Teksa Rama ka lëshuar një lum akuzash ndaj Metës, ky i fundit i ka dhënë një përgjigje. Rama duke paralajmëruar se vendimi është marrë për t’i dhënë fund krimit të organizuar, ka bërë një deklaratë të ashpër për Kreun e Shtetit. Duke kujtuar në fjalën e tij “pazaret politike”, Rama tha se Meta po jeton sot në një moment si “o sot o kurrë”. Por edhe Kreu i Shtetit ia ka kthyer me të njëjtën monedhë.
Ai është shprehur se nuk do dëshironte të merrej me këtë çështje, aq më tepër me gruan e Bilalit, duke ironizuar Ramën.
“Nuk do të dëshiroja të shprehesha për çështje të brendshme. Aq më tepër të merresha me një zonjë te nderuar si gruaja e Bilalit.
Nuk është serioze kjo. Ajo që është e rëndësishme është që presidenti i Bullgarisë po mbështete anëtarësimit e Shqipërisë. Ne shpresojmë që të ecim drejt një mundësie pozitive, që pavarësisht, në fund të marsit të na japi një përgjigje pozitive”, tha Meta.