Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Si SHBA dhe BE, mund ta “shpëtojnë” Ballkanin Perëndimor nga Kina

5 vjet ago
in Bota, Editorial - Opinione, Kryesore, Rajoni, Të Gjitha, TT, W-Instant
Si SHBA dhe BE, mund ta “shpëtojnë” Ballkanin Perëndimor nga Kina

Nga Valbona Zeneli “The Diplomat”

Në përputhje me axhendën ekonomike dhe gjeopolitike të Pekinit në Evropë, Ballkani Perëndimor ka parë një rritje të ndikimit kinez, duke ngritur shqetësime në Perëndim, se në një epokë të konkurrencës mes fuqive të mëdha, Ballkani mund të shndërrohet lehtësisht në një nga fushat e shahut, ku luajnë fuqitë e mëdha.

Pavarësisht mundësive të pakta që u ofron u ofron investitorëve kinezë, 5 vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia), janë përfshirë që nga vitit 2012 në Platformën 16+1, (aktualisht 17+1 me shtimin e Greqisë), që bën bashkë Kinën me vendet e Evropës Lindore dhe Juglindore.

Më vonë, kjo platformë rajonale u bë një pjesë integrale e Nismës së Brezit dhe Rrugës (BRI), dhe Ballkani Perëndimor u fokusua gjithnjë e më shumë tek projektet e lidhura me të. Interesat gjeo-ekonomike dhe politike të Pekinit, synojnë ta përdorin rajonin si një portë për në Evropë, dhe platformën tregtare si një rrugë tranzit për në Evropën Perëndimore, ku janë interesat e vërteta të Kinës.

Tridhjetë vjet pas rënies së Murit të Berlinit, Ballkani Perëndimor mbetet dukshëm pas BE-së, si në infrastrukturë, ashtu edhe në zhvillim ekonomik. Ai ka një popullsi totale prej më pak se 18 milionë banorësh, me një PBB për frymë pak më shumë se 6.000 dollarë, ose vetëm 14 për qind e të ardhurave mesatare të BE-së (44.467 dollarë).

Të ngarkuara me borxhe, dhe me nivele mesatare papunësie prej 20 për qind, ekonomitë e rajonit kanë një nevojë të madhe për investime. I gjithë rajoni, tërheq më pak se 0.57 përqind të investimeve të huaja direkte në botë (vetëm 10 miliardë dollarë në viti 2018), megjithë afërsinë e saj me BE-në, një nga tregjet më tërheqëse në ekonominë globale me 25 për qind të investimeve të huaja direkte, dhe njëherazi një nga investitorët kryesorë në ekonominë botërore, me 30 përqind të investimeve.

Pjesa e tregtisë së Kinës me Ballkanin Perëndimor, është ende shumë e vogël, vetëm 4.5 miliardë dollarë në vitin 2018, ku gati gjysma është me Serbinë (2.2 miliardë dollarë), partnerja strategjike e Kinës në rajon. Investimet kineze në Ballkanin Perëndimor (pa përfshirë Shqipërinë) në vitet 2005-2019, kanë qenë 14.6 miliardë dollarë, ku kryeson sërish Serbia me 10.3 miliardë dollarë.

Por shumica e këtyre parave nuk janë investime të huaja direkte, por kredi. Kompanitë kineze shpesh përfitojnë nga disa marrëveshje të njëanshme, kur risku zhvendoset në vendet pritëse, në kurriz të stabilitetit financiar të rajonit. Pa mbikëqyrjen e duhur financiare, disa vende të Ballkanit Perëndimor rrezikojnë të mbeten peng i borxheve ndaj Kinës.

Që nga viti 2018, Mali i Zi (një anëtar i ri i NATO-s) ka thuajse 40 përqind të borxhit kombëtar vetëm ndaj Kinës, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut me 20 përqind, Bosnja me 14 për qind, dhe Serbia me 12 për qind. Serbia e sheh Kinën si një nga shtyllat kryesore të politikës së saj të jashtme.

Beogradi është duke u bërë një qendër gjithnjë e më e rëndësishme për Kinën, teksa synon të trashëgojë rolin e liderit rajonal në procesin e dixhitalizimtit, duke qenë nja nga pikat qendrore për nismat  e ardhshme të kompanisë së famshme kineze Huauei.

Në Shqipëri, investimet më të rëndësishme kineze përfshijnë Aeroportin Kombëtar të Tiranës, që zotërohet nga “China Everbright Group”, një kompani e mbështetur nga shteti, por edhe rafinerinë më të rëndësishme e prodhimit të naftës në vend (që zë 95 përqind të naftës së papërpunuar të Shqipërisë), e blerë për 442 milionë dollarë nga kinezja “Geo-Jade Petrolium Corp”.

Qeveritë në Ballkanin Perëndimor, vazhdojnë të flirtojnë me Pekinin për të marrë më shumë investime. Por projektet kineze, mund të harmonizohen lehtësisht me ciklet politike. Oferta e Pekinit, u japin mundësi vendimmarrësve në rajon të nxisin rrjetet e patronazhit, dhe të shtojnë avantazhet elektorale afatshkurtra.

Me synim ndërtimin e një komuniteti vendesh miqësore, Pekini po investon shumë në diplomacinë kulturore, nga Institutet e Konfucit që janë të pranishme në çdo kryeqytet të rajonit, deri tek dhomat e tregtisë dhe qendrat kulturore. Por aktivizmi diplomatik dhe ekonomik në rritje i Pekinit në rajon, është ndihmuar edhe nga skepticizmi nëse BE-ja mund të ketë ndonjëherë një politikë të përbashkët përkundrejt Ballkanit Perëndimor.

Dështimi i Brukselit, për ta afruar Ballkanin Perëndimor me normat e saj institucionale, vlerat dhe standardet e qeverisjes së mirë, dhe dekada e fundit të “lodhjes së zgjerimit” kanë krijuar një boshllëk të përsosur të pushtetit, që mund të mbushet lehtësisht nga aktorë të rinj të jashtëm.

Jo vetëm BE-ja, por Perëndimi në përgjithësi, ka nevojë për t’i ofruar mundësi më të mira Ballkanit Perëndimor.

Në bashkëpunim me SHBA-në, BE-ja lipset të ketë një strategji e qartë për të zhvilluar mundësi zhvillimi ekonomik në Ballkanin Perëndimor, të mbështetur në themelet e sundimit të ligjit dhe të qeverisjes së mirë. Si donatorët kryesorë në rajon, ata duhet të përdorin më mirë investimet e tyre, ndërsa duhet të forcojnë dhe integrojnë komunikimin strategjik, për të garantuar që publiku të kuptojë qëllimin dhe përfitimin e ndihmës.

Ekziston nevoja për një sinergji më të fortë midis programeve të asistencës së BE-së dhe nismave amerikane, siç është Akti i Ndërtimit i SHBA-së i vitit 2018, që synon krijimin e një institucioni të ri financiar të zhvillimit, me një buxhet prej 60 miliardë dollarësh për investime në vendet në zhvillim.

Në një epokë të rivalitetit mes fuqive të mëdha, stabilizimi i Ballkanit Perëndimor, dhe afrimi i tyre me vlerat thelbësore transatlantike, si dhe normat, institucionet dhe modelin demokratik të qeverisjes, duhet të jetë një përparësi madhore për Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara./TIRANA TODAY

Shënim:Valbona Zeneli, është Kryetare e Departamentit të Nismave Strategjike në Qendrën Evropiane Xhorxh Marshall për Studime të Sigurisë.

Tags: Ballkanin PerëndimorbekinamundSHBAshpetojne

TË LIDHURA

Shefi i komisariatit të Delvinës pësoi djegie gjatë shuarjes së zjarrit në Senicë dhe u nis me helikopter drejt Tiranës
Aktualitet

Shefi i komisariatit të Delvinës pësoi djegie gjatë shuarjes së zjarrit në Senicë dhe u nis me helikopter drejt Tiranës

18:32 | 25/07/2025
Makina luksoze Maserati përfshihet nga flakët në aksin Sarandë-Gjirokastër, shpëton shoferi
Aktualitet

Makina luksoze Maserati përfshihet nga flakët në aksin Sarandë-Gjirokastër, shpëton shoferi

15:38 | 25/07/2025
Gjendet nga polumbarët trupi i pajetë i 16-vjeçarit të mbytur në Lagunën e Patokut, adoleshenti tjetër në gjendje të rëndë
Aktualitet

Gjendet nga polumbarët trupi i pajetë i 16-vjeçarit të mbytur në Lagunën e Patokut, adoleshenti tjetër në gjendje të rëndë

19:28 | 24/07/2025
Next Post
Konfirmohet rasti i parë me koronavirus në Ballkan

Konfirmohet rasti i parë me koronavirus në Ballkan

Nga SIDA tek Koronavirusi: A u krijuan këto sëmundje nga vetë njerëzit

Nga SIDA tek Koronavirusi: A u krijuan këto sëmundje nga vetë njerëzit

Kina, Koreja e Jugut njoftojnë raste të reja me koronavirus

Kina, Koreja e Jugut njoftojnë raste të reja me koronavirus

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

16:45 | 21/07/2025
Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

15:49 | 18/07/2025
Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare

E rëndë në Shëngjin/ Ra në kontakt me rrymën elektrike dhe u rrëzua nga skela, humb jetën 32-vjeçari

18:44 | 19/07/2025




TË FUNDIT

Banorët e Delvinës: ‘Fatkeqësi e jashtëzakonshme, na janë djegur të gjitha, s’kemi as ujë, as drita.’”
Aktualitet

Banorët e Delvinës: ‘Fatkeqësi e jashtëzakonshme, na janë djegur të gjitha, s’kemi as ujë, as drita.’”

by mirseda
09:07 | 26/07/2025
0

Në 24 orët e fundit, Shqipëria është duke u përballur me një situatë të vështirë nga zjarret,...

“Dita më e nxehtë sot, me temperatura deri në 43°C. Ministria e Mbrojtjes: Rrezik maksimal për zjarre në të gjitha qarqet.”

“Dita më e nxehtë sot, me temperatura deri në 43°C. Ministria e Mbrojtjes: Rrezik maksimal për zjarre në të gjitha qarqet.”

09:04 | 26/07/2025
Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare

Sarandë: Citroeni përplaset me motor, 27-vjeçari dërgohet me helikopter në Tiranë

18:43 | 25/07/2025
Shefi i komisariatit të Delvinës pësoi djegie gjatë shuarjes së zjarrit në Senicë dhe u nis me helikopter drejt Tiranës

Shefi i komisariatit të Delvinës pësoi djegie gjatë shuarjes së zjarrit në Senicë dhe u nis me helikopter drejt Tiranës

18:32 | 25/07/2025
Makina luksoze Maserati përfshihet nga flakët në aksin Sarandë-Gjirokastër, shpëton shoferi

Makina luksoze Maserati përfshihet nga flakët në aksin Sarandë-Gjirokastër, shpëton shoferi

15:38 | 25/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com