Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Si t’i shpëtoni bullizmit, që po dominon sot mediat sociale

4 vjet ago
in Të Gjitha
Si t’i shpëtoni bullizmit, që po dominon sot mediat sociale

Nga: Timothy Meinch “Discover Magazine”

Kur Monika Levinski u shfaq në media në vitin 2014 pas një dekade, ajo kishte një mesazh për publikun. Ajo kishte një diplomë master në psikologji sociale nga një universitet në Londër. Në një intervistë për revistën “Vanity Fair” ajo rrëfeu historinë e jetës së saj, pasi u bë “ajo gruaja”në njërin prej skandaleve seksuale më të mediatizuara në histori.

“Unë kalova nga një figurë krejtësisht e panjohur në një grua të poshtëruar publikisht në të gjithë botën”- tha Levinski.

Incidenti famëkeq i vitit 1998 me presidentin Bill Klinton ndodhi në agimin e epokës së internetit. Por pavarësisht kësaj emri i saj është shfaqur në “gati 40 këngë të muzikës rep”. Veprimet e saj si një praktikante 24-vjeçare në Shtëpinë e Bardhë, u bënë virale në mediat e epokës para medieve sociale.

Vitet e fundit, zgjerimi i jashtëzakonshëm i Facebook dhe Twitter, dhe potenciali për turpërimin publik të cilitdo në internet, e motivuan Levinskin të flasë. “Sot është ngritur një treg ku poshtërimi publik është një mall si gjithë të tjerët, ndërsa poshtërimi një industri” thotë ajo.

Në disa raste, kjo kulturë e sharjeve dhe poshtërimit në rrjet, ka sjelle edhe ndryshime pozitive. Për shembull ajo ka ekspozuar shkelje të rënda, frymëzuar lëvizje politike, dhe ka rrënuar jetën e abuzuesve seksualë në SHBA dhe më gjerë. Gjiganti i Hollivudit Harvi Ueinshtein u akuzua dhe u burgos pas fushatës #MeToo të promovuar gjerësisht.

Për mirë a për keq, interneti dhe mediat sociale, kanë shtuar ndjeshëm mjetet që kanë në dispozicion njerëzit për turpërimin publik, duke i zhvendosur viktimat nga sheshi i qytetit në një rrjet global të ekraneve të lidhura.

“Interneti i jep mundësi qindra ose mijërave njerëz të marrin pjesë në turpërimin kolektiv të dikujt, në një mënyrë që më parënuk ishte e mundur”– thotë Takuja Savaoka, psikolog social dhe drejtor kërkimi në OpenMind.

Shumë kohë përpara internetit, njerëzit që shkelnin kodet morale në një shoqëri do të lidheshin pas një shtylle. Turmat mblidheshin për ta tallur dhe poshtëruar duke u hedhur ushqim të kalbur mbi kokat e tyre dhe fyer me fjalë të ndyra.

Ky ndëshkim dhe spektakël i dyfishtë, filloi më shumë se 1.000 vjet më parë në pjesë të Evropës, dhe zgjati deri në shekullin XIX-të, kur gati u zhduk.“Kjo praktikë u shpall e jashtëligjshme, pasi cilësohej si shumë mizore”- thotë Savaoka.

Turpi ka ecur paralelisht me civilizimin e njeriut dhe rendin shoqëror ndër epoka. Disa antropologë dhe psikologë evolucionistë, thonë se turpi është universal dhe biologjik, si një mekanizëm i evoluar për të siguruar mbijetesën tonë.

Fyerja ose ngacmimi nuk është një gjë e re. Por aftësia e internetit për ta amplifikuar dhe dokumentuar atë përgjithmonë është e tillë. Dhe ky mjet tani është në duart e shumicës së të rinjve. Një raport i vitit 2020 nga Qendra e Kërkimeve mbi Bullizmin në Internet tregoi se 95 për qind e adoleshentëve amerikanë janë në internet, shumica e atyre midis 9-12 vjeç, kanë pajisje personale si telefonat, dhe 9 nga 10 prej tyre i përdornin mediat sociale vitin e kaluar.

Ja çfarë rekomandojnë ekspertët për mënyrën sesi fëmijët dhe adoleshentët mund ta parandalojnë bullizimin që mund t`u bëhet në internet.

  1. Mendohuni mirë para se të postoni

Në epokën dixhitale, ajo që ndajmë në rrjetet sociale mund të bëhet e përhershme. Ajo është gjithashtu një mënyrë për ta prezantuar veten përpara të tjerëve, thotë ekspertja e sigurisë në internet Nensi Uilard, autore e librit “Bullizmi në internet dhe kërcënimet kibernetike”.

