Meta: Edhe me shpata, shqiptarët do shkojnë të votojnë më 25 prill

Presidenti i Republikës, Ilir Meta tha se më 25 prill do ketë pjesëmarrje historike në votime.

Duke folur nga Vlora, Meta u shpreh se kushdo që do t’i demoralizojë shqiptarët për të mos votuar të lidhë kokën me peshqir, pasi Shqipëria do ngrihet më këmbë.

Ndër të tjera, Meta deklaroi se është armik i oligarkisë dhe se nuk ndihet i kërcënuar që të vijë fshehtas në Vlorë.

Pyetje: Si qëndron çështja e rrugës së Selenicës? Shumë qytetarë që u ka skaduar karta, nuk ka mundësi të votojnë, cili është qëndrimi juaj? Po vota e emigrantëve? Cili është qëndrimi i ambasadorëve lidhur me integrimin dhe zgjedhjet? Si do të dalë LSI pas zgjedhjeve të 25 prillit?”

Ilir Meta:Unë midis demokracisë dhe pushtetit, do zgjedh gjithmonë demokracinë. Tani me pasaporta, karta dhe shpata, shqiptarët do të shkojnë për të votuar. Kushdo që përpiqet t’i demoralizojë të lidhë kokën me peshqir. Shqipëria do të ngrihet në këmbë. Të gjithë e kanë kuptuar se fuqia e tyre është vota. E kanë kuptuar se vota është e drejta e tyre, se e kanë nënvlerësuar deri më tani. Çdo përpjekje për të demoralizuar shqiptarët është e dështuar.”