me koncesion

“Nuk ta falim kurrë pse s’erdhe me ne”, rrëfimi i gjimnazistes që ndoqi në sallë dënimin e babait

“Nuk ta falim kurrë pse s’erdhe me ne”, rrëfimi i gjimnazistes që ndoqi në sallë dënimin e babait

Urrente emrin e saj dhe punoi në një klub nate, të panjohurat e këngëtares Dua Lipa

Urrente emrin e saj dhe punoi në një klub nate, të panjohurat e këngëtares Dua Lipa







JU REKOMANDOJMË

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
Nis asfaltimi i rrugës së Lurës, punimet inspektohen nga kryebashkiaku i Dibrës

Nis asfaltimi i rrugës së Lurës, punimet inspektohen nga kryebashkiaku i Dibrës

16:31 | 22/10/2025




TË FUNDIT

SPAK godet korrupsionin në sistemin e drejtësisë, 6të pandehur për ndikim të paligjshëm,
Aktualitet

SPAK godet korrupsionin në sistemin e drejtësisë, 6të pandehur për ndikim të paligjshëm,

by mirseda
14:58 | 28/10/2025
0

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (në vijim Prokuroria e Posaçme) ka përfunduar hetimet...

Krim në familje në Durrës! Djali vret babanë dhe arratiset

Krim në familje në Durrës! Djali vret babanë dhe arratiset

14:54 | 28/10/2025
Meta reagon nga qelia: Asnjë letërporosi as ka ardhur dhe as mund të vijë që provon shkeljet e mia

Meta reagon nga qelia: Asnjë letërporosi as ka ardhur dhe as mund të vijë që provon shkeljet e mia

14:27 | 28/10/2025
Plagosje me thikë në Elbasan, vihet në pranga 33-vjeçari, rezulton me precedent penal

Plagosje me thikë në Elbasan, vihet në pranga 33-vjeçari, rezulton me precedent penal

13:51 | 28/10/2025
Avokatët e Veliajt: Mbahet në paraburgim edhe pse nuk ka rrezik për t’u arratisur

Avokatët e Veliajt: Mbahet në paraburgim edhe pse nuk ka rrezik për t’u arratisur

13:49 | 28/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com