  1. Praktikohuni me skenarë paraprakë

Nëse dikush ju fyen në internet, thotë Xhastin Paçin, drejtor i kodimit në Qendrës Kërkimore mbi Bullizmin në Internet ju mund të ndjeni dëshirën – madje edhe nevojën -që të kundërpërgjigjeni. Por në vend të kësaj, prindërit dhe edukatorët duhet t’i ndihmojnë fëmijët të përgatiten për situata të tilla. “Jepuni atyre një situatë hipotetike, që ata t’i praktikojnë aftësitë e devijimit, injorimit apo talljes me atë situatë”- thotë ai.

  1. Ndaloni një moment dhe qëndroni të qetë

Është e lehtë që edhe provokimi më i vogël në rrjet t’ju tërbojë nga inati. “Nëse jeni të mërzitur, kuptojeni që qendra e reagimit ndaj kërcënimeve në trurin tuaj është aktivizuar”- thotë Uilard. “Dhe kur kjo ndodh, prishet ekuilibri juaj emocional, dhe qendrat tuaja të arsyetimit”.Por ka disa mënyra për ta shmangur këtë. Merrni frymë thellë. Largohuni nga tastiera e kompjuteri dhe dilni për një shëtitje jashtë shtëpisë.

  1. Vendoseni veten në vendin e tjetrit

Nëse po fyheni në internet, kjo flet më shumë për gjendjen psikologjike të personit tjetër sesa për ju vetë, thotë psikologia Sherri Tarkëll, drejtore dhe themeluese e Nismës mbi Teknologjinë dhe Veten më Institutin e Teknologjisë në Masaçusets. “Nëse mund ta mbash mend këtë gjë, atëherë e gjithë përvoja do të duket më pak bezdisëse në aspektin emocional”.

  1. Fuqizoni veten me mjete

Nëse e gjeni veten, fëmijën tuaj duke u ngacmuar në internet, shpeshherë vetë teknologjia mund të sigurojë një numër mënyrash të thjeshta për të reaguar. Bërja bllok e ofenduesit. Raportim i postimeve fyese. Bërja e ‘screenshots’mbi këto postime dhe ruajtja e tyre.

Paçin thotë se pasja e provave mund të ndihmojë nëse sjelljet përshkallëzohen në ngacmime të përsëritura dhe për një kohë të gjatë. “Policia e ka shumë më të lehtë të ndërhyjë kur ka mundësi të shohë se çfarë po ndodh saktësisht”– thotë ai.

Burimi i lajmit: https://www.discovermagazine.com/the-sciences/shame-and-the-rise-of-the-social-media-outrage-machine

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: bullizmifyerjeinternet

TË LIDHURA

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Next Post
Shkon natën në Vlorë? Meta: Mashtrim i orkestruar nga kryeoligarku i Shqipërisë

Shkon natën në Vlorë? Meta: Mashtrim i orkestruar nga kryeoligarku i Shqipërisë

Meta: Edhe me shpata, shqiptarët do shkojnë të votojnë më 25 prill

Meta: Edhe me shpata, shqiptarët do shkojnë të votojnë më 25 prill

Meta: Rama më zgjodhi vetë President, nuk bëj fushatë për LSI-në

Meta: Rama më zgjodhi vetë President, nuk bëj fushatë për LSI-në

JU REKOMANDOJMË

Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025




TË FUNDIT

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?
Editorial - Opinione

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

by mirseda
22:35 | 05/07/2025
0

Spartak Ngjela Sot janë nën akuzë ish presidentë, ministra e ish-kryeministra dhe goditja antikorrupsion do të vijojë...

Dëmtim tronditës për Musialën, u përplas me Donnarummën: “Lutjet e mia për ty!”…

Dëmtim tronditës për Musialën, u përplas me Donnarummën: “Lutjet e mia për ty!”…

22:33 | 05/07/2025
Fiton ndaj Bayern, PSG gjysmëfinalistja e parë Kupës së Botës

Fiton ndaj Bayern, PSG gjysmëfinalistja e parë Kupës së Botës

22:19 | 05/07/2025
Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

22:17 | 05/07/2025
Zelensky zbardh detaje nga biseda me Trump: Ishte më e mira që kam patur ndonjëherë

Zelensky zbardh detaje nga biseda me Trump: Ishte më e mira që kam patur ndonjëherë

22:16 | 05/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com