Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

“Si të hysh në BE kur drejtohesh nga një tufë hajdutësh”, Ngjela komenton takimin Rama-Merkel

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Hakmarrja e një gruaje”, Ngjela rrëfen historinë e një prej femrave më të bukura të Tiranës

Avokati i njohur, Spartak Ngjela, ka reaguar pas takimit të kryeministrit Rama me kancelaren gjermane Merkel, teksa shprehet se kjo e fundit ka vënë një kusht për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Përmes një statusi në Facebook, Ngjela deklaron se ky kusht mund të jetë arrestimi i të korruptuarve të mëdhenj, i cili do të bëhet përmes SPAK-ut.

“Shqipëria sot është në të njëjtën situatë me Kroacinë e disa viteve më parë, kur Berlini dhe Brukseli i vendosën si kusht anëtarësimi, arrestimin e kryeministrit kroat Ivo Sanader… Si mund të hysh në Bashkimin Evropian kur drejtohesh nga një tufë hajdutësh që kanë depozituar rreth 5 miliardë euro nga korrupsioni shtetëror?”, shkruan Ngjela.

Postimi i plotë:

Kancelarja gjermane, Merkel, ka kërkuar sot që të hapen negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Europian, por me një kusht dhe me afat kohor.
Rama ishte në takim me të… Por ajo e drejtoi në Bundeshtag. Pse?

l.
Hapja ose çelja e negociatave me BE, do të ndodhë me kusht. Cili është kushti? Rama nuk e thotë. Fakti që nuk e thotë, kuptohet se kushti është likuidimi ligjor i të korruptuarve të mëdhenj, madje, dhe me afat.
Shqipëria sot është në të njëjtën situatë me Kroacinë e disa viteve më parë, kur Berlini dhe Brukseli i vendosën si kusht anëtarësimi, arrestimin e kryeministrit kroat Ivo Sanader.

Ky është kushti themelor edhe për Shqipërinë: arrestimi i të korruptuarve të mëdhenj. Por këtu, likuidimi i të korruptuarve do të vijë mes organeve të SPAK-ut, të cilin e drejtojnë ndërkombëtarët.
Si mund të hysh në Bashkimin Europian kur drejtohesh nga një tufë hajdutësh që kanë depozituar rreth 5 miliardë euro nga korrupsioni shtetëror!?
Atëherë, çfarë po ndodh?

ll.
Politika shqiptare sot është nën shtypjen e dy trysnive të mëdha: njëra është presioni që i bëhet nga shqiptarët të cilët janë në ankthin e pranimit në Bashkimin Europian. Shqiptarët duan punë dhe një shtet që të jetë garant i jetës së tyre, sepse e dinë që sot nuk e kanë. Por e dinë dhe i njohin se shkaktarët e kësaj gjendjeje janë liderët e tyre, të gjithë të korruptuar. Prandaj e duan anëtarësimin në Bashkimin Europian, se e dinë që, struktura perëndimore e shtetit europian, do të likuidonte domosdoshmërisht të korruptuarit e medhenj.

Trysnia tjetër vjen nga politika e lartë perëndimore: nga Uashingtoni dhe nga Berlini. Këta po kërkojnë Reformën në Drejtësi dhe likuidimin e liderëve të korruptuar. Pikërisht kjo është trysnia parësore. Sepse, politika e lartë perëndimore, duke e ditur që shqiptarët po presin me ankth anëtarësimin në BE, vendosën si kusht Reformën në Drejtësi. Tani, ata e kanë përfunduar vetë të gjithë bazën ligjore të kësaj Reforme. Mbetet vetëm fillimi i punës së institucioneve. Këta shpejt fillojnë seleksionimin penal të të korruptuarve të mëdhenj. Domethënë, Shqipëria po hyn në kohën e saj të drejtësisë dhe të zhvillimit real.

Ky është kushti i kancelares gjermane kundrejt kryeministrit shqiptar: ngritja sa më e shpejtë e institucioneve goditëse antikorrupsion. Dhe sigurisht që ky është një kusht në favor të shqiptarëve dhe të Shqipërisë.

Tags: Angela Merkelbeedi ramanegociatatSpartak Ngjelatakimi

TË LIDHURA

Mashtrimi kompjuterik me qytetarë të huaj, sekuestrohen 890 mijë euro dhe pajisje elektronike
Aktualitet

Mashtrimi kompjuterik me qytetarë të huaj, sekuestrohen 890 mijë euro dhe pajisje elektronike

15:39 | 14/04/2026
Rrëzohen ankimimet në Kuvend, byroja lë në fuqi përjashtimet për Flamur Nokën dhe Elda Hotin
Aktualitet

Rrëzohen ankimimet në Kuvend, byroja lë në fuqi përjashtimet për Flamur Nokën dhe Elda Hotin

15:35 | 14/04/2026
Nafta shtrenjtë, autobusët reduktohen 40%: Shoqatat akuza qeverisë
Aktualitet

Nafta shtrenjtë, autobusët reduktohen 40%: Shoqatat akuza qeverisë

15:09 | 14/04/2026
Next Post
Vetëplagoset me armë zjarri, 52-vjeçari humb jetën në spital

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, makina përplas për vdekje këmbësorin

Kryemadhi: Ja çfarë më tha Endri Fuga për Ramën

Kryemadhi: Ja çfarë më tha Endri Fuga për Ramën

Fileto me salmonelë e kafe e pa certifikuar, AKU ndalon hyrjen e 46.2 ton produkte nga Brazili

Fileto me salmonelë e kafe e pa certifikuar, AKU ndalon hyrjen e 46.2 ton produkte nga Brazili







JU REKOMANDOJMË

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026




TË FUNDIT

“Europa po shkatërron veten”/ Trump nuk ‘kursen’ Melonin, Papën dhe NATO-n me kritika të forta
Bota

“Europa po shkatërron veten”/ Trump nuk ‘kursen’ Melonin, Papën dhe NATO-n me kritika të forta

by mirseda
15:57 | 14/04/2026
0

Presidenti i Shtetet e Bashkuara, Donald Trump, ka bërë komente kritike ndaj Giorgia Meloni dhe kreut të...

Përshkallëzim i luftës/ Ukraina bombardon depot ruse të dronëve në Zaporizhia dhe Donetsk

Përshkallëzim i luftës/ Ukraina bombardon depot ruse të dronëve në Zaporizhia dhe Donetsk

15:47 | 14/04/2026
Mashtrimi kompjuterik me qytetarë të huaj, sekuestrohen 890 mijë euro dhe pajisje elektronike

Mashtrimi kompjuterik me qytetarë të huaj, sekuestrohen 890 mijë euro dhe pajisje elektronike

15:39 | 14/04/2026
(FOTO) DJ Gimbo del hapur, thirrje për vota për Selin në prag të finales

(FOTO) DJ Gimbo del hapur, thirrje për vota për Selin në prag të finales

15:37 | 14/04/2026
Rrëzohen ankimimet në Kuvend, byroja lë në fuqi përjashtimet për Flamur Nokën dhe Elda Hotin

Rrëzohen ankimimet në Kuvend, byroja lë në fuqi përjashtimet për Flamur Nokën dhe Elda Hotin

15:35 | 14/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com