pusulabetcasino siteleritaraftarium24avrupabettaraftarium24betgarantitaraftarium24taraftarium24taraftarium24matadorbetmobilbahisjojobetjojobetpusulabetsüperbetinholiganbetromabetpasacasinograndpashabettipobettipobetligobetcasibomholiganbethititbetcasibomjojobet girişMeritbetgrandpashabetjojobetAvrupabetdeneme bonusugrandpashabet linkdeneme bonusugrandpashabetpiabellacasinojojobetmatadorbetbetasusdoedajojobetgrandpashabetgameofbetgrandpashabetmatbetpalacebet girişbetbey girişwbahis girişcratosroyalbet girişbetpuan girişbetpuan girişbetplay girişgrandpashabetmarsbahisimajbetbetebetamgbahispalacebetbetbeywbahisbetebetcratosroyalbetbetpuanwbahispusulabeturfa konteynerşanlıurfa konteynersuperbetinvdcasinopusulabetkavbetPusulabet güncel girişPusulabet girişslotrajojobetCasibomCasibomdeneme bonusugrandpashabetjojobettaraftarium24extrabettaraftarium24taraftarium24betpuangrandpashabet girişpusulabet güncel girişcasibomGrandpashabetmatbet girişmatbet girişpusulabet girişVDCasinoVDCasinonesinecasinoromabetromabetgameofbetradissonbetpalacebetbetbeywbahiscratosroyalbetbetpuanjojobetDeneme Bonusu Veren Sitelergrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetbahiscasinowbahis girişcasibomAvrupabetjojobetsahabetgrandpashabetholiganbetmatbetjojobetbetciosekabetjojobetmarsbahisgrandpashabetbetciopusulabetholiganbetgrandpashabetdeneme bonusu veren sitelerbetplayŞans CasinocasibomGrandpashabetbetplay resmigrandpashabetpusulabetbetwooncasibomjojobet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Silikoni, pëllumbat e nëndetëset, mënyrat e trafikimit të drogës

6 vjet ago
in Bota, Kuriozitete, Të Gjitha, TT, W-Instant

Trafiku i drogës, ka qenë gjithnjë një aktivitet i rrezikshëm. Shumë njerëz e ndërmarrin në sy këtë rrezik, me shpresën se do të fitojnë shumë para, dhe nuk do të kapen nga policia. Për ta bërë këtë, njerëzit detyrohen të bëhen kreativë, duke përdorur dhjetëra mënyra të ndryshme për të trafikuar lëndën narkotike.

Silikonin e gjoksit

Në shkurtin e vitit 2016, policia gjermane arrestoi një grua kolumbiane në aeroportin e Frankfurtit. Ajo kishte fshehur 1 kg kokainë, të fshehur brenda silikonit të gjoksit. Gruaja kolumbiane pranoi ta trafikonte drogën, pasi po përpiqej të siguronte jetën e 3 fëmijëve të saj në Kolumbi. Kokaina kishte një vlerë prej 200.000 eurosh.

Brenda frutave

Në prillin e vitit 2017, 9 persona u arrestuan për trafikimin e drogës brenda ananasve të freskët. Operacioni ishte fryt i një task-force të përbashkët, që përfshinte policinë e Portugalisë dhe Spanjës. Trafikantët u arrestuan në momentin që po boshatisnin nga brenda frutin e ananasit, duke e mbushur me qese plastike që përmbanin kokainë.

Besohej se ata e kishin përdorur këtë metodë për muaj të tërë, pa u zbuluar nga autoritetet spanjolle. Në kohën e arrestimit u sekuestruan mbi 1000 ananas, që përmbanin plot 745 kilogramë kokainë. Lënda narkotike, kishte një vlerë prej 22.4 milion dollarësh.

Brenda kafshëve

Në shkurt 2006, Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Luftën Kundër Drogës arrestoi 22 shtetas kolumbianë, që po përpiqeshin të trafikonin heroinë në Shtetet e Bashkuara. Zyrtarët thanë se trafikantët i kishin futur ilaçet në rrugë kirurgjikale në barkun e qenushëve të vegjël, me shpresën se kështu do të shmangur zbulimin.

Nga hetimi rezultoi se ata kishin qenë në gjendje të trafikonin në këtë mënyrë mbi 20 kg drogë në Shtetet e Bashkuara. Fatkeqësisht, 3 këlyshë vdiqën nga problemet shëndetësore që patën. Heroina e kapur vlente mbi 20 milion dollarë.

Brenda këmbës së thyer të vënë në allçi

Në marsin e vitit 2009, një 66-vjeçar kilian u arrestua në aeroportin e Barcelonës në Spanjë, në përpjekje për të trafikuar kokainë. Burri u përpoq të kalonte në doganë duke ecur me paterica, për shkak të një këmbe të thyer të futur në allçi. Ai u shoqërua për t’iu nënshtruar një skanimi me rreze x, kur autoritetet spanjolle vunë re një anomali.

Ata vunë re se allçia nuk përbëhej nga një material i dendur si suvaja, por përkundrazi nga një lloj tjetër materiali. Autoritetet bënë një provë për të përcaktuar se nga cili material ishte prodhuar allçia, dhe në fund zbuluan se ishte kokainë. Pas një hetimit të mëtejshëm të bagazheve të burrit, autoritetet spanjolle zbuluan se ai kishte edhe 6 kanoçe birre me kokainë brenda.

Pasi mbërriti në spital, u zbulua se burri kishe pasur vërtet kishte një thyerje të këmbës, dhe besohet se ai e theu këmbën me qëllim, që të mund të përdorte allçinë për të trafikuar drogën. Në total iu sekuestruan 5 kg kokainë, me një vlerë prej mbi 500 mijë dollarë.

Brenda nëndetëses

Në shtatorin e vitit 2019, Roja Bregdetare e SHBA dhe Marina Kolumbiane, kapën një nëndetëse 15 metra të gjatë në Oqeanin Paqësor që synonte territorin amerikan. Ata zbuluan se nëndetësja kishte në bord 5.5 tonë kokainë, me një vlerë prej 165 milion dollarë. Në bordin e nëndetëses ndodheshin 4 shtetas kolumbianë, të cilët u arrestuan. Në qershorin e vitit 2018, Rojet Bregdetare Amerikane kapën një nëndetëse tjetër me 8 ton kokainë.

Të lidhur pas një pëllumbi

Në majin e vitit 2017, zyrtarët e Kuvajtit kapën një pëllumb që transportonte drogë, të futur në një çantë shpine në miniaturë. Pëllumbi u gjet në Abdali afër kufirit me Irakun. Zogut iu gjetën 178 pilulash etamine, një anestetik që përdoret gjithashtu zakonisht si një drogë e paligjshme nëpër festa.

Përdorimi i dronëve

Departamenti amerikan i Mbrojtjes Kufirit, vlerëson se 10 dronë kalojnë çdo ditë përmes kufirit ,duke sjellë në vend një sasi të panjohur droge .Në janar 2018, një 25-vjeçar u dënua me 12 vjet burg për manovrimin  një droni përtej kufirit midis San Diegos në SHBA, dhe Tijuanas  në Meksikë. Droni u kap dhe përmbante 5 kg metamfetaminë.

E fshehur brenda veprave të artit

Në janarin e vitit 2017, Departamenti amerikan i Mbrojtjes së Kufirit inspektoi statujën e një kërmilli në një pako të destinuar për në Sinsinati të Ohajos. Kur u hap statuja, zyrtarët zbuluan një qese plastike që përmbante mbi 2 kg drogë e llojit metamfetaminë. Por droga gjithashtu mund të fshihet brenda formave të tjera të artit, si pikturat. Në marsin e 2020-ës, autoritetet amerikane zbuluan më shumë sasi droge, që trafikoheshin përmes pikturave me temë fetare.

Burimi i lajmit: https://listverse.com/2020/04/30/top-10-bizarre-ways-people-smuggled-drugs/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

 

Tags: dronenëndetësesilikoni gjoksit

TË LIDHURA

Bota

Meksika goditet nga një tërmet i fuqishëm, ja sa ishte magnituda

17:47 | 17/07/2026
Bota

Kinemaja botërore në zi! Ndahet nga jeta aktorja e rolit ikonik tek “I Vetëm në Shtëpi”

17:19 | 17/07/2026
Bota

Mediat zvicerane: 4.2 mln € nga fondi i emergjencave për Kanye West, “katastrofë politike” për Ramën

14:33 | 17/07/2026
Next Post

Ecuria javore e kursit të këmbimit

Ana e “Për’puthen”, së shpejti në një tjetër ekran

Ja cili është sekreti i jetëgjatësisë së madhe të japonezëve







JU REKOMANDOJMË

Pse numri 13-të konsiderohet i mallkuar

22:56 | 14/05/2017

Zgjidhet e ardhmja e yllit të Ajax, do ti bashkohet që në janar gjigantit të…

16:51 | 10/01/2019

Moment tensioni mes Arben Kolës dhe një qytetareje në protestë

21:37 | 15/07/2026

‘Drejtësia shqiptare, në shërbim të Dritan Dajtit e shokëve të tij’

21:36 | 08/02/2019




TË FUNDIT

Politikë

Raporti i KE: Refuzimi për Ballukun rrezikon pandëshkueshmërinë

by mirseda
18:19 | 17/07/2026
0

Rasti i Ballukut nxin Shqipërinë! Raporti i Komisionit Europian për sundimin e ligjit në Shqipëri është ndalur...

Zhduken në Itali, shfaqen në Rodon/ Misteri i 350 shezlongëve

18:11 | 17/07/2026

BE: Korrupsioni dhe ndikimi politik frenojnë Shqipërinë

18:08 | 17/07/2026

Revolta në ditën e 48, qytetarët sërish në shesh: Jo negociata! Rama të japë dorëheqjen

17:51 | 17/07/2026

Meksika goditet nga një tërmet i fuqishëm, ja sa ishte magnituda

17:47 | 17/07/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com