Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Sikur thirrja e Ilir Metës për Serbinë, të ishte bërë edhe për Shqipërinë

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Sikur thirrja e Ilir Metës për Serbinë, të ishte bërë edhe për Shqipërinë

Nga: Alfred Peza

Do mundohem të bëj një ushtrim të thjeshtë publicistik, me një deklararatë të Presidentit të Republikës, drejtuar banorëve të Luginës së Preshevës në Serbi. Përmes saj, Ilir Meta i bën thirrje faktorit shqiptar atje, që të marri pjesë sa më masivisht si në zgjedhjet e përgjithshme lokale, ashtu edhe në ato Parlamentare.

Duke presupozuar se Kreu i Shtetit i do realisht njësoj si shqiptarët e Serbisë jugore, ashtu edhe shqiptarët e tjerë në Ballkan e kudo në botë, po i zëvendësoj ata në deklaratën e botuar në website-n zyrtare të Presidencës, me opozitarët e Shqipërisë. I bindur si gjithë të tjerët edhe unë, se Ilir Meta sigurisht që e do Shqipërinë, më shumë sesa Serbinë.

Ky ushtrim publicistik, nuk tenton të provokojë askënd dhe asgjë. Ai thjeshtë ka për qëllim që ta vendosi fjalët e Nr. 1 të shtetit sipas “parimit të reciprocitetit”, në të njëjtin kontekst si me zgjedhjet e 26 prillit 2020 në Serbi, ashtu edhe me ato që u zhvilluan më 30 Qershor 2019 në Shqipëri. Në këtë mënyrë kemi mundësi që të shohim, nëse Presidenti ynë ka të njëjtën qasje dhe standard përballë proceseve zgjedhore pavarësisht se ku zhvillohen ato, apo jo!

DEKLARATA E PLOTË:

10 shkurt 2020

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka ndjekur dhe ndjek me vëmendje të gjitha zhvillimet në vend, e në mënyrë të veçantë zhvillimet politike lidhur me zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri.

Presidenti Meta ka bërë thirrje në vijimësi për zgjidhjen në mënyrë demokratike të të gjitha çështjeve që shqetësojnë opozitën dhe mbështetësit e tyre. Në këtë kontekst, pjesëmarrja e Partisë Demokratike, Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe aleatëve të tyre në zgjedhjet e përgjithshme lokale të 30 qershorit 2019, është me rëndësi madhore për Shqipërinë.

Presidenti Meta inkurajon të gjitha forcat politike të “Opozitës së Bashkuar” të marrin pjesë në zgjedhje, të unifikojnë qëndrimet, në mënyrë që të maksimalizojnë rolin dhe kontributin e tyre në institucionet e ardhshme në nivel lokal.

Presidenti Meta shpreh bindjen se pjesëmarrja sa më masive e qytetarëve shqiptarë në zgjedhjet vendore, gara demokratike e të gjitha subjekteve politike për rritjen e përfaqësimit, si dhe bashkëpunimi i tyre i ngushtë me faktorin ndërkombëtar, do të garantojnë forcimin dhe rritjen e kontributit të opozitës në Shqipëri.

Kaq.

Të gjithë jemi dëshmitarë se Presidenti i Republikës Ilir Meta, nuk e bëri në Shqipëri një deklaratë si kjo e sotmja, për shqiptarët e Luginës së Preshevës në Serbi.

Përkundrazi.

Atëherë kur duhej të dilte në rolin e tij paqtues mbi palët, si “Kryetar i Shtetit dhe përfaqësues i unitetit të popullit” siç e përcakton edhe neni 86/1 i Kushtetutës, ai i hodhi benzinën zjarrit të protestave të opozitës në rrugë. Duke ç’dekretuar datën e zgjedhjeve, Ilir Meta jo vetëm që inkurajoi bojkotimin e tyre, por doli edhe në rolin e frymëzuesit të një “revolucioni” artificial me nxitje nga lart.

Nuk kam asgjë me deklaratën e Presidentit të Republikës së Shqipërisë drejtuar shqiptarëve të Luginës së Preshevës, për të marrë pjesë në zgjedhjet e radhës në Serbi.

Përkundrazi.

Ajo është politikisht korrekte. Deklarata është gjëja e duhur, e bërë në kohën e duhur, e shkruar në mënyrën e duhur dhe e adresuar në rrugën e duhur.

Ajo që më shqetëson në këtë rast, është thjeshtë besueshmëria e qytetarit Nr. 1 të Republikës së Shqipërisë, përballë fqinjëve tanë. Sepse Ilir Meta nuk mund të meret seriozisht në Beograd, duke kërkuar që të zbatohet nesër një standard, të cilin ai dje nuk arriti që ta inkurajojë për zbatim edhe në zgjedhjet e 30 Qershorit në Shqipëri.

Përkundrazi!

Tags: Alfred Pezailir metaSerbiashqiperia

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike
Bota

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike

12:35 | 12/09/2025
Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime
Aktualitet

Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime

12:07 | 08/09/2025
Next Post
Ambasadorja e SHBA i jep dhuratën e veçantë Besa Shahinit

Ambasadorja e SHBA i jep dhuratën e veçantë Besa Shahinit

I dënuari me burgim të përjetshëm, kërkon lirinë për sjellje shembullore

I dënuari me burgim të përjetshëm, kërkon lirinë për sjellje shembullore

Dokumenti/ Gazi lotsjellës kundër protestës së opozitës u mor nga Kosova

Dokumenti/ Gazi lotsjellës kundër protestës së opozitës u mor nga Kosova

JU REKOMANDOJMË

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025




TË FUNDIT

Këshilli i Lartë Gjyqësor: Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, akt që trondit themelet e shtetit të së drejtës
Aktualitet

Këshilli i Lartë Gjyqësor: Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, akt që trondit themelet e shtetit të së drejtës

by mirseda
19:45 | 06/10/2025
0

Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) është mbledhur këtë të hënë, më 6 tetor 2025, për të mbajtur...

Konflikti për ish-Shkollën e Rezervave në Shkodër dhe vendimi i gjyqtarit Kalaja

Konflikti për ish-Shkollën e Rezervave në Shkodër dhe vendimi i gjyqtarit Kalaja

19:26 | 06/10/2025
Ky është Elvis Shkambi që qëlloi me 3 plumba për vdekje gjyqtarin e Apelit Astrit Kalaja

Ky është Elvis Shkambi që qëlloi me 3 plumba për vdekje gjyqtarin e Apelit Astrit Kalaja

19:08 | 06/10/2025
Sfida me Serbinë/ Kombëtarja zhvillon seancën e parë stërvitore, kuqezinjtë humbasin dy lojtarë

Sfida me Serbinë/ Kombëtarja zhvillon seancën e parë stërvitore, kuqezinjtë humbasin dy lojtarë

18:41 | 06/10/2025
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ KLP: Sulm i drejtpërdrejtë ndaj Kushtetutës dhe sigurisë publike

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ KLP: Sulm i drejtpërdrejtë ndaj Kushtetutës dhe sigurisë publike

18:23 | 06/10/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com