Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Skënderbeu nuk di të ndalet, Kukësi bie sërish në shtëpi, fiton Partizani dhe Flamurtari

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Skënderbeu nuk di të ndalet, Kukësi bie sërish në shtëpi, fiton Partizani dhe Flamurtari

PARTIZANI-VLLAZNIA 3-1
Golat: Ibrahimi 9’, Progni 66’, Bardhi 83’ / Cinari 11’
Gjyqtarë: Eldorjan Hamiti, Ridiger Cokaj, Paulin Simoni
Partizani bën autokritikë në “Selman Stërmasi” duke mposhtur me rezultatin 3-1 Vllazninë dhe e zhyt një një krizë mjaft të thellë. Ka qenë Ibrahimi, që ka zhbllokuar shifrat e bardhë që në dhjetë minutat e para, ndërkohë që brenda dy minutash ka barazuar Cinari për miqtë. Në pjesën e dytë, pas një gabimi në prapavijë të shkodranëve, ka qenë Progni, ai që ka realizuar golin e dytë, para se Bardhi të vuloste fitoren për “demat e kuq”. Flamurtari ka shokuar Kamzën në shtëpi. Kuqezinjtë e Shpëtim Duros kanë shënuar dy gola në këtë transfertë, me anë të Hoxhajt dhe Juffos, në pjesën e parë, ndërkohë që në 45 minutat e dyta në ka krijuar mundësi të tjera konkludimi, por kanë festuar golin e tretë në kohën shtesë, kur Tangara ka mbyllur gjithçka. Vendi i dytë për bregdetarët e Vlorës në klasifikim, ndërsa debutuesit në Superiore, kamzalinjtë, që ishin konsideruar me të drejtë si “Hirushja” e Superiores, pësojnë humbjen e dytë radhazi dhe ngrenë alarmin e një krize në këtë fundviti.

SKENDERBEU-TEUTA 3-1
Golat: Soue 34’, 82’, Xhejms 85’ / Dedic 20’ (pen)
Gjyqtarë: Ardian Beqiri, Egin Doda, Dojando Myftari
Ali Sowe me një dygolësh dhe James Adeniy i dhanë fitoren 3-1 me përmbysje Skënderbeut përballë Teutës në Korçë. Edhe pse durrsakët e nisën mirë sfidën, duke e gjetur golin me Anel Dedic me 11-metërsh në minutën e 20-të, dolën të humbur nga kjo transfertë.  Ali Sowe barazoi shifrat në të 35-ën dhe pas shumë përpjekjesh shënoi të dytin personal në minutën e 81-të. Teuta u hodh në sulm në minutat e fundit por pësoi edhe të tretin me autor James Adeniy. Skënderbeu e mbyll 2017-ën në vendin e parë në kuotën e 37 pikëve, 9 më shumë se Flamurtari i vendit të dytë.

KUKESI-LUFTETARI 1-2
Golat: Bakaj 65’ (pen) / Abazaj 45’, Rroca 50’
Gjyqtarë: Remzi Sadiku, Rudin Preca, Astrit Mahmuti
Luftëtari nuk di të ndalet pasi shkatërroi Partizanin me rezultatin e thellë 5-0 Partizanin në Gjirokastër. Këtë herë radhën e kishin kampionët në fuqi të Kukësit të cilët u mposhtën në “Zeqir Ymeri” me rezultatin 1-2 nga djemtë e Hasan Likës. Një dështim i madh për Kukësin i cili ka demonstruar këtë sezon se ka shumë probleme këtë vit në të gjitha repartet.

KAMZA-FLAMURTARI 0-3
Golat: Hoxhaj 21’, Juffo 44’, Tangara 90+3’
Gjyqtarë: Emirion Sino, Ilir Tartari, Orgest Grabova
Kamza, surpriza e këtij sezoni, futet në krizë rezultatesh. Skuadra e Ramadan Ndreut pësoi humbjen e tretë radhazi dhe të dytën në shtëpi përballë Flamurtarit, që realizoi 3 gola në këtë transferë. Ardit Hoxha ndëshkoi kamzalinjtë që në minutën e 20-të, ndërsa në fund të pjesës së parë Victor Juffo përfitoi nga topi i mbetur në zonë dhe thuasje nga vija e 16-metrave mposhti portierin Halilaj për herë të dytë. Në kohën shtesë Tangara vulsoi takimin me golin e tretë për kuqezinjtë dhe të parin personal në Superiore.

LACI-LUSHNJA 3-1
Golat: Rexhinaldo 1’, Uzuni 77’, Xhixha 91’ / Sefa 42’
Gjyqtarë: Klajdi Kola, Ermal Barushi, Rejdi Avdo
Lushnja dështon në misionin e saj për të marrë pikë në fushën e Laçit. Kurbinasit fituan me rezultatin 2-1 në një sfidë me mjaft rivalitet, ku vendosi goli me kokë i Myrto Uzunit në pjesën e dytë. Sfida në fakt nisi shumë mirë për skuadrën e Mezanit, që kaloi në avantazh që në minutën e 2-të me Reginaldon, por 3 minuta nga përfundimi i pjesës së dytë, Fatjon Sefa ktheu ekulibrat në rezultat. Në pjesën e dytë kurbinasit rikthyen avantazhin me Uzunin në minutën e 77-të, ndërsa Xhixha realizoi golin e 3-1 në kohën shtesë. Kjo fitore e ngjit Laçin në vendin e tretë.

Tags: fitonflamurtariKukesindaletpartizanisërishshtepiSkenderbeu

TË LIDHURA

Dominon Partizani, përzgjidhet formacioni i javës në Superiore
Sport

Dominon Partizani, përzgjidhet formacioni i javës në Superiore

14:55 | 09/12/2025
Pse Edon Zhegrova luan vetëm 10 minuta? Dilema që po trondit Juventusin e Luciano Spallettit
Sport

Pse Edon Zhegrova luan vetëm 10 minuta? Dilema që po trondit Juventusin e Luciano Spallettit

19:32 | 08/12/2025
Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese
Rajoni

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

15:07 | 08/12/2025
Next Post
Florenc Beqiraj ende në koma, reagon e motra: S’ka ndërruar jetë, kemi shpresa!

Florenc Beqiraj ende në koma, reagon e motra: S'ka ndërruar jetë, kemi shpresa!

Video/ Kapen 155 kg drogë në Vlorë, 7 persona në pranga

Video/ Kapen 155 kg drogë në Vlorë, 7 persona në pranga

Reagimi rrëqethës i babait të Florencit: Ambasadori mu përgjigj në telefon si njeri rrugësh

Reagimi rrëqethës i babait të Florencit: Ambasadori mu përgjigj në telefon si njeri rrugësh







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

21:31 | 03/12/2025
Greqia goditet nga moti i keq, makina zhytet në ujë nga përmbytjet masive, shpëtohet familja

Greqia goditet nga moti i keq, makina zhytet në ujë nga përmbytjet masive, shpëtohet familja

17:13 | 04/12/2025




TË FUNDIT

Komisioni i Ligjeve miraton vendimin, nis procedura për plotësimin e vakancës
Aktualitet

Komisioni i Ligjeve miraton vendimin, nis procedura për plotësimin e vakancës

by mirseda
12:29 | 10/12/2025
0

Në mbledhjen e sotme në Komisionit të Ligjeve u diskutua procedura e aplikimit për vendin vakant për...

Prag tragjedie në Librazhd, zjarri nga rrjedhja e gazit për pak sa nuk shkakton viktima

Prag tragjedie në Librazhd, zjarri nga rrjedhja e gazit për pak sa nuk shkakton viktima

12:20 | 10/12/2025
Mikut tim do t’i tregoj një truk”, batuta e Ramës: Tha se vitin tjetër donte të bëheshim më të

Mikut tim do t’i tregoj një truk”, batuta e Ramës: Tha se vitin tjetër donte të bëheshim më të

12:15 | 10/12/2025
“Europa duhet të përmbajë premtimin për integrimin”, Rama thirrje sipërmarrjes së huaj

“Europa duhet të përmbajë premtimin për integrimin”, Rama thirrje sipërmarrjes së huaj

12:12 | 10/12/2025
Shtyllë stabiliteti!”/ Rama takim me sipërmarrës dhe ekspertë ndërkombëtarë

Shtyllë stabiliteti!”/ Rama takim me sipërmarrës dhe ekspertë ndërkombëtarë

12:08 | 10/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com