Një 49-vjeçar shqiptar ka humbur jetë në Greqi, pasi makina me të cilën po udhëtonte është përplasur me një kamion.
Sipas mediave vendase, shqiptari ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa pasagjeri mbeti i plagosur.
Aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm në autostradën Thebë-Livadia. Ndërkohë autoritetet greke nuk i kanë bërë me dije identitetet e viktimës dhe të lënduarit.
Dyshohet se shkak i aksidentit që përfundoi me pasoja tragjike, ka qenë fushëpamja e kufizuar si pasojë e mjegullës dhe një manovër e gabuar.