Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

“Sjellin një të huaj me mjekër”, Preçi: Si po grabiten me ligj pasuritë tona

6 vjet ago
in Ekonomi, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
“Sjellin një të huaj me mjekër”, Preçi: Si po grabiten me ligj pasuritë tona

Nga Anxhela Ferra

Investimet e huaja direkte pritet të kenë sërish një tendencë rënëse në vendin tonë. Kjo pasi dy prej projekteve më të mëdha, në fushën e energjisë më ndikim afro 60% në totalin prej mbi 1 miliard euro të shifrës së investimeve të huaja direkte, janë drejt përfundimit. Ndaj edhe qeverisë i duhet të sjellë projekte ambicioze që të ndikojnë në ekonominë vendase. Por, sipas ekspertit të ekonomisë, Zef Preçi kjo gjë nuk ka për të ndodhur. Siç ai sqaron në intervistën për Tirana Today, tregu është duke u dominuar nga investime të kompanive ‘offshore’.

“Gjatë dekadës së fundit, por sidomos gjatë këtyre 5-6 viteve kemi një largim të investitorëve serioz. Në vend të tyre kemi kompani ‘offshore’ që janë krijuar  për të pentruar në tregun tonë. Janë kompani që shfrytëzojnë hapësirat ligjore për të fshehur fitimet, aksionerët. Dhe automatikisht bëjnë një shfrytëzim agresiv të naftës, kromit etj. Duke mos sjellë asnjë kontribut real në ekonominë tonë.

Për fat të keq janë zëvendësuar me kompani me origjinë kineze, turke, nga vendet arabae po ashtu. Si edhe po tentojnë të hyjnë kompani që e kanë origjinën nga Rusia. Prania e investimeve të huaja serioze që shfrytëzojnë pasuritë e vendit dhe krijojnë vende pune; është shumë e vogël. Ndaj në këtë këndvështrim për mua është shqetësuese situata.”

Edhe pse nga ana e pasurive natyrore dhe pozicionit gjeografik Shqipëria është e favorizur, ajo sërish është e fundit në rajon sa i takon tërheqjes së kapitalit të huaj. Kjo për shkak të barrierave të shumta që ndeshin investitorët që kërkojnë ë zgjerojnë ndërkombëtarisht aktivitietin e tyre. Sipas Preçit më shqetësuese se ndryshimet frekuente të nivelit të taksave apo kodit të tatimeve, mbetet kosto e korrupsionit.

“Klima e biznesit është përkeqësuar dhe ka probleme serioze. Ato lidhen me respektimin e detyrimeve kontraktuale, me funksionimin e keq të pushtetit gjyqësor. Të tjera probleme janë ato sa i takon çështjes së pronësisë, me ndikimin e sektorit informal të ekonomisë, me ndikimin e oligarkëve etj.

Gjatë dekadës së fundit ka ndodhur një sofistikim i korrupsionit. Gjatë vitit 2018-të, periudha kur kemi shifra zyrtare, më shumë se 1/3 e tenderave dhe 1/4 e fondeve publike janë prokuruar pa shpalljen publike, me negocim të drejtpërdrejtë.”

Edhe pse investimet e huaja direkte janë një nga faktorët më ndikues për rritjen e ekonomisë, është e rëndësishme që vëmendja të shtohet edhe te ato vendase. Ku sipas Preçit Shqipëria ka humbur çdo avantazh konkurrues apo krahasues me vendet e tjera të rajonit.

“Jemi një vend me një borxh publik shumë të lartë, i cili ka tendecë që të rritet edhe për shkak të kontratave koncensionare PPP. Dhe për rrjedhojë mënyra e vetme për të përshpjetuar zhvillimin mbetet rritja e investimeve të huaja direkte. Ashtu siç duhet vlerësuar më tej edhe investimet vendase. Pasi një vend zhvillohet kur është në gjendje të eksportojë.

