Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Si mund të shfajësohet Ilir Meta për video-shantazhin ndaj ambasadorit Soreca

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Si mund të shfajësohet Ilir Meta për video-shantazhin ndaj ambasadorit Soreca

Nga Mero Baze

Presidenti paska zgjedhur Shën Valentinin të reflektojë ndaj lajmeve të rreme, që përhapi zyra e tij në muajin nëntor, rreth një videoje erotike të një ambasadori të Bashkimit Evropian në Tiranë, me një zyrtare të lartë të shtetit shqiptar.

Reflektimi i Presidentit vjen pasi ambasadori Soreca foli për herë të parë publikisht për këtë shëmti të prodhuar nga zyra e Presidentit. Janë së paku disa gazeta të kontrolluara nga Presidenti dhe dhjetëra zyrtarë të lartë të LSI, që kanë ende në profilet e faqeve të tyre në Facebook, postimet shantazhuese, lajmet nga burime të sigurta brenda Presidencës për ekzistencën e videos dhe pastaj shpërndarjen e tyre.

Sekretare e Ilir Metës ka shpërndarë në dhjetëra adresa whatsapp-i dhe messenger-i shantazhin duke “e filluar me fotot”, duke lënë të kuptohej se pastaj do nxirrej video-ja.

Nëse kjo do të kishte ndodhur në ndonjë institucion tjetër të shtetit shqiptar, do të ishte problem serioz.

Por koha në të cilën Ilir Meta e bënte këtë shantazh dhe arsyeja përse e bënte, kishin shpjegime psikologjike dhe politike.

Së pari, shantazhi i zyrës së Ilir Metës për një video erotike dhe përfolja pastaj nën zë e emrave konkretë, vinte në një kohë kur Ilir Meta kishte shfaqur publikisht shenja të qarta të një stresi politik, pasi ai ndjehej i rrethuar nga Perëndimi.

Kishte shpallur luftë kundër ambasadorëve të Perëndimit, kishte shpallur “Non grata” për hesap të vet ambasadorin e OSBE, kishte lëshuar taborin e LSI, të flisnin për ambasadorë që bëjnë orgjira, kishte sulmuar të dërguarin e presidentit Trump për Ballkanin, Matthew Palmer, kishte refuzuar të takonte të ngarkuarën me punë të Ambasadës së SHBA dhe ambasadorin italian në Tiranë, si mbështetës të Reformës në Drejtësi etj.

Pra kishte bërë aq shumë marrëzi, sa kjo numërohej një prej tyre. Dhe nuk është se ja mori njeri seriozisht.

Së dyti, për opinionin publik, shantazhet e Ilir Metës me video kanë dhe një shpjegim psikologjik, pasi ai është goditur rëndë personalisht nga një regjistrim i ish- ministrit të tij, dhe prej atëherë ai ndjehet i traumatizuar nga mekanizimi i video-regjistrimit. Dhe kur tentoi t’i kundërpërgjigjej ish- ministrit të vet, ai tentoi pikërisht të regjistrojë video seksuale.

Pra në koshiencën e tij, Ilir Meta e konsideron video-regjistrimin seksual, si një armë të fortë kundër çdo armiku të vet. E quan atë formën më të lartë të kërcënimit dhe të sulmit që mund t’i bëjë një kundërshtari.

Ndaj në këtë aspekt, sulmi ndaj ambasadorit Soreca vlen më shumë për të kuptuar se sa armik e ka në mendjen e vet Ilir Meta, se sa për ekzistencën apo jo të ndonjë videoje.

Kur Ilir Meta të kërcënon me video-regjistrim seksual, dihet se të ka futur tek armiqtë e mëdhenj, si ai që i bëri video-regjistrimin në zyrë për punë pazaresh.

Dhe së fundmi, kur Ilir Meta kërkon hetim për gjërat që bën vetë, apo për bashkëpunëtorët e vet, duhet të kuptoni se është trembur.

Është pak a shumë ajo që i ndodhi me Klement Balilin disa vite më parë. Pasi shkoi në SHBA dhe u përball me historinë, u kthye në Tiranë dhe kërkoi mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të hetuar kush është i lidhur me Klement Balilin. Në fakt e kishte emëruar vetë drejtor, i kishte në krye të LSI në Sarandë, dhe kërkonte hetim sikur këtë gjë ja kishte imponuar PD, ose PS.

Tani është në të njëjtën situatë. Pasi ka folur ambasadori Soreca dhe pasi opinioni publik nuk e ka kapërdirë shantazhin e ndyrë të Ilir Metës, ky po shfaqet të kërkojë hetim, për t’u dukur sikur nuk ka ditur gjë.

Ka vetëm një shans të bindë opinionin për këtë. Të marrë raport mjekësor, ku të provojë që nuk ka qenë koshient në vjeshtën që shkoi nga trutë e kokës. Dhe është e vetmja gjë që do t’ia besojnë shqiptarët. S’ka nevojë për hetim.

Tags: ilir metamero bazeshfajesohetSorecaVideo

TË LIDHURA

Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët
Aktualitet

Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

20:26 | 24/06/2025
“Miqtë e huaj më paralajmëruan për arrestimin dhe më ofruan azil politik”, Meta rrëfen nga burgu: Ja pse i refuzova
Aktualitet

“Miqtë e huaj më paralajmëruan për arrestimin dhe më ofruan azil politik”, Meta rrëfen nga burgu: Ja pse i refuzova

18:47 | 24/06/2025
INSTAT publikon shifrat e krizës së prodhimit vendas
shendetesi

INSTAT publikon shifrat e krizës së prodhimit vendas

15:08 | 24/06/2025
Next Post
Misteri i Ballkanit/ Kush e ekzekutoi presidentin e vetëshpallur të Çamërisë

Misteri i Ballkanit/ Kush e ekzekutoi presidentin e vetëshpallur të Çamërisë

Mrekullitë ekzistojnë! Kur lotët e një babai “çojnë” djalin në këmbë

Mrekullitë ekzistojnë! Kur lotët e një babai “çojnë” djalin në këmbë

Shkëmbim zjarri mes dy makinave në qendër të Shkodrës? Policia zbardh ngjarjen

Grabitet argjendaria në Elbasan, ndodhej shumë pranë Komisariatit të Policisë

JU REKOMANDOJMË

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

17:51 | 19/06/2025
Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025




TË FUNDIT

Netanyahu: Fitore historike, eliminuam kërcënimin bërthamor dhe raketat
Bota

Netanyahu: Fitore historike, eliminuam kërcënimin bërthamor dhe raketat

by mirseda
21:11 | 24/06/2025
0

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e ka përshkruar armëpushimin midis Iranit dhe Izraelit si një “fitore historike”. Ai...

Trump mbërrin në Holandë për të marrë pjesë në samitin e NATO-s

Trump mbërrin në Holandë për të marrë pjesë në samitin e NATO-s

21:07 | 24/06/2025
A do të lidhej me Xhensila Myrtezajn? Ja si përgjigjet Ledri Vula

A do të lidhej me Xhensila Myrtezajn? Ja si përgjigjet Ledri Vula

20:57 | 24/06/2025
Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

20:26 | 24/06/2025
“Kërcënon” Ministri i