Grabitja në aeroportin e Rinasit më 9 prill, ka hapur një debat të madh publik: nëse ka rënë ose jo siguria kombëtare.
Dhjetë ditë pas ngjarjes, ku u morën miliona euro, ende ka deklarata të ndryshme nëse kemi të bëjmë me rënie të sigurisë kombëtare, apo cenim të saj. Por, ka edhe një pjesë tjetër të publikut që mendon se koncesionari nuk ka bërë detyrën e tij dhe se ngjarja është e rëndë, por që nuk e cilësojnë aspak si rënie/cenim të sigurisë kombëtare.
Tirana Today pyeti qytetarët lidhur me këtë temë, nëse grabitja spektakolare në mes të ditës në një zonë ku supozohet që niveli i sigurisë është më i larti, dëshmon se ka rënë siguria kombëtare apo jo.
938 votues morën pjesë në këtë sondazh, shumica e të cilëve mendon se tashmë siguria kombëtare ka rënë dhe se qytetarët janë të rrezikuar nga momenti në moment.
Konkretisht, 63.5% e votuesve mendojnë se super grabitja në aeroportin e Rinasit tregon që siguria kombëtare ka rënë, e nga ana tjetër 36.4% e votuesve mendon të kundërtën.
Në një Vox Pop të realizuar fill pas ngjarjes, qytetarët u shprehën për Tirana Today se grabitja spektakolare i bën ata të ndihen të frikësuar dhe të mos kenë siguri për jetën.
Krimi nuk i trembet shtetit, qytetarët e frikësuar: 5 të pashkolluar thyen sigurinë