Kronikë

Si skenar filmash/ Kush është 26-vjeçari që u vra me plumb në kokë, arrestohen 4 persona

               Publikuar në : 10:15 - 23/08/19 M. S

Uniformat blu në Tiranë kanë zbardhur në kohë reale ngjarjen e ndodhur dje në rrugën “Muhamet Gjollesha”, në Tiranë, ku mbeti i plagosur rëndë me armë zjarri 26-vjeçari Indrit Çela, i cili mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spital.

Indrit Çela po kryente sistemin e kondicionimit të vilës 3-katëshe, kur u kofliktua me dy djemtë e pronarit. Gjatë sherrit, vëllezërit e qëlluan me armë, duke e lënë të plagosur rëndë me plumb në kokë. Fatkeqësisht, i riu ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në spital.

Zbardhen detajet/ I morën jetën 26-vjeçarit, vrasja u krye nga djemtë e pronarit të vilës

Dy vëllezërit G.K. 31 vjeç dhe A.K. 28 vjeç, janë shpallur në kërkim. Policia shton më tej se janë arrestuar katër persona të tjerë, mes tyre babai i dy vëllezërve, të cilët akuzohen për “moskallëzim krimi”, dhe “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Më poshtë ju sjellim fotografinë e të riut, i cili u qëllua me plumb në kokë.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT