Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Skandali me plagjiaturat/ Ministrja e re e Arsimit, bashkautore me artikull shkencor 70% të kopjuar

5 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Skandali me plagjiaturat/ Ministrja e re e Arsimit, bashkautore me artikull shkencor 70% të kopjuar

Rama i ka dhënë lamtumirën ministres së Arsimit, Besa Shahini. Duket se sesioni i ri parlamentar dhe politik, i ka hapur rrugë ndryshimeve në qeveri. Në një takim të zhvilluar pasditen e djeshme në Kryeministri, ish-ministrja Shahini u paraqit para shefit të qeverisë me zëvendësuesen e saj, Evis Kushi.

Kjo e fundit, me vendim të kreut të qeverisë do të jetë tashmë në krye të Ministrisë së Arsimit. Një ditë pas marrjes së postit, ministres së re i kanë nxjerrë disa fakte ‘tronditëse’.

Studiuesi Vladimir Kola thotë se ministrja e re e Arsimit, Evis Kushi, rezulton të jetë bashkautore në një artikull shkencor 70% të kopjuar. Ai shkruan në Facebook se nga një kontroll në internet rezulton se 70% të artikullit shkencor me titull “Political transition , Corruption and income inequality in new democracies. Special case Albania”, i vitit 2010, me autore Marsida Ashiku dhe Evis Kushi, është kopjuar nga një tjetër artikull shkencor me titull “Political Transition, Corruption, and Income Inequality in Third-wave Democracies”, i vitit 2007, me autor Eric Chang.

Statusi

MINISTRJA E RE E ARSIMIT EVIS KUSHI (CAKU), SI BASHKËAUTORE, ME ARTIKULL SHKENCOR 70% PLAGJIATURË (TË KOPJUAR)

Natyrisht nuk mund t’i mohohet znj. Evis Kushi (Caku) Doktoratura në Staffordshire University (Mbretëri e Bashkuar) dhe shkrimet e tjera shkencore, por nga kontrolli im në internet rezulton se 70% të artikullit shkencor me titull “Political transition , Corruption and income inequality in neë democracies. Special case Albania”, i vitit 2010, me autore Marsida Ashiku dhe Evis Kushi, është kopjuar nga një tjetër artikull shkencor me titull “Political Transition, Corruption, and Income Inequality in Third-ëave Democracies”, i vitit 2007, me autor Eric Chang.

Artikulli shkencor i kopjuar me titull “Political transition , Corruption and income inequality in neë democracies. Special case Albania”, me autore Marsida Ashiku dhe Evis Kushi, është paraqitur nga autoret në një konferencë shkencore me titull <<6th International Conference of ASECU, “Economic development, tax system and income distribution in the countries of Southern and Eastern Europe”>> që është mbajtur në Fakultetin e Ekonomisë, në Podgoricë, Mal i Zi, më 20-22 maj 2010.

Nuk përjashtohet mundësia që artikulli “Political transition , Corruption and income inequality in neë democracies. Special case Albania”, të jetë përdorur nga autoret (apo nga njëra autore), si një ndër shkrimet shkencore, për të marrë tituj akademikë si Profesor i Asocuar ose Profesor.

Artikulli shkencor i kopjuar me titull “Political transition , Corruption and income inequality in neë democracies. Special case Albania”, i vitit 2010, me autore Marsida Ashiku dhe Evis Kushi, gjendet i plotë në internet dhe mund të konsultohet lirisht, në këtë adresë (te dokumenti PDF shih faqet 21-36):

http://ëëë.asecu.gr/files/6th-international-conference-asecu-podgorica-may-2010.pdf

Artikulli shkencor origjinal me titull “Political Transition, Corruption, and Income Inequality in Third-ëave Democracies”, i vitit 2007, me autor Eric Chang, gjendet i plotë në internet dhe mund të konsultohet lirisht, në këtë adresë:

https://afrobarometer.org/sites/default/files/publications/Ëorking%20paper/AfropaperNo79.pdf

Në artikullin “Political transition , Corruption and income inequality in neë democracies. Special case Albania”, 2010, me autore Marsida Ashiku dhe Evis Kushi, janë kopjuar nga artikulli origjinal teksti dhe referencat (burimet e tjera shkencore). Madje, është edhe interesante të vihet në dukje se disa vlera numerike në përqindje, që gjenden në artikullin origjinal (2007, faqja 13) për shtete të ndryshme të Azisë, në lidhje me perceptimin e pabarazisë, janë paraqitur të njëjta si vlera në artikullin e kopjuar (2010, faqja 34) për ca qytete të Shqipërisë. Pra, në artikullin e kopjuar, thjesht janë hequr shtetet e Azisë dhe në vend të tyre janë vendosur ca qytete të Shqipërisë, por vlerat numerike, në lidhje me perceptimin e pabarazisë, janë të njëjta në artikullin e vitit 2007 (shtete të Azisë) dhe 2010 (qytete të Shqipërisë). Edhe konkluzionet, në artikullin e vitit 2010 janë të njëjta me konkluzionet e artikullit të vitit 2007.

Te bibliografia e artikullit të kopjuar “Political transition , Corruption and income inequality in neë democracies. Special case Albania”, 2010, është vendosur “Political corruption and income inequality in third ëaves democracy, Eric Chang” (shih faqen 35 te dokumenti PDF), por siç mund të vihet re titulli i artikulli origjinal është shënuar i pasaktë dhe pasaktësia duhet të jetë e qëllimshme, për të mos zbuluar burimin origjinal për lexuesin, duke pasur parasysh edhe faktin se titulli i saktë i artikullit origjinal dhe titulli i artikullit të kopjuar, janë pothuajse të njëjtë.

Gjithsesi, edhe sikur te bibliografia e artikullit “Political transition , Corruption and income inequality in neë democracies. Special case Albania”, 2010, të ishte vendosur titulli i saktë i artikullit origjinal (shih faqen 35 te dokumenti PDF), “Eric Chang, 2007, Political Transition, Corruption, and Income Inequality in Third-ëave Democracies”, do të mbetej fakti se nga artikulli origjinal i vitit 2007 me autor Eric Chang, është kopjuar 70% në artikullin e vitit 2010 me autore Marsida Ashiku dhe Evis Kushi.

Më poshtë, po vendos në formë fotoje, krahasimin e një pjese të teksteve të kopjuara.

© Vladimir Kola

https://www.facebook.com/vladimir.kola.3517/posts/3190829987701907

 

Tags: Evis Kushiministrja e Arsimitplagjiature

TË LIDHURA

Mbledhje urgjente në PS! Rama thërret drejtuesit e qarqeve – çfarë po përgatitet?
Aktualitet

Mbledhje urgjente në PS! Rama thërret drejtuesit e qarqeve – çfarë po përgatitet?

09:37 | 04/07/2025
Këmbimi valutor sot – sa blihet e shitet euro, dollari e të tjera
Ekonomi

Këmbimi valutor sot – sa blihet e shitet euro, dollari e të tjera

08:08 | 04/07/2025
14 vatra zjarri sot, 4 ende aktive – harta e shpërndarjes
Aktualitet

14 vatra zjarri sot, 4 ende aktive – harta e shpërndarjes

22:58 | 03/07/2025
Next Post
“Kokë më kokë me Mitsotakis”/ Rama bën tjetër lëvizje të rëndësishme, ja çfarë do të ndodhë në orën 21:00

“Kokë më kokë me Mitsotakis”/ Rama bën tjetër lëvizje të rëndësishme, ja çfarë do të ndodhë në orën 21:00

Nishani nxjerr vrer ndaj Ramës: Kryeministër pa diplomë universiteti

“Opozita më ka ofenduar”, Bujar Nishani i përgjigjet ashpër Besa Shahinit

Trupi u bë “shoshë” nga plumbat, 33-vjeçari në Rrogozhinë u ekzekutua 200 metra larg banesës

Trupi u bë “shoshë” nga plumbat, 33-vjeçari në Rrogozhinë u ekzekutua 200 metra larg banesës

JU REKOMANDOJMË

Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025




TË FUNDIT

Vazhdojnë protestat në Serbi! Shoferët ndalin makinat në mes të rrugës
Rajoni

Vazhdojnë protestat në Serbi! Shoferët ndalin makinat në mes të rrugës

by mirseda
10:29 | 04/07/2025
0

Mëngjesin e sotëm, në disa qytete të Serbisë u organizuan bllokada trafiku në shenjë proteste kundër brutalitetit...

Aksident i rëndë në kufirin Serbi-Hungari! Humb jetën shtetasi nga Maqedonia e Veriut

Aksident i rëndë në kufirin Serbi-Hungari! Humb jetën shtetasi nga Maqedonia e Veriut

10:22 | 04/07/2025
Mbledhje urgjente në PS! Rama thërret drejtuesit e qarqeve – çfarë po përgatitet?

Mbledhje urgjente në PS! Rama thërret drejtuesit e qarqeve – çfarë po përgatitet?

09:37 | 04/07/2025
Nëna e la në makinë dhe iku në punë, 9-vjeçarja gjendet e pajetë pas 8 orësh në mjet

Nëna e la në makinë dhe iku në punë, 9-vjeçarja gjendet e pajetë pas 8 orësh në mjet

09:14 | 04/07/2025
Vapa ekstreme përfshin Europën Jugore, qindra viktima në Spanjë, Greqia në flakë

Vapa ekstreme përfshin Europën Jugore, qindra viktima në Spanjë, Greqia në flakë

09:12 | 04/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com