E hënë, 1 Mars, 2021
11 C
Tirana

Meta: Rama më zgjodhi vetë President, nuk bëj fushatë për LSI-në

Presidenti i Republikës, Ilir Meta përmes një deklaratë për media nga qyteti i Vlorës, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit tha se kreu i shtetit lëviz natën pa protokoll.

Meta u shpreh e në Selenicë ka shkuar me kërkesë të komunitetit, pasi sipas tij, qeveria ka mashtruar banorët e Selenicës, duke zhvendosur investimin e fondit saudit për rrugën në këtë zonë.

Meta, duke iu referuar akuzave të Ramës se po bën fushatë për LSI-në, tha se një gjë e tillë është e vërtetë pasi ishte vetë Rama ai që e zgjodhi President.

Ilir Meta: ”I bëj apel gazetarëve në Tiranë, dhe pronarëve të mediave, që të mos keqshfrytëzojnë pa mëshirë. Të kenë më shumë respekt për publikun, për qytetarët. Të mos i referohen shpifjeve që dalin nga zyra e kryeoligarkut, me të vetmin qëllim, për të zgjatur agoninë e një regjimi që bazohet te gënjeshtrat, te një grup oligarkësh. Nga Vlora, ju siguroj se më 5 prill Shqipëria do t’i takojë shqiptarëve dhe jo oligarkëve.

Lidhur me çështjen e Selenicës, ka qenë një komunitet që ka ardhur te unë, pastaj jam kthyer, e vërteta është që ata janë mashtruar shumë rëndë. Unë jam i gatshëm të shkoj edhe me përfaqësues të qeverisë, dhe ta sqaroj si është e vërteta. Edhe në Radhimë jam gati të shkoj, s’kam asnjë problem. Është e qartë që u mashtrua komuniteti i Selenicës, heqja e fondit saudit ishte një kërkesë e qeverisë shqiptare. Për sa i përket çështjes së LSI, kjo është një gënjeshtër se unë jam zgjedhur vetë nga Edi Rama si President i Shqipërisë. Ai vetë ka thënë që askush më mirë se Ilir Meta nuk mund t’i mbrojë kërkesat e opozitës. Kur them opozita s’kam parasysh partitë, është më e gjerë se aq.”

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kosova në pritje të konfirmimit nga COVAX për marrjen e vaksinave

Ministria në detyrë e Shëndetësisë në Kosovë tha se është në pritje të “konfirmimit final” nga COVAX për marrjen e dozave të para të...

Ukraina hedh në plehra vaksinat anti-covid, mjekët refuzuan t’i marrin

Ukrania ka hedhur poshtë disa doza vaksina anti-covid pasi mjekët kanë refuzuar që t’i marrin. Në lidhje me këtë ka folur edhe kreu i Partisë...

A mund ta kishin pushtuar dot britanikët Bashkimin Sovjetik?

Më 2 shtator 1945, presidenti amerikan Herri Truman, shpalli fundin e Lufës së Dytë Botërore. Me dorëzimin e Japonisë, bota mund të merrte frymë...

Takimet në Bruksel, Rama: Vlerësime shumë të mira për Shqipërinë

Kryeminstri Edi Rama e cilësoi si një ditë pozitive dhe produktive vizitën e tij në Bruksel ditën e sotme. Edhe pse në momente të vështira...

E bujshme nga Italia, PSG nis bisedimet për Elseid Hysajn

Një lajm i bujshëm ka qarkulluar së fundmi në mediat italiane. Bëhet fjalë për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, i cili mund të...