Politikë

Ambasada Amerikane publikon foton, jep njoftimin e rëndësishëm për Shqipërinë

               Publikuar në : 10:26 - 23/08/19 M. S

Teksa vendi ndodhet në krizë politike, dhe partnerët tanë amerikanë po japin ndihmën e tyre në krijimin e drejtësisë së re në Shqipëri, Ambasada Amerikane ka një njoftim të rëndësishëm.

Me anë të një postimi në Facebook, Ambasada bën me dije se SHBA festojnë 230 vjetorin e Departamentit të Shtetit.

“Foto e Ditës | Këtë vit, ne festojmë 230 vjetorin e Departamentit të Shtetit. Për më shumë se dy shekuj, Ambasadat, Konsullatat dhe diplomatët tanë në mbarë botën, kanë forcuar partneritetet dhe miqësitë tona, si dhe kanë nxitur zhvillim ekonomik botëror.

Përgjatë këtij viti, ne do të postojmë foto historike që përfaqësojnë diplomacinë e Shteteve të Bashkuara dhe miqësinë midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë.

Në këtë foto, Sekretari i Shtetit John Kerry pozon me trupën e marinsave të Ambasadës Amerikane, përpara statujës së Skënderbeut, në Muzeun Kombëtar të Historisë në Tiranë. (14 shkurt, 2016) #NjeSkuaderNjeMision”, shkruhet bashkëngjitur një fotoje.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT