E shtunë, 6 Mars, 2021
11 C
Tirana

Ja cili është sekreti i jetëgjatësisë së madhe të japonezëve

Tanaka Kane është një nga njerëzit më të veçantë sot në botë. Sipas Gerontology Research Group, më 2 janar të këtij viti, ajo u bë personi i tretë që ka mbushur 118 vjeç.

Gjithashtu ajo u bë shtetasja e parë e Japonisë që arriti të mbushë 118 vjeç. Por nuk ka gjasa që të jetë e fundit. Ky vend ka jetëgjatësinë më të gjatë në botë, dhe mbi 80.000 njerëz që i kanë kaluar 100 vitet. Zonja Tanaka spikat edhe për një arsye tjetër. Ajo pretendon se e do shumë çokollatën dhe pijet me gaz, gjë që e veçon nga shumica e bashkatdhetarëve të saj.

Japonia ka kohë që ka një nga normat më të ulëta të konsumit të sheqerit në OECD, një klub i vendeve kryesisht të pasura. Jetëgjatësia e pazakontë e njerëzve në Japoni, i atribuohet shpesh dietës ushqimore.

Megjithatë, ideja që vendi e ka rritur jetëgjatësinë e qytetarëve të tij vetëm duke shmangur plotësisht kënaqësitë e “kuzhinës mëkatare” të Perëndimit, mund të jetë shumë e thjeshtëzuar. Në fakt, studimet e fundit pretendojnë se një nga çelësat e suksesit, mund të jetë fakti që dietat ushqimore të qytetarëve të saj kanë ndryshuar me kalimin e kohës drejt modeleve ushqimore perëndimore.

Japonia nuk ka qenë gjithmonë një kampione e jetëgjatësisë. Në 1970, nivelet e vdekshmërisë në këtë vend ishin sa mesatarja e vendeve të tjera të OECD. Edhe pse nivelet e kancerit dhe sëmundjeve të zemrës ishin relativisht të ulëta, ky vend kishte gjithsesi frekuencën më të lartë në OECD të vdekjeve cerebrovaskulare, pra kur gjaku nuk arrin të shkojë dot në tru.

Por gjatë viteve 1970-1990, shkalla e vdekshmërisë cerebrovaskulare në Japoni ra poshtë mesatares së vendeve të OECD. Teksa në botë po rritej numri i atyre që vdisnin nga sëmundjet e zemrës, Japonia doli në krye të listës së vendeve sa i përket jetëgjatësisë.

Por si i kapërceu Japonia problemet e saj cerebrovaskale? Disa nga përmirësimet shpjegohen me trajtimet dhe një rënie të problemeve me tensionin e lartë të gjakut në të gjithë botën, vë në dukje Tomas Truelsen i Universitetit të Kopenhagës.

Gjithsesi, një shkak tjetër mund të jenë dietat. Japonia e ndaloi në përgjithësi konsumin e mishit për 1.200 vjet dhe ende sot e konsumon relativisht pak mishin dhe qumështin. Shumë nga këto produkte mund të jenë të dëmshme, pasi ato përmbajnë acide yndyrore të ngopura, të cilat lidhen me sëmundjet e zemrës.

Shumë studime, kanë lidhur konsumin e madh të mishit të kuq të përpunuar, me rrezikun e shtuar të goditjes në tru. Por shumë pak mish i kuq mund të jetë një zgjedhje e mençur, sepse ai siguron kolesterolin që mund të jetë i nevojshëm për muret e enëve të gjakut.

Në një studim mbi 48.000 britanikë, u zbulua se vegjetarianët ishin jashtëzakonisht rezistent ndaj sëmundjeve të zemrës, por më të prirur ndaj goditjeve në tru. Në teori, mungesa e ushqimit me bazë shtazore, mund të ketë kontribuar në vdekshmërinë e ulët historike cerebrovaskulare që ka Japonia.

Gjatë viteve 1960-2013, ndërsa vdekjet nga goditje në tru u ulën shumë, konsumi vjetor i mishit u rrit nga afër zeros në 52 kg për person (sa 45 për qind e nivelit të Amerikës). Cugane Shoiçiro i Qendrës Kombëtare të Kancerit në Tokio, thotë se bashkatdhetarët e tij mund të kenë nevojë për mish dhe produktet e qumështit për t’i mbajtur të forta enët e gjakut, megjithëse jo aq shumë sa ato të bllokohen.

Këtë pikëpamje e mbështetin disa prova empirike. Një studim i viteve 1990, zbuloi se rajonet e Japonisë, ku dietat ushqimore kishin ndryshuar më shumë, kishin gjithashtu rëniet më të mëdha të vdekshmërisë cerebrovaskulare.

Një studim tjetër mbi 80.000 japonezë në vitet 1995-2009, tregoi se goditjet në tru ishin më të zakonshmet midis atyre që hanin më pak mish apo qumësht. Edhe pse rënia e numrit të vdekjeve cerebrovaskulare, mund të burojë tërësisht nga shkaqe të tjera, këto të dhëna sugjerojnë se ndryshimi i dietës mund të ketë ndihmuar në këtë drejtim.

Ironia është se përfitimet shëndetësore të Japonisë, të shoqëruara me një normë të ulët të lindjeve, e kërcënojnë ekonominë e saj. Deri në vitin 2060, 40 për qind e japonezëve mund të jenë 60 vjeç ose më të moshuar. Kjo do të bënte që më shumë të kremtonin ditëlindjen e tyre të 118-të, por nga ana tjetër do të kishin përreth tyre më pak nipër e mbesa.

                                          TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ronaldo drejt largimit, Juventusi “piketon” ish-sulmuesin e Interit

Situata e pandemisë nuk i ka ndihmuar klubet e futbollit nga ana financiare të cilat duket se janë me humbje për shkak dhe të...

Serbia merr 500 mijë vaksina kineze/ Vuçiç: Presim dhe 13 milion të tjera

500,000 doza të tjera të vaksinës kineze “Sinofarm”, kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në Serbi. Lajmin e ka dhënë presidenti serb Aleksandër Vuçiç, në një...

Fenomeni “Tirja”,/ Bushati: Ndodh kudo, në Gjermani doktori vrau 118 pacientë

Deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati e ka quajtur të turpshme faktin e fokusimit të vëmendjes ndaj rastit të sanitares së Shefqet Ndroqi, Tire...

Ministri francez: Vaksinat ruse dhe kineze, rrezik për shëndetin publik

Një ministër i kabinetit francez u bëri thirrje vendeve të Bashkimit Evropian të mos i përdorin vaksinat ruse ose kineze për COVID-19n, nëse ato...

Meta: Kush nuk voton, s’ka të drejtë të ankohet për pasojat e qeverisjes

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i ka bërë thirrje shqiptarëve për të votuar masivisht në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Sipas Metës, ai qytetar që...