E enjte, 24 Qershor, 2021
19.5 C
Tirana

Trupi u bë “shoshë” nga plumbat, 33-vjeçari në Rrogozhinë u ekzekutua 200 metra larg banesës

Të tjera detaje tronditëse janë hedhur në dritë lidhur me ekzekutimin e 33-vjeçarit Klevis Kapllani, në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës. Dyshohet se i riu mund të jetë vrarë mbrëmë rreth orës 23:00, ndërkohë që trupi i pajetë u gjet mëngjesin e sotëm, brenda makinës së tij nga një banor i fshatit.

33-vjeçari kishte dalë mbrëmë nga banesa e tij për të pirë kafe, por nuk është kthyer më. Ai u ekzekutua me një breshëri kallashnikovi, 200 metra larg banesës së tij.

Autorët kanë qëlluar me 14 plumba në drejtim të tij, dhe ai ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Në mjetin ku u gjet trupi i të riut, policia gjeti edhe një pistoletë, por që nuk ishte përdorur.

33-vjeçari rezulton person me precedent penal, ndërsa është dënuar në shtetin fqinj, Itali, për trafik droge.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

”Grupi i Ferrit”/ Kualifikohen Franca, Gjermania dhe Portugalia

Përfundojnë dy ndeshjet e grupit F. Hungaria ka befasuar Gjermaninënë “Allianz Arena”, teksa i ka mbyllur këto 90 minuta në barazim 2-2. Hungarezët zhbllokuan...

Euro 2020/ Plotësohet rebusi i 1/8-ave, ja përballjet me eleminim direkt

KALENDARI I 1/8-AVE E Shtunë 26 Qershor Uells vs Danimarkë (18:00, Amsterdam) Itali vs Austri (21:00, Londër) E Diel 27 Qershor Holandë vs Rep. çeke (18:00, Budapest) Belgjikë...

Izraeli paralajmëron masa për shkak të variantit Delta

Izraeli njoftoi të mërkurën (23 qershor) se do të shtyjë lehtësimin e hyrjes së turistëve individualë për shkak të shqetësimeve për përhapjen e variantit...

Blinken: SHBA nuk ka partner e mik më të mirë se Gjermaninë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken falenderoi të mërkurën Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel për “udhëheqjen e jashtëzakonshme” duke thënë se “SHBA nuk kanë...

Gara ‘formale” për kreun e AMA shton shqetësimet për lirinë e medias

Komisioni Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik – me deputetë në përfundim të mandatit dhe të ashtuquajturën opozitë parlamentare, vendosi të mërkurën...