Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Si po përfiton Putini në përplasjen SHBA-BE

8 vjet ago
in Të Gjitha
Si po përfiton Putini në përplasjen SHBA-BE

Bashkimi Evropian ndihet i shqetësuar nga marrëveshja sekrete midis Trump dhe Vladimir Putinit disa muaj më parë. Sanksionet perëndimore, sigurojnë një mekanizëm presioni në trajtimin e krizës ukrainase, ku lufta vazhdon në mënyrë të pandërprerë. Dalja e Kongresit Amerikan si garant, se sanksionet nuk do të hiqen në mënyrë të njëanshme nga presidenti, duhet të jetë një lajm i mirë. Por nuk reagoi kështu BE-ja. Nuk u gëzua. Në vend të kësaj, ministria e jashtme gjermane sugjeroi se pas sanksioneve fshihej një komplot i biznesit amerikan, për të nxitur eksportet e lëngëta të gazit natyror në Evropë.

Qeveria franceze vuri në pikëpyetje ligjshmërinë ndërkombëtare të ligjit. Ndërsa presidenti i Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker, ishte kaq i zemëruar sa që bëri thirrje për masa ndëshkuese (edhe pse BE më vonë u tërhoq nga ky kërcënim). Në këtë episod, Brukseli krijoi përshtypjen se ishte disi në anën e Putinit kundër Kongresit Amerikan.

Kjo është diçka e habitshme. Ju mund ta imagjinoni Putinin duke e shijuar spektaklin e përçarjeve që shfaqen midis Uashingtonit dhe aleatëve të tij evropianë. Disa në Bruksel, pohuan se sanksionet e SHBA-së rrezikuan të ndanin evropianët mbi Rusinë, në vend se t’i bashkonin ata. Por, kjo në një mënyrë elegante nxjerr në pah faktin, se këto ndarje kanë ekzistuar prej kohësh. Dhe se ato vetëm sa janë thelluar nga sjellja e kompanive të ndryshme energjetike evropiane.

Marrim gazsjellësin “Nord Stream 2”, të cilin Rusia dëshiron ta ndërtojë përgjatë Detit Baltik në Gjermani, me ndihmën e kompanive gjermane, franceze dhe të tjera. Projekti ka zemëruar evropiano-qendrorët dhe shtetet baltike, pasi nga pikëpamja e Kremlinit, ai minon pozitën e Ukrainës, përmes së cilës kalon aktualisht shumica e gazit për në Evropë. Ligji i ri i miratuar në Kongres, synon potencialisht pengimin e ndërtimit të gazsjellësit të ri në Baltik.  Kjo gjë ka inatosur edhe Gjermaninë, e cila ka këmbëngulur gjithnjë se “Nord Stream 2” është një përpjekje thjesht komerciale – megjithëse ky argument vështirë se përputhet me mënyrën se si Putini po i përdor rrugët energjetike, për të rritur ndikimin në Evropë.

Reagimi i BE-së, dukej se i jepte përparësi korporatave të mëdha që bëjnë para në marrëveshjet me Rusinë, në vend të një tabloje më të gjerë diplomatike. Të themi të drejtën, jo të gjitha ankesat evropiane qenë të pavlera. Versionet më të hershme të ligjit amerikan, kishin të bënin me zona që mund ta kishin penguar BE-në të diversifikonte rrugët e saj energjetike larg Rusisë. Uashingtoni është këto ditë kaq shumë i përzier në kaosin politik, sa që duket i paaftë të shohe përtej flluskës së vet. As reagimi evropian nuk qe krejtësisht unanim. Ka pasur një heshtje të dukshme nga Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, i cili është një kritik i hapur i “Nord Stream 2”.

Një çarje transatlantike është hapur sërish në të njëjtin vend. Duke u ankuar, në vend se të shprehë solidaritet me ata në Uashington që duan të kufizojnë instinktet pro-Putin të Trampit, Bashkimi Evropian duket se ishte në kundërshtim edhe me premtimet e veta të mëhershme. Dy muaj më parë, Angela Merkel deklaroi:”Ne evropianët, duhet të fillojmë të marrin realisht në duart tona fatin tonë”.  

Në epokën e Trump dhe Brexit, Evropa duhet të ringrihet për hir të vetvetes si kurrë më parë. Deri në një farë mase, kjo qëndrim i ri është shfaqur – mbi klimën, tregtinë dhe vlerat. Por javën e kaluar, nuk u duk më si një sinonim i rezistencës ndaj Trump. Dikush mund të supozojë me lehtësi disa prej arsyeve.

Merkel po kërkon të rizgjedhet për një mandat të ri, dhe mban marrëdhënie të ngushta me lobin e biznesit gjerman, si dhe ato pjesë të opinionit publik që favorizojnë një qëndrim pajtues ndaj Rusisë. Emanuel Makron i Francës, është i kujdesshëm që të mos distancohet nga Merkel. Ai madje ka joshur Trump-in në një formë spektakolare. Evropianët e Evropës Qendrore dhe Lindore nuk e pëlqejnë nismën e re amerikane, por ata kanë më pak peshë sesa partneriteti franko-gjerman – dhe për më tepër qeveria populiste e Polonisë është miqësore ndaj Trump-it.

Sa i përket Britanisë: E konsumuar nga Brexit ajo i ka tashmë të gjitha, por është zhdukur nga tablloja evropiane. Por ndoshta arsyeja më e thellë nga të gjitha, është se asnjë nga këto nuk qe subjekt i një debati shumë të hapur politik. Komisioni i BE-së, ka vepruar në mënyrë teknokratike, më shumë i interesuar për interesat e ngushta të biznesit, sesa mbi gjeopolitikën. Ripërcaktimi i marrëdhënies Evropë-SHBA nën presidencën Trump, nuk është një detyrë e lehtë. Por nëse Evropa ka një kartë për të luajtur në Uashington, ajo me siguri ka të bëjë me shumë me Kongresin se sa me Zyrën Ovale.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: bemakronMerkelputinrusiSHBATrump

TË LIDHURA

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Next Post
(Video) Rrëfehet Blendi Fevziu: Dy shërbime të huaja më kërkuan ndihmë…

(Video) Rrëfehet Blendi Fevziu: Dy shërbime të huaja më kërkuan ndihmë…

SHBA zgjeron ndalimin e udhëtimit për tre shtete të tjera, mes tyre Koreja e Veriut

Trump kërcënon NBC News: Ju heq licencën

Kryente vepra të turpshme me vajzën dhe dhunonte gruan, ndalohet 36-vjeçari

Nëna tmerrohet nga dhuna ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuar

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

19:59 | 14/08/2025
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

21:49 | 13/08/2025




TË FUNDIT

Shpërthim në një fabrikë në Rusi! Zjarri në Ryazan lë 11 të vdekur dhe mbi 130 të plagosur
Bota

Shpërthim në një fabrikë në Rusi! Zjarri në Ryazan lë 11 të vdekur dhe mbi 130 të plagosur

by mirseda
20:51 | 16/08/2025
0

Një zjarr shkatërrues në një fabrikë industriale në rajonin e Ryazanit, në juglindje të Moskës, ka shkaktuar...

Prangoset një shqiptar në Angli, për vra*jen e një 30-vjeçari

Prangoset një shqiptar në Angli, për vra*jen e një 30-vjeçari

20:47 | 16/08/2025
SHBA transferon 50 automjete të blinduara sigurie në Kosovë

SHBA transferon 50 automjete të blinduara sigurie në Kosovë

19:19 | 16/08/2025
Përmbytjet katastrofike në Pakistan dhe në Kashmir shkaktojnë mbi 300 të vdekur

Përmbytjet katastrofike në Pakistan dhe në Kashmir shkaktojnë mbi 300 të vdekur

18:59 | 16/08/2025
Natyra “e egër” në zemër të alpeve, turistët nga e gjithë bota zgjedhin Thethin

Natyra “e egër” në zemër të alpeve, turistët nga e gjithë bota zgjedhin Thethin

18:21 | 16/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com