Gjatë ditëve të fundit, kjo edhe për shkak të ankthit të shkaktuar nga epidemia e koronavirusit, njerëzit ngatërrojnë simptomat e gripit të zakonshëm me koronavirusin. Gripi i zakonshëm ka këto simptoma: rrjedhje nga hundët dhe dhimbje fyti, këto të dyja janë karakteristikat tipike të aparatit të frymëmarrjes. Koronavirusi prek përgjithësisht traktin e poshtëm të frymëmarrjes, dhe shumica e të infektuarve shfaqin kollë të thatë, gulçim, pneumoni por jo dhimbje fyti.
Si të dallojmë një person të infektuar me koronavirus?
Shenjat më të zakonshme përfshijnë simptomat e aparatit të frymëmarrjes:
-Ethe
-Kollë e thatë
-Gulçim
-Temperaturë
-Vështirësi në frymëmarrje
-Dhembje muskujsh
-Lodhje
Në shumicën e rasteve, sëmundja fillon dhe mbaron në mushkëri, pasi vetë koronavirusi është një sëmundje e frymëmarrjes. Një infeksion i tillë transmetohet përmes mikrobeve infektive. Simptomat fillimisht janë të ngjashme me një ftohje: pacienti ndjen ethe dhe kollitet. Gjendja më pas mund të përkeqësohet dhe më pas ndodh pneumonia. Sipas të dhënave të disponueshme deri më tani, 82% e të infektuarve shfaqnin simptoma të buta të sëmundjes, ndërsa raste të tjera ishin të sëmurë rëndë ose kritik.