Aktualitet

Dita e Çlirimit, sa ishin dëmet që pësoi Shqipëria në 6 vite pushtim


               Publikuar në : 14:45 - 30/11/19 M S

Për Shqipërinë, Lufta e Dytë Botërore nisi 5 muaj më herët. Më 7 prill 1939, ajo u pushtua nga Italia fashiste. Në shtatorin e vitit 1943, vendin e pushtuesve italianë e zunë nazistët gjermanë. Vendi u çlirua më 29 nëntor 1944, edhe pse kjo datë është e kontestuar nga të djathtët.

Sipas të dhënave zyrtare të kohës, Lëvizja Nacionalçlirimtare mobilizoi në luftë rreth 70 mijë partizanë. Prej tyre, 10 mijë ishin ende adoleshente, 6 mijë gra dhe vajza, të rreshtuar në 24 brigada, 8 divizione dhe 3 korparmata.

Burime të tjera, e përgjysmojnë këtë shifër. Komunistët pretendonin se lufta shkaktoi vdekjen e 28 mijë shqiptarëve, dhe plagosjen e 12.600 të tjerëve. Gjatë luftës u burgosën apo internuan në kampet e përqendrimit në Itali e Gjermani mbi 10 mijë njerëz, ndërsa 35.000 punëtorë u detyruan të bënin punë të detyruara.

Ndërkohë, pushtuesit dogjën dhe u shkatërruan gjithsej 62.475 shtëpi; bastisën 21.131 shtëpi; shkatërruan dhjetëra ura mbi lumenj, teksa u nxorrën jashtë përdorimit portet detare të Shëngjinit, Durrësit, Vlorës dhe Sarandës.

Në bujqësi, u dëmtuan mbi 1 milionë bagëti. Dëmet e shkaktuara nga lufta përllogariten në mbi 500 milionë franga ari. Kur Gjermania Perëndimore kërkoi të vendosë marrëdhëniet diplomatike me Shqipërinë komuniste në vitet 1980, autoritetet shqiptare kërkuan dëmshpërblimet e luftës, kërkesë që e refuzua nga pala gjermane.

TIRANA TODAY

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT