Sot dhe nesër, mbi vendin tonë do të mbajë mot i qëndrueshëm. Sot pasdite (e mërkurë, dt. 15) dhe nesër (e enjte, dt. 16), nuk priten reshje në të gjithë territorin.
TEMPERATURAT
Nesër (e enjte, dt. 16) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 5 / 18 °C
në vendet e ulëta: 3 / 19 °C
në vendet malore: -2 / 14 °C
ERA
Sot pasdite (e mërkurë, dt. 15) era pritet të fryjë mesatare deri e fortë, sidomos në bregdet dhe në terrenet e larta malore, ndërsa nesër (e enjte, dt. 16) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.