E diel, 13 Qershor, 2021
15.5 C
Tirana

Krimi nuk i trembet shtetit, qytetarët e frikësuar: 5 të pashkolluar thyen sigurinë

Sërish opinioni publik tronditet nga një ngjarje kriminale. Pasditen e 9 prillit në Aeroportin Nënë Tereza, u morën 10 milion euro për 3-4 minuta. Gabitësit e armatosur rëndë, me armë automatike dhe granata dore të shumta kanë hyrë në ambientet e aeroportit dhe i janë afruar avionit ku do të transportohej shumë e madhe. Teksa brenda në avion ndodheshin 160 pasagjerë që prisnin të udhëtonin drejt Vjenës.

Por, veç shumës së madhe të parave, grabitësit cënuan sigurinë në aeroport me armatimet që kishin. Fakti që një ngjarje e tillë ndodh brenda një zone ku supozohet që niveli i sigurisë është më i larti, qytetarët shprehen për Tirana Today se janë të frikësuar dhe ndjehen të pasigurt. Kjo pasi krimi në Shqipëri ka marr një hov të pakontrollueshëm tashmë as nga strukturat e sigurisë së lartë.

“Ato mund të kishin edhe bomba, derisa arritën të hyjnë aq lehtë dhe mund t’i kishin vendosur. Ndërkohë që brenda në avion ishin 160 persona, do të bëhej një katrahurë, do shkruhej histori. Nuk e di si mund të hyhet në kufi, pasi Rinasi kufi është, me automatik.”

“Katër burra sikur dhe pa shkollë kanë sfiduar gjithë shtetin, Akademinë e Sigurisë, Policinë e Rendit gjithçka. Kur në aeroport raste të përsëritura dhe me të njëjtën metodë grabitet, si mund të jem unë i sigurt pa qenë i marrë?! Që kur ra avioni i parë i drogës në Lushnjë, avioni tjetër në Ishëm; duket se kjo qeveri i ka përqendruar forcat te populli fakir, duke i prishur shtëpitë. Populli është duke kërkuar më mirë një pushtues të butë sesa këtë qeveri të egër.”

“Nuk ndjehemi aspak, të themi atë që është e drejtë. Ndodhi në aeroport që siguria është më e larta dhe ne aty shkojmë shume të sigurt kur udhëtojmë. Por, përsëri frika ekziston.”

Lexo edhe :   Ushtarët e Antikrimit s’mund t’i hidhen krimit

Për qytetarët e pyetur nga Tirana Today në ngjarje kanë qenë të përfshirë njerëz të brendshëm, të cilët kanë ndihmuar grabitësit me dhënien e informacioneve.

“Kjo është një fatkeqësi, është një pasiguri shumë e madhe. Ajo firmë duhet t’i marr masat e sigurisë, se nëse ato janë të rregullta absolutisht pa hile të brendshme nuk merren ato paratë.”

Lexo edhe :   Ushtarët e Antikrimit s’mund t’i hidhen krimit

“Ato duken si vjedhje të organizuara, por unë mendoj se janë njerëz të brendshëm të përfshirë. Sepse si mund ta dinë grabitësit se në atë orë të caktuar do të transportohen paratë. Kjo është diçka e dyshimtë dhe ka ndodhur herë pas here. Nuk ka si të ndodhë ndryshe, policia private ka dhënë provat që deri tani nuk është polici.”

Ngjarja e djeshme është një deja-vu, pasi grabitje të ngjashme kanë ndodhur edhe më parë. Admir Murataj njihej si “truri” i grupit kriminal dhe para se të vritej nga policia ditën e djeshme, ka qenë në kërkim për organizimin e dy grabitjeve të bujshme atë të në Qafë-Kashar pranë Rinasit dhe grabitjen e një banke te ‘Stacioni i Trenit’ në Tiranë./ TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Belgjika mposht me lehtësi Rusinë, Lukaku i dedikon golin Eriksen (Video)

Përfundon ndeshja midis Belgjikës dhe Rusisë, e vlefshme për grupin B të kompeticionit europian ''EURO 2020''. Skuadra e drejtuar nga Martinez ka shkatërruar rusët...

VOA: Takimin më të vështirë, Biden do e ketë me Erdogan

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të takohet me presidentin amerikan Joe Biden të hënën në takimin e nivelit të lartë NATO-s për diskutime...

Putin nënshkruan ligjin që mbron të dhënat e zyrtarëve të sigurisë

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një ligj që po vlerësohet se mund të pengojë përpjekjet për ekspozimin e korrupsionit ose kërkesën për llogaridhënien...

Itali: Vaksinimi me AstraZeneca, vetëm për personat mbi 60 vjeç

Vaksina Astrazeneca në Itali do të përdoret vetëm për njerëzit mbi 60 vjeç. Lajmi vjen pas rasteve të rralla të trombozës që kanë ndodhur...

Shqipëria ngjitet në çatinë e botës, por me cilat prioritete?

Shqipëria u zgjodh dje anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurimit. Duke filluar nga 1 janari i vitit 2022, Shqipëria do të ulet për...