E enjte, 6 Gusht, 2020
19 C
Tirana

Situata në Shqipëri vijon të jetë shqetësuese, del bilanci i 24 orëve të fundit

Më të lexuarat

‘Bejruti qytet fantazmë’/Babai fsheh fëmijën poshtë tavolinës, prifti tmerrohet gjatë meshës

Pamje të rënda janë shpërndarë në media, duke demostruar momente prekëse sesi e përjetuan njerëzit shpërthimin në kryeqytetin libanez. Në një video të postuar...

Meta dekreton me shpallje 4 ligje të qeverisë

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar sot me shpallje 4 ligje të miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë. Me anë të një njoftimi, Presidenca bën me dije...

VIDEO/ Shpërthim masiv në Bejrut, shkatërrohen ndërtesa të tëra

Një shpërthim masiv ka tronditur ditën e sotme Bejrutin. Shpërthimi ka qenë aq i madh saqë ka shkatërruar ndërtesat që ndodheshin afër, duke ngritur...

Shqipëria regjistron bilancin më të rëndë që nga shpërthimi i pandemisë

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 6 viktima nga koronavirusi. Fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën...

Kosovë/ Në kulmin e pandemisë, infermierët dalin në protestë

Në kulmin e pandemisë, disa infermierë kanë dalë duke protestuar në Kosovë. “Kërkesa jonë, e drejtë dhe direkte është që nga 18 euro (për ndërrimin...

“Nuk e ka zakon malësori të tallet me vdekjen e dikujt”, qytetari bën ‘për një lek’ Berishën

Kreu i qeverisë Edi Rama, postoi disa vargje në rrjetet sociale, për të nderuar nënën e tij. Ish-kryeministri Sali Berisha akuzon Ramën, që nuk...

Tragjedi në Bejrut/ Njerëz të gjakosur, gjithçka e shkatërruar. Trump: Mund të ketë qenë një sulm

Në një konferencë për media në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan Donald Trump, tha se shpërthimi masiv në Bejrut të Libanit mund të ketë...

Paralajmërimi i Bill Gates: Koronavirusi asgjë para krizës së re që po na afrohet

Filantropi i njohur, Bill Gates, ka paralajmëruar se kriza e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, nuk është asgjë përpara asaj që po afron. Në një...

Imazhet satelitore tregojnë katastrofën e vërtetë të shpërthimit në Bejrut

Imazhet satelitore japin një pasqyrë më të qartë të shtrirjes së vërtetë të shkatërrimit në Bejrut pasi një depo e mbushur me kimikate të...

Guvernatori i Bejrutit shpërthen në lot, i krahason shpërthimet me ato në Hiroshima dhe Nagasaki

Të paktën 50 viktima dhe mijëra të lënduar janë raportuar deri më tani, si pasojë e shpërthimit të fuqishëm në portin e Bejrutit, në...

Situata në Shqipëri vijon të jetë shqetësuese!

Ministria e Shëndetësisë sapo ka bërë publik bilancin e 24 orëve të fundit teksa njoftoi se 2 persona të tjerë kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19.

Numri i viktimave nga koronavirusi në vendin tonë ka shkuar në 76.

Në harkun kohor në fjalë, janë regjistruar 74 raste të reja me COVID-19.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet me një thirrje çdo qytetari: Tregoni kujdes çdo ditë me respektimin e rregullave. Shmangni grumbullimet.

Ruani distancën me njëri-tjetrin.

Përdoreni maskën kudo në ambientet e mbyllura, kur hyni në supermarket, në dyqane, në zyrë si dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën.

Ruani higjienën personale dhe kolektive.

Ju informojmë për situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit.

Dy qytetarë nga Tirana 67 dhe 69 vjeç e kanë humbur betejën me sëmundjen në 24 orët e fundit, megjithë përpjekjet e mjekëve, të cilët po bëjnë të pamundurën në Spitalin Infektiv.

Një lutje për qytetaret të tregojnë kujdes sepse rastet në spitalin infektiv po shtohen çdo ditë e më tepër dhe me gjithë të shëruarit që kanë lënë spitalin në 24 orët e fundit, aktualisht janë 89 pacientë në spital, 11 prej të cilëve në gjendje serioze në terapinë intensive, 1 prej tyre i intubuar në gjendje të rëndë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerave.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 392 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19, nga të cilat janë konfirmuar 74 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 22 raste në Tiranë, 12 në Krujë, nga 8 në Pukë dhe Berat, 4 në Vlorë, nga 2 në Shkodër, Durrës, Kurbin, Kavajë, Kamëz, Përmet, Malësi e Madhe dhe nga një rast në Lushnjë, Mallakastër, Gjirokastër, Pogradec, Dibër, Kolonjë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 20 qytetarë, duke e çuar në 1657 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1160 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje edhe njëherë bizneseve, institucioneve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë, të miratuara nga autoritetet shëndetësore.

Kur është e mundur të lejojnë punonjësit të punojnë nga shtëpia për të minimizuar kontaktin mes tyre dhe përhapjen e infeksionit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon edhe një herë qytetarët që të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave të vendosura.

Ruani distancën fizike, lani shpesh duart, përdorni maska ose barriera mbrojtëse në ambiente publike apo kudo ku nuk është e mundur të ruhet distanca, dezinfektoni objektet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni.

Në rast se dyshoni se jeni i prekur nga COVID-19 apo keni patur kontakte me persona të prekur, izolohuni. Në rast se keni shenja të sëmundjes, telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.

Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

COVID-19 – Statistika (5 Korrik 2020)

Testime totale 28801

Raste pozitive 2893

Raste të shëruara 1657

Raste Aktive 1160

Humbje jete 76 (Qarku Tiranë 43, Durrës 12, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 11, Kukës 1, Elbasan 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 449

Durrës 205

Shkodër 169

Vlorë 119

Lezhë 60

Fier 48

Korçë 36

Kukës 20

Elbasan 16

Berat 16

Gjirokastër 13

Dibër 9”, thuhet në njoftimin e MSH.

Lexo edhe :   Ndryshimet nga pandemia, në Angli “lind” kartoni për kollitje
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Zyrtarët amerikanë hedhin poshtë deklaratën e Trumpit për Bejrutin

Ekspertët besojnë se fishekzjarret dhe nitrati i amonit kanë nxitur shpërthimin që ka shkundur kryeqytetin libanez. Dje presidenti amerikan, Donald Trump, tha se gjeneralët...

Kjo është shenja më me fat e horoskopit për sot

DASHI Dita do të jetë pasive dhe nuk do të sjellë ndryshime. Përmirësoni situatën në shtëpi dhe bëni blerje të vogla. Frenoni dëshirat tuaja, pasi...

Vranësira dhe luhatje të temperaturave. Ja si do të jetë moti për sot

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash të herë pas-hershme mbizotërojnë motin në vendin tonë gjatë paradites. Sipas MeteoAlb, mesdita sjellë zhvillim të vranësirave dhe shira të izoluar....

Imazhet satelitore tregojnë katastrofën e vërtetë të shpërthimit në Bejrut

Imazhet satelitore japin një pasqyrë më të qartë të shtrirjes së vërtetë të shkatërrimit në Bejrut pasi një depo e mbushur me kimikate të...

VIDEO/ Shërbëtorja mbron vogëlushen pas shpërthimit në Bejrut

Një video e re nga shpërthimi në Bejrut, tregon momentin kur një shërbëtore shpëton vajzën e vogël të familjes. Gruaja e cila po bën punët...