Javët e fundit ka pasur një rritje të ndjeshme të numrit të viktimave dhe rasteve të reja me koronavirus në Shqipëri.
Së fundmi, ka reaguar kryeministri Edi Rama, i cili ndër të tjera pohon se kushdo që është i prekur nga Covid-19 nuk duhet të thyejë rregullat dhe karantinën.
“Policia vazhdon punën dhe Covid-i gjithashtu , por këto mesazhe njerëzore nga takimet me punonjësit e policisë së shtetit shërbejnë për këdo.
Kushdo që është i prekur nga Covid-19 nuk duhet të thyejë rregullat dhe karantinën.
Policia i di të gjitha dhe kontrollet do të vijojnë ! Shëndeti mbi të gjitha”, shkruan kreu i qeverisë krah videos së bërë publike në Facebook.
🔴 Policia vazhdon punën dhe Covid-i gjithashtu😷, por këto mesazhe njerëzore nga takimet me punonjësit e policisë së…
Publiée par Edi Rama sur Dimanche 5 juillet 2020
Rikujtojmë se herë pas here, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale iu bën këto thirrje qytetarëve:
“Shmangni grumbullimet. Ruani distancën me njëri-tjetrin.
Përdoreni maskën kudo në ambientet e mbyllura, kur hyni në supermarket, në dyqane, në zyrë si dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën.
Ruani higjienën personale dhe kolektive”.