jojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgamdom giriş
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Si përgatitet Japonia për përballimin e tërmeteve (VIDEO)

6 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
Si përgatitet Japonia për përballimin e tërmeteve (VIDEO)

Japonia është një vend që ka përjetuar shumë më tepër katastrofa natyrore se sa vendet e tjera, dhe kryesisht tërmete. Kjo e ka bërë atë një nga vendet më të përgatitura në botë për ngjarje të tilla. Nëse krahasohet numri i katastrofave që e kanë goditur kombin japonez, plus dendësinë e popullsisë së tij, me shkallën e vdekshmërisë, shifrat e të vdekurve në kohët moderne janë çuditërisht të vogla.

Këtu bën përjashtim deri diku tërmeti i fortë i vitit 2011, me magnidutë 9.1 ballë të shkallës Rihter, që shkaktoi një cunam të frikshëm, dhe afro 16 mijë të vdekur. Aftësia për risi, investime, arsimim, dhe mbi të gjitha për të mësuar nga gabimet e së kaluarës, ka bërë që Japonia të jetë vendi më i përgatitur në botë për tërmetet.

Godina rezistente ndaj tërmeteve

Duke pasur parasysh rregullsinë e tërmeteve në Japoni, të gjitha shtëpitë janë ndërtuar për t’i rezistuar një niveli të caktuar dridhjeve sizmike. Llogaritet që rreth 87 për qind e ndërtesave në kryeqytetin Tokio, janë në gjendje t’i rezistojnë tërmeteve.

Shumë struktura, janë ndërtuar për të qenë më shumë fleksibël, nëse goditen nga lëkundje sizmike. Disa godina janë ndërtuar me teflon, një material që lejon lëvizjen e strukturave për të amortizuar tronditjen. Ndërkohë godina të tjera, vishen me gomë, sërish për të amortizuar lëkundjet sizmike.

Sistem alarmi në celularët smartfonë

Çdo smartfon në Japoni, ka të instaluar një sistem alarmi mbi tërmetin dhe cunamin. Alarmi bie së paku 5-10 sekonda para katastrofave të pritshme, dhe synon t’i japë përdoruesve kohë që të mbrohen. Sistemi bërtet “Jishin desu! Jishin desu! (Po bie një tërmet!), dhe vazhdon kështu derisa ndalen lëkundjet.

Trenat e shpejtësisë së lartë, kanë një sistem alarmi të përsosur

Japonia është një vend ku dominojnë trenat, dhe rrjeti i tyre i vçantë “shinkansen” (trenat e shpjetësisë së lartë). Për të garantuar sigurinë e të gjithë pasagjerëve, trenat janë të pajisur me sensorë të tërmetit, që aktivizohen dhe frenojnë çdo tren në lëvizje, nëse është e nevojshme. Në tërmetin e vitit 2011, pati 27 trenat “shinkansen” në lëvizje. Secili prej tyre, dha alarmin që pas tërmeteve më të vogla, dhe u ndal para goditjes së madhe, duke mos shkaktuar asnjë të vdekur apo të plagosur nga pasagjerët.

Mbulim i menjëhershëm televiziv

Nëse një tërmet godet Japoninë, të gjitha kanalet televizive në vend, kalojnë menjëherë në mbulimin zyrtar të ngjarjes, për të garantuar që popullsia të jetë e mirë-informuar, se si të shmangë pasojat e goditjes. Mbulimi mediatik, jep informacion mbi tërmetet, se ku duhet të kërkojnë mbrojtje qytetarët, apo nëse është duke ardhur ndonjë tsunami, duke iu dhënë kohë qytetarëve të shkojnë drejt terreneve më të larta.

Ndërgjegjësim dhe edukim për parandalimin e katastrofës

N​ë Japoni, shkollat kryejnë disa herë në muaj trajnime të rregullta mbi tërmetin për nxënësit e tyre. Që në moshë të re, nxënësit edukohen në mënyrën më të mirë se si duhet të mbrojnë veten, nëse një tërmet godet zonën e tyre. Rekomandimi më i zakonshëm, është që fëmijët të futen nën tavolinat e tyre, dhe të qëndrojnë aty derisa të përfundojë tërmeti. Nëse janë duke luajtur jashtë, fëmijët mësohen të shkojnë me vrap në qendër të një hapësire pa ndërtesa, për të mos u goditur nga rënia e objekteve nga godinat që shemben.

Muzeu Përkujtimor i Tërmeteve

Japonia e ndihmon mbrojtjen e popullatës së saj nga fatkeqësitë e ardhshme natyrore, duke mësuar nga ngjarjet e kaluara. Në vitin 1995, qyteti i Kobes u godit nga një tërmeti i fortë që vrau 5.000 njerëz, dhe shkatërroi dhjetëra mijëra shtëpi. Pas rindërtimit të qytetit, Kobe ndërtoi edhe Muzeun Përkujtimor të Tërmetit. Ai funksionon sot edhe si një qendër arsimore, për parandalimin dhe mbijetesën nga katastrofat.

Çanta emergjence dhe mbijetese nga tërmeti

Mënyra sesi përgatitet çdo familje për një tërmet, ndryshon rast pas rasti. Megjithatë, shumë shtëpi japoneze janë të pajisura me çantën e mjeteve të mbijetesës nga tërmeti. Ajo është e pajisur me mjetet e ndihmës së parë mjekësore, ujë, racione ushqimore, doreza, maska ​​për fytyrën, çarçafë specialë, elektrik dore, dhe madje edhe radiomarrëse.

Tuneli i shkarkimit të ujit

Një nga mrrekullitë inxhinierike të Tokios, tuneli i shkarkimit të ujit, ndodhet në periferi të qytetit. Ai gjendet nën një fushë futbolli. Ky tunel i madh, mbledh ujërat e përmbytjeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore si ciklonet dhe cunamet, dhe e rishpërndan ujin në lumin Edo.

Kjo do të thotë që nëse zona goditet nga një tërmet që shkakton një cunami, qyteti kursehet nga ndonjë përmbytje e madhe. Puna për ndërtimin e tunelit, zgjati 13 vjet dhe projekti kushtoi 3 miliardë dollarë. Megjithatë, në raste emergjence ky tunel shpëton qindra mijëra jetë.

TIRANA TODAY

 

Tags: JaponiKatastrofatërmetettokio

TË LIDHURA

Zjarr i madh pranë autostradës Lushnje-Fier, flakët rrezikojnë bizneset e zonës
Aktualitet

Zjarr i madh pranë autostradës Lushnje-Fier, flakët rrezikojnë bizneset e zonës

15:47 | 23/03/2026
Ish-gjyqtarët kërkojnë rikthim, në dyshim shkarkimet e Vettingut
Aktualitet

Ish-gjyqtarët kërkojnë rikthim, në dyshim shkarkimet e Vettingut

15:27 | 23/03/2026
Rritja e çmimit të naftës në Shqipëri, hyn në fuqi Bordi i Transparencës për caktimin e ‘tavanit’
Aktualitet

Rritja e çmimit të naftës në Shqipëri, hyn në fuqi Bordi i Transparencës për caktimin e ‘tavanit’

15:20 | 23/03/2026
Next Post
Durrës/ Plas sherri mes policit dhe një banori

Durrës/ Plas sherri mes policit dhe një banori

Dita e Çlirimit, sa ishin dëmet që pësoi Shqipëria në 6 vite pushtim

Dita e Çlirimit, sa ishin dëmet që pësoi Shqipëria në 6 vite pushtim

Pezullohen kërkimet te hotel ‘Mira Mare’ në Durrës

'Njoftim për të prekurit nga tërmeti'. Si të përfitoni strehim në hotel







JU REKOMANDOJMË

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
Parakalimi fatal i 29-vjeçares shqiptare, 2 të vdekur dhe 8 të plagosur – mes tyre fëmijë

Parakalimi fatal i 29-vjeçares shqiptare, 2 të vdekur dhe 8 të plagosur – mes tyre fëmijë

14:45 | 16/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Zjarr i madh pranë autostradës Lushnje-Fier, flakët rrezikojnë bizneset e zonës
Aktualitet

Zjarr i madh pranë autostradës Lushnje-Fier, flakët rrezikojnë bizneset e zonës

by mirseda
15:47 | 23/03/2026
0

Një zjarr ka përfshirë këtë mesditë bimësinë e thatë në një kanal në afërsi të vendit të...

Ish-gjyqtarët kërkojnë rikthim, në dyshim shkarkimet e Vettingut

Ish-gjyqtarët kërkojnë rikthim, në dyshim shkarkimet e Vettingut

15:27 | 23/03/2026
Rritja e çmimit të naftës në Shqipëri, hyn në fuqi Bordi i Transparencës për caktimin e ‘tavanit’

Rritja e çmimit të naftës në Shqipëri, hyn në fuqi Bordi i Transparencës për caktimin e ‘tavanit’

15:20 | 23/03/2026
Mediu në SHBA: Diskutime për Shqipërinë dhe mbrojtjen

Mediu në SHBA: Diskutime për Shqipërinë dhe mbrojtjen

15:18 | 23/03/2026
Salianji akuzon Berishën për frikë nga gara në PD: Sa më shumë përjashtime, aq më shumë panik

Salianji akuzon Berishën për frikë nga gara në PD: Sa më shumë përjashtime, aq më shumë panik

14:56 | 23/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com