Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Sistemi për faturat/ Shehaj: 15 mln € shkojnë për këshilltarin e Ramës në Kroaci

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Ish-deputeti demokrat, Agron Shehaj akuzon qeverinë duke u shprehur se milionat e përfituara nga tenderi i sistemit elektronik, do t’i shkojnë një biznesmeni kroat.

Përmes një postimi në Facebook, Shehaj deklaron se përfitimet e këtij aktiviteti do të shkojnë në dobi të Hrvoje Čabrajič, i cili sipas tij është i akuzuar dhe i hetuar për mashtrime dhe njëherësh ortak biznesi me vëllain e ish-kryeministrit kroat Zoran Milunoviç.

Sipas Shehajt, vëllai i këtij të fundit është këshilltar i kryeministrit Rama, teksa fton Prokurorinë të nisë hetimet për sistemin e faturave elektronike.

Postimi i plotë:

Kujt po i shkojnë në Kroaci, milionat e tenderit të sistemit elektronik te kontrollit te faturave? Para një viti, qeveria shqiptare, pa asnjë studim dhe transpancë organizoi një tender për një sistemi të ri të faturimit për biznesin. Kostoja 15 milionë euro që caktoi qeveria për projektin është disa fish më e lartë se çmimet e tregut për këtë lloj shërbimi.

Qeveria zhvilloi, në 21 shtator 2018, një garë fiktive, ku morën pjesë dy konkurentë fallco që u skualifikuan lehtësisht, duke nxjerrë fitues një konsoricum mes kompanisë kroate Neos doo dhe kompanive shqiptare Jehona Softëare Shpk dhe Datatech shpk.

Në të vërtetë, kompania Jehona Softëare Shpk hyri në tënder për llogari të biznesmenit kroat Hrvoje Čabrajič: në datën 6 shtator 2018, para se Jehona të futej në tender, Čabrijč kishte blerë të gjitha aksionet e Jehonës nëpërmjet një marrëveshje jo publike, e cila u regjistrua në QKB vetëm në janar 2019 (dokumenti në foto). Kjo marrëveshje u mbajt e fshehur në dokumentat e tenderit.

Hrvoje Čabrajič është biznesmen kroat i akuzuar dhe i hetuar për mashtrime, ortak biznesi me vëllain e ish-kryeministrit kroat Zoran Milunoviç, i cili është këshilltar i Kryeministrit Rama.

Në Dhjetor 2018, pasi u sigurua kontrata e korruptuar, marrëveshja u bë publike dhe 100% të aksioneve të Jehona Softëare i kaluan Primus Adriatic, kompani e krijuar për këtë qëllim në Dhjetor 2018 nga Hrvoje Čabrajič.

Nëpërmjet kësaj skemë vidhen dhe pastrohen paratë e korrupsionit. Një pjesë e 15 milionë eurove do të shkojnë në llogaritë jashtë Shqipërisë të Čabrajičit, në një skenë të ngjashme me atë atë të përdorur në rastin e DH Albania: 1) sajohet një projekt me kosto të fryer disa fish; 2) bëhet tender fiktiv ku del fitues një konsorcium ku bën pjesë një kompani të regjistruar jashtë Shqipërisë me pronarë të panjohur apo të fshehur dhe pa aktivitet; 3) paratë kalojnë nga buxheti i shtetit tek llogaritë jashtë vendit të kësaj kompanie; 4) nga llogaria e Kompanisë se huaj paratë shkojnë të përfituesi final i korrupsionit.

Prokuroria shqiptare duhet të fillojë menjëherë hetimet për të zbuluar kush janë përfituesit e vërtetë të parave që do riciklohen nga Čabrajič në tenderin korruptiv të faturave elektronike? A do përfundojnë paratë në llogaritë e Edi Ramës, jashtë vendit?

Tags: Agron Shehajedi ramafaturatKroacisistemiZoran Milunoviç

TË LIDHURA

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Tiranë, 4 të arrestuar, sekuestrohen 7 armë zjarri dhe municion luftarak

14:47 | 10/06/2026
Aktualitet

U përfshi në një sherr në lokal në Velipojë ku pati të shtëna me armë, arrestohet i riu në kërkim

14:31 | 10/06/2026
Aktualitet

Berisha: Rama të largohet nga pushteti, dënoj ofendimet e tij ndaj protestuesve

14:23 | 10/06/2026
Next Post

Shtatzënë për herë të dytë, ministrja shqiptare fotografohet në plazh

PD njeh dekretin e Presidentit por nuk regjistrohet në KQZ

Rama publikon SMS-në: Në Slloveni japin 200 €, në Shqipëri 900 €







JU REKOMANDOJMË

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Tiranë, 4 të arrestuar, sekuestrohen 7 armë zjarri dhe municion luftarak

by mirseda
14:47 | 10/06/2026
0

📍Tiranë/Pamje të tjera gjatë operacionit të koduar “Rrjeti”, për goditjen e një grupi kriminal që shiste armë...

U përfshi në një sherr në lokal në Velipojë ku pati të shtëna me armë, arrestohet i riu në kërkim

14:31 | 10/06/2026

Berisha: Rama të largohet nga pushteti, dënoj ofendimet e tij ndaj protestuesve

14:23 | 10/06/2026

Qeveria akordon shpërblim financiar për familjen e Enea Mekollit dhe efektivit që u plagos

13:58 | 10/06/2026

Pistoleta 1500 euro dhe kallashnikovë 2500 euro! Trafikim i armëve, kush janë personat e arrestuar

13:52 | 10/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com