E premte, 26 Shkurt, 2021
19 C
Tirana

“Opozita më ka ofenduar”, Bujar Nishani i përgjigjet ashpër Besa Shahinit

Ish-presidenti Bujar Nishani ka komentuar akuzat e Besa Shahinit pas largimit, se PD e ka fyer për dialektin. Për Nishanin nuk është dialekti i Kosovës që e bën të përçmuar ish Ministren e Arsimit, ‘por gjuha e helmatisur e guzhinës shqiptarofobe të çetnikëve serbë që rrjedh nga goja e qyqarëve të keqpërdorur, si ajo’.

Statusi nga Bujar Nishani

Nuk është dialekti i Kosovës që e bën të përçmuar marksisten ish Ministre e Arsimit, por gjuha e helmatisur e guzhinës shqiptarofobe të çetnikëve serbë që rrjedh nga goja e qyqarëve të keqpërdorur, si ajo !

Anëtarja e qeverisë që nxorri në shitje trojet e Kosovës, nuk lahet dot nga llumi i tradhëtisë historike.

Opozita e sotme në Shqipëri është kampione e çështjes kombëtare në tërësi dhe vlerave të Kosovës në veçanti.

Sepse ajo është krijuar si e tillë, ka sakrifikuar për atë dhe nuk do të reshtë kurrë të përballet për të.

Nuk është dialekti i Kosovës që e bën të përçmuar marksisten ish Ministre e Arsimit, por gjuha e helmatisur e guzhinës…

Publiée par Bujar Nishani sur Mardi 15 septembre 2020

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini u zëvendësua nga deputetja e PS-së Evis Kushi. Shahini ka bërë një koment për opozitën, për të cilën tha se është zhgënjer nga diskriminimi për shkak të dialektit kosovar.

Sipas saj, ka qenë e paimagjinueshme për të që opozita do të ngrihej nga dita e parë të sulmojë prejardhjen dhe dialektin e tyre. “Ka qenë e paimagjinueshme për mua që opozita do të ngrihej nga dita e parë të sulmojë prejardhjen dhe dialektin tonë. Të thuhet se shqiptarët që flasin dialektin Kosovar (apo verior) janë më pak inteligjent apo me pak të mençur, është epitomi i racizmit. Natyrisht, s’mund të quhet racizëm se jemi i njëjti komb, por që janë përdorur taktika të njëjta, kjo nuk mund të mohohet”, shkruante ajo në Facebook.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Rikthehet vrullshëm ndërtimi, rriten me 2.3 herë sipërfaqet e lejeve të dhëna

Sektori i ndërtimit është rikthyer vrullshëm në tremujorin e katërt të 2020-n, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, si...

Twitter me risi të re, disa postime do të bëhen me pagesë

Rrjeti social Twitter do të sjellë një risi. Opsioni  i ri do të futet në muajin e ardhshëm ajo do të quhet Super Followers,...

Mjeku infeksionist bën thirrjen e fortë: Vendi duhet të futet në karantinë

Mjeku infeksonist Arben Pilaca i ka bërë thirrrje Komitetit Teknik për shtrëngim të masave sa nuk është vonë. Sipas Pilacës nuk duhet humbur asnjë sekondë,...

Ka vetëm një mënyrë për të shpëtuar Ilir Metën

Ardian Dvorani është vlerësuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit si një gjyqtar i shquar në betejën kundër korrupsionit, dhe ky fakt ka gëzuar shumë...

Kryemadhi: Marrim 100 mandate, kam frikë se PS nuk do të dalë as e treta

Monika Kryemadhi mendon se opozita e bashkuar do të marrë 100 mandate në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Në një intervistë për A2, Kryemadhi...