Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“S’na leverdis të blejmë avion 50 mln euro që përdoret për një muaj”, Berisha shpërthen ndaj Peleshit

3 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
“Rama propozoi bashkëshorten për Presidente”, reagon Berisha

Berisha ka reaguar ashpër ndaj Ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi, ku tha dje se Shqipërisë nuk i duhej një avion për shuarjen e zjarreve. Këtë deklaratë Berisha duket se nuk i ka pritur mirë. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi i thirrur në Komisionin e Sigurisë, sqaroi se vendit nuk i leverdis të blejë avionë për shuarjen e zjarreve, pasi janë të kushtueshëm. Marrë shkas nga ky qëndrim, me anë të një postimi të bërë në rrjetet e tij sociale, Berisha shkruan se deklarata e Peleshit është e turpshme dhe nënvlerësuese ndaj Shqipërisë. Po ashtu, nuk lë pa përmendur edhe kryeministrin Edi Rama, duke mos i kursyer akuzat për udhëtimet e tij me charter privat.

Ja se çfarë shkruan Berisha

Ministri i Mbrojtjes zgjedh të mbrojë Ramën dhe avionin e tij në dispozicion por jo jetën dhe pasuritë publike të qytetarëve.

Deklarata qesharake e Ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi për zjarret e shpeshta që kanë përfshirë vendin, pasqyron qartë qëllimin e vetëm të qeverisë, i cili lidhet vetëm stërluksin e qeveritarëve dhe me vjedhjen dhe jo mbrojtjen e pasurive të vendit dhe jetës së qytetarëve.

Niko Peleshi ka thënë se është e panevojshme për një vend të vogël si Shqipëria që të ketë një avion të sajin për shuarjen e flakëve sepse kushton rreth 50 milion euro. Pra, Nikos dhe shefit të tij i duket harxhim i kotë një mjet i cili përveçse garanton siguri në raste emergjencash, është gjithashtu i nevojshëm për një vend me verë të nxehtë si Shqipëria për të mbrojtur pyjet nga zjarret.

Sipas tij vendi një vend i vogël nuk mund të ketë një avion për shuarjen e zjarreve ndërkohë që mbane një avion në dispozicion të kryeministrit që shpenzon mesatarisht 200.000 € në udhëtim në vend të 2000€ me linjat ajrore të udhëtarëve. Rikujtoj këtu se vende me të ardhura për frymë 10 herë më të larta se Shqipëria jo që nuk lejojnë çarter dhe avion në dispozicion për qeverinë por as dhe udhëtimin në biznes klas me paratë e taksapaguesve të tyre.

Niko dhe shefi i tij Edi Rama e shohin më të nevojshme udhëtime e Ramës me avion në dispozicion ose tua japin 50 milionë eurot miqëve të tyre nëpërmjet tenderave sekrete apo me negociata mafioze të mbyllura të cilat nuk u kanë sjellë asnjë përfitim shqiptarëve përveçse kanë fryrë kontot e qeveritarëve dhe klientelës së tyre dhe kanë zbrazur çdo ditë xhepat e qytetarëve. Sipas tij vendi nuk mund të ketë një avion për shuarjen e zjarreve ndërkohë që mbanë një avion në dispozicion të kryeministrit që shpenzon mesatarisht 200.000 € në udhtim në vend të 2000€ me linjat ajrore të udhëtarëve.

Qesharake! E turpshme! E dënueshme! Ministri i mbrojtjes duhet të jetë garantuesi kryesor i sigurisë së shqiptarëve dhe jo avokat i abuzimeve dhe vjedhjeve të Edi Ramës. #sb #7korrik

Tags: Niko Peleshisali berishazjarret

TË LIDHURA

Aksident përballë Kuvendit! Makina përplas 55-vjeçarin, plagoset rëndë
Aktualitet

Aksident përballë Kuvendit! Makina përplas 55-vjeçarin, plagoset rëndë

09:19 | 15/10/2025
Kukës/ Alarm në orët e para të mëngjesit! Gjendet një granatë ofensive në Rrugën e Turizmit
Aktualitet

Kukës/ Alarm në orët e para të mëngjesit! Gjendet një granatë ofensive në Rrugën e Turizmit

09:12 | 15/10/2025
Niveli maksimal i sigurimit të depozitave do të rritet në 6 milionë lekë deri në vitin 2027
Ekonomi

Niveli maksimal i sigurimit të depozitave do të rritet në 6 milionë lekë deri në vitin 2027

09:08 | 15/10/2025
Next Post
“Do ta shkul zemrën, do t’ia jap nënës tënde ta hajë”, klienti “çmendet” për patatet e ftohta (FOTO)

"Do ta shkul zemrën, do t’ia jap nënës tënde ta hajë", klienti "çmendet" për patatet e ftohta (FOTO)

Rusia shpall “non grata” bashkëshorten dhe vajzën e presidentit amerikan Joe Biden

Rusia shpall "non grata" bashkëshorten dhe vajzën e presidentit amerikan Joe Biden

Satelitët shqiptarë/Rama i rikthehet premtimit të vjetër: Do inspektojmë bujqësinë nga qielli

Satelitët shqiptarë/Rama i rikthehet premtimit të vjetër: Do inspektojmë bujqësinë nga qielli







JU REKOMANDOJMË

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
LIVE Shqipëri-Jordani 1-1

LIVE Shqipëri-Jordani 1-1

20:20 | 14/10/2025
Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

16:59 | 13/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025




TË FUNDIT

Aksident përballë Kuvendit! Makina përplas 55-vjeçarin, plagoset rëndë
Aktualitet

Aksident përballë Kuvendit! Makina përplas 55-vjeçarin, plagoset rëndë

by mirseda
09:19 | 15/10/2025
0

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur paraditen e sotme përballë ndërtesës së Kuvendit të Shqipërisë, ku...

Kukës/ Alarm në orët e para të mëngjesit! Gjendet një granatë ofensive në Rrugën e Turizmit

Kukës/ Alarm në orët e para të mëngjesit! Gjendet një granatë ofensive në Rrugën e Turizmit

09:12 | 15/10/2025
Niveli maksimal i sigurimit të depozitave do të rritet në 6 milionë lekë deri në vitin 2027

Niveli maksimal i sigurimit të depozitave do të rritet në 6 milionë lekë deri në vitin 2027

09:08 | 15/10/2025
Sekuestrimi i motomjeteve/ Sot protestë para Komisariatit të Policisë Rrugore

Sekuestrimi i motomjeteve/ Sot protestë para Komisariatit të Policisë Rrugore

09:03 | 15/10/2025
Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com