Kultura

Urrente emrin e saj dhe punoi në një klub nate, të panjohurat e këngëtares Dua Lipa

               Publikuar në : 12:37 - 16/05/19 S.N

Këngëtarja e talentuar kosovare me famë botërore, rrjedh nga një familje muzikantësh. I ati Dukagjin Lipa, ka qenë pjesë e një grupi muzikor kosovar të rrymës rrok. Emri i saj i parë, do të thotë (Dua) në shqip. Të afërmit tregojnë se kur ishte e vogël, ajo e urrente emrin e saj.

Sot ajo është një yll i muzikës botërore. Por zëri i saj nuk është vlerësuar gjithmonë. Në moshën 11 vjeçare, mësuesja e muzikës në shkollë, i tha se ajo nuk di të këndojë. Dua Lipa është larguar nga Kosova në moshën 15-vjeçare, kur shkoi të studionte dhe jetonte e vetme në Londër. Për të përballuar shpenzimet në metropolin anglez, është detyruar të punojë në një klub nate si një “hostess”, personi që merret me mirëpritjen dhe sistemimin e klientëve. “Ishte një përvojë e tmerrshme”– kujton këngëtarja.

Ajo ka ndjekur të njëjtën shkollë si këngëtarja e ndjerë Amy Winehouse. Duke jetuar e vetme në vitet e para në Londër, është përpjekur të jetë e kujdesshme. Por në një rast ka sulmuar fizikisht një polic, së bashku me shoqërinë e saj, kur ishte duke dalë nga një bar.

Dua Lipa ka 7 tatuazhe në trupin e saj. Njëri prej tyre, është identik me atë të njërës nga fanset e saj, dhe përfaqëson një engjëll./ Tirana Today

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT