Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

‘Kosova ende pjesë e Serbisë’. Skandali me librat e gjeografisë dhe në Kosovë

7 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant

Nxënësit e klasës së shtatë të shkollës fillore “Faik Konica” në kryeqytet, orën e 5-të në planprogram e kanë gjeografinë.

Njësia mësimore të cilën ata po e zhvillojnë të premten, është shteti i Kosovës, në kuadër të mësimeve për shtetet e Gadishullit Ballkanik.

Madje, nxënësit kanë përgatitur paraprakisht këtë njësi, në të cilën Kosova quhet shtet i pavarur.

Mirëpo, në hartat e paraqitura në librin shkollor të Gjeografisë me të cilin mësojnë nxënësit e klasave të shtatë në tërë Kosovën, vendi paraqitet si pjesë e Serbisë.

Në këto harta nuk është paraqitur kufiri dhe emri i Kosovës.

Edhe nxënësit nuk arritën ta gjejnë Kosovën në hartat e botuara në librat e tyre të shkollës.

Prapa kamerës, edhe mësimdhënësja e lëndës pohoi se në disa raste ka gabime të tilla në të njëjtin libër.

E se ka një paraqitje të tillë në të cilat nuk figuron Kosova në këtë libër, e pranon edhe njëri nga autorët e librit, gjeografi Qerim Kastrati.

Kastrati në një përgjigje me shkrim për televizionin T7 ka thënë se gabimet në harta janë vetëm teknike.

“Gabimet eventuale teknike të hartave që janë paraqitur në tekstin Gjeografia 7, janë si pasojë e procesit të bartjes nga versioni kompjuterit në atë të shtypit. Gabimet janë në faqe 19. Harta e relievit të Evropës, tek e cila edhe nuk vërehen mirë kufijtë, faqe 27. Kudo që është paraqitur e folur për Republikën e Kosovës dhe tek harta e Evropës, kemi treguar seriozitetin tonë në aspektin profesional e didaktik”, ka thënë Qerim Kastrarti, autor.

Ky botim i librit është në grupin e botimeve të reja. Të njëjtat, pas një viti prej botimit i nënshtrohen rishikimit.

Fatmir Bytyqi, anëtar i Këshillit të Ekspertëve të Programeve të Teksteve Shkollore, ka thënë për T7 se pasi identifikohet ndonjë gabim në tekste shkollore, shtëpive botuese u kërkohet të ndryshojnë këto gabime.

Ankesa për gabimet të cilat janë në librat shkollorë në Kosovë, ka pasur vazhdimisht./ T7

Tags: hartëkosovelibrat e gjeografiseserbi

TË LIDHURA

Aktualitet

POPULLI VENDOS/ “Rama të japë dorëheqjen?”, protestuesit aprovojnë me kartonë jeshilë

22:53 | 09/06/2026
Aktualitet

Interesi i mediave të huaja për protestën në Shqipëri, flet eksperti i ekonomisë

22:23 | 09/06/2026
Aktualitet

Tubim 4 orë/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Edi Rama dorëhiqu, gënjeshtrave iu erdhi fundi!

22:17 | 09/06/2026
Next Post

Kamioni përplas makinën, humb jetën tragjikisht shqiptari në Greqi (Foto)

“Konferenca e Jashtëzakonshme”. DW komenton thirrjen e Presidentit Meta

Fieraku lëvizte me shpejtësi me 172 km/h. Policia mesazh shoferëve (VIDEO)







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

POPULLI VENDOS/ “Rama të japë dorëheqjen?”, protestuesit aprovojnë me kartonë jeshilë

by mirseda
22:53 | 09/06/2026
0

Vijon qendra e protestuesve para Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Me thirrjen ‘populli vendos!’ dhe thirrjet për dorëheqje...

Interesi i mediave të huaja për protestën në Shqipëri, flet eksperti i ekonomisë

22:23 | 09/06/2026

Tubim 4 orë/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Edi Rama dorëhiqu, gënjeshtrave iu erdhi fundi!

22:17 | 09/06/2026

Tensione në Hormuz,Irani paralajmëron forcat e huaja të largohen pas kërcënimeve të SHBAsë për sulme

21:46 | 09/06/2026

Sheshi ‘vlon’ nga ovacionet: Arresto Belindën, pa dhënë dorëheqje nuk ndalojmë

21:26 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com