Për fat të keq, me përjashtim të industrisë fasone, që është një lloj  skllavërie moderne; vendi ynë nuk arrin të eksportojë ndonjë mall konkurues për në tregun evropian. Vendimmarrjet e qeverisë dhe parlamentit më shumë shqetësohen për grupe dhe lobe të caktuara. Dhe jo për të krijuar mallra që të mbajnë etiketën ‘Made in Albania’. Kështu Shqipëria po humbet mundësitë për të krijuar ndonjë avantazh konkurrues apo krahasues me vendet e tjera të rajonit.”

Teksa qeveria flet për një rritje të investimeve të huaja, eksperti i ekonomisë është skeptik. Pasi sipas tij është duke dominuar korrupsioni. Dhe ardhja e investitorëve do të kishte vlerë vetëm nëse ajo do të konvertohej me ndikim në shoqërinë dhe ekonominë shqiptare.

“Unë nuk konsideroj rritje të investitorëve nëse për shkak të lidhjeve politike sjellin një me mjekër që ka një licensë apo një emër të regjistruar e zëmë në Belgjikë dhe ditën tjetër regjistron kompaninë. Ndërsa ditën e tretë, qeveria i jep një tender 300 milion euro. Ky nuk është investitor, kjo është një grabitje me ligj e pasurive të shtetit shqiptarë.

Uroj që SPAK-u të mos mbytet në detin e korrupsionit të vogël. Por, të fokusohet pikërisht në vendimmarrjet korruptive të oligarkëve. Sepse kjo është forma më e rrezikshme të kapjes së pushtetit dhe dështimit të tij. Ndaj ardhja e investitorëve ka vlerë vetëm nëse konvertohet në shtim të vendeve të punës. Dhe nëse krijon terren për të futur në qarkullimin ekonomik pasuritë tona natyrore.” / TIRANA TODAY

Tags: ekonomiainvestimet e huajakorrupsionishqiperiZef Preçi

TË LIDHURA

Kultivuan lëndë narkotike, arrestohen dy shtetas në Kurbin
Aktualitet

Kultivuan lëndë narkotike, arrestohen dy shtetas në Kurbin

17:28 | 01/09/2025
Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit
Aktualitet

Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

17:10 | 01/09/2025
Bulqizë/ Zbulohet një varr monumental i periudhës romake, arkeologu: Është i shek. III-IV
Aktualitet

Bulqizë/ Zbulohet një varr monumental i periudhës romake, arkeologu: Është i shek. III-IV

16:41 | 01/09/2025
Next Post
Trysni diplomatike rreth tarifave të Kosovës dhe fushatës së Serbisë

Trysni diplomatike rreth tarifave të Kosovës dhe fushatës së Serbisë

Historia e trishtë e 6 punonjësve shëndetësorë që humbën jetën nga koronavirusi

Historia e trishtë e 6 punonjësve shëndetësorë që humbën jetën nga koronavirusi

Anija me 285 të infektuar me koronavirus, SHBA bën lëvizjen urgjente

Anija me 285 të infektuar me koronavirus, SHBA bën lëvizjen urgjente

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

19:43 | 27/08/2025
Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

16:17 | 29/08/2025
Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

14:28 | 28/08/2025




TË FUNDIT

Kultivuan lëndë narkotike, arrestohen dy shtetas në Kurbin
Aktualitet

Kultivuan lëndë narkotike, arrestohen dy shtetas në Kurbin

by mirseda
17:28 | 01/09/2025
0

Dy shtetas janë vënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi dyshohen si autorë...

Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

17:10 | 01/09/2025
Trump u kërkon kompanive farmaceutike të publikojnë rezultatet e ilaçeve kundër Covid-19

Trump u kërkon kompanive farmaceutike të publikojnë rezultatet e ilaçeve kundër Covid-19

16:54 | 01/09/2025
Bulqizë/ Zbulohet një varr monumental i periudhës romake, arkeologu: Është i shek. III-IV

Bulqizë/ Zbulohet një varr monumental i periudhës romake, arkeologu: Është i shek. III-IV

16:41 | 01/09/2025
Kosova/ Pikë të arta, fitojnë Gjilani dhe Ballkani

Kosova/ Pikë të arta, fitojnë Gjilani dhe Ballkani

16:27 | 01/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com