Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

4 vjet ago
in Sport, Të Gjitha, W-Instant
Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë të jashtëligjshme në llogaritë e klubit Tirana që kanë sjellë edhe bllokimin e llogarive bankare të institucionit që drejton futbollin në vendin tonë.

FSHF ka publikuar 3 shkresa për të vërtetuar që ka vepruar konform rregullave. Dy janë kërkesa të klubit Tirana për lëvrimin e një pjese të fondeve, ndërsa një tjetër tregon një pagesë që FSHF ka bërë për klubin bardheblu.

Përtej faktit që një prej kërkesave të Tiranës është bërë për paradhënie për pagesën e një çarteri kur asnjë fond i UEFA-s nuk ishte lëvruar ende (siç e konfirmon edhe vetë FSHF në komunikatën e saj duke saktësuar se ata kanë mbërritur më 6 tetor 2020 ndërsa kërkesa është bërë për udhëtimin në Tbilis në gusht 2020), asnjë prej tyre nuk hedh dritë mbi arsyet reale të skandalit të publikuar këto ditë nga PANORAMA SPORT.

Përse FSHF ka hedhur në gjyq një përmbarues nëse pretendon se nuk ka asnjë problem me llogaritë bankare të saj? Përtej pagesave të pjesshme të vërtetuara me këtë dokument, si i kanë kaluar klubit rreth 1 milion euro të cilat Tirana përfitoi për pjesëmarrjen në Europë e që vetë FSHF konfirmon se ia ka lëvruar? Një pagesë e cila është bërë shkaku i vërtetë i bllokimit të llogarive të institucionit të futbollit në vendin tonë.

Me pak fjalë, FSHF ka publikuar “provat” e gabuara duke kujtuar se me to mund t’i hedhë hi syve publikut me disa dokumente, duke predikuar një transparencë. Kjo në fakt tregon edhe një herë se institucioni i futbollit po mundohet në të gjitha mënyrat pikërisht që të mos e bëjë një gjë të tillë.

REAGIMI DHE DOKUMENTET E PUBLIKUARA NGA FSHF

Federata Shqiptare e Futbollit, e akuzuar prej ditësh se ka bërë bërë pagesa anti-ligjore dhe jo në llogaritë zyrtare të KF Tirana, dëshiron të informojë opinionin publik dhe anëtarët e saj se këto akuza rrëzohen nga dokumentat e mëposhtme.

Transaksionet e parave të mbërritura nga UEFA për klubin KF Tirana në 6 tetor 2020, janë kaluar në llogaritë zyrtare të klubit në ABI Bank dhe Union Bank, llogari të cilat dhe aktualisht që po ju dërgojmë këtë komunikim publik, janë të lira dhe kanë kryer pagesa.

FSHF ka qenë dhe mbetet e hapur për të bërë transparencë për çdo pretendim të individëve, mediave dhe anëtarëve të saj. /PanoramaSport

 

Tags: fshfuefa

TË LIDHURA

Drejtori i Milanit, dekorohet nga Presidenti i Republikës…në 100-vjetorin e “Urdhrit të Skënderebut”
Aktualitet

Drejtori i Milanit, dekorohet nga Presidenti i Republikës…në 100-vjetorin e “Urdhrit të Skënderebut”

11:19 | 11/12/2025
Dominon Partizani, përzgjidhet formacioni i javës në Superiore
Sport

Dominon Partizani, përzgjidhet formacioni i javës në Superiore

14:55 | 09/12/2025
Pse Edon Zhegrova luan vetëm 10 minuta? Dilema që po trondit Juventusin e Luciano Spallettit
Sport

Pse Edon Zhegrova luan vetëm 10 minuta? Dilema që po trondit Juventusin e Luciano Spallettit

19:32 | 08/12/2025
Next Post
FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Anormaliteti si normalitet

Masakrimi i masakrës







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Inspektorati zbarkon në Parlament, Bardhi e Peleshi: S’mund të na kontrollojnë. Ministrja…

Inspektorati zbarkon në Parlament, Bardhi e Peleshi: S’mund të na kontrollojnë. Ministrja…

13:50 | 05/12/2025
Greqia goditet nga moti i keq, makina zhytet në ujë nga përmbytjet masive, shpëtohet familja

Greqia goditet nga moti i keq, makina zhytet në ujë nga përmbytjet masive, shpëtohet familja

17:13 | 04/12/2025




TË FUNDIT

Berisha: Mazhoranca ka rënë, kot votoni dhe kot sillni ligje e buxhete
Politikë

Berisha: Mazhoranca ka rënë, kot votoni dhe kot sillni ligje e buxhete

by mirseda
14:08 | 11/12/2025
0

Kryetari i PD, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Rama se po shmang paraqitjen në parlament për shkak të...

Protestuesit i’a dalin, kryeministri bullgar jep dorëheqjen

Protestuesit i’a dalin, kryeministri bullgar jep dorëheqjen

14:05 | 11/12/2025
Kandidati i tretë në garën për drejtimin e SPAK, Gjokaj në KLP: Veprimtaria ime do të fokusohet…

Gjokaj flet për presionet: Nuk bëhen nëse nuk bie në kontakt me palët që heton

13:35 | 11/12/2025
“Pusho!”, Balla shpërthen kundër Shehajt: Kujdes, mbaje mirë me Lulin se po tregoi ..

“Pusho!”, Balla shpërthen kundër Shehajt: Kujdes, mbaje mirë me Lulin se po tregoi ..

13:30 | 11/12/2025
Kandidati i tretë në garën për drejtimin e SPAK, Gjokaj në KLP: Veprimtaria ime do të fokusohet…

Kandidati i tretë në garën për drejtimin e SPAK, Gjokaj në KLP: Veprimtaria ime do të fokusohet…

13:14 | 11/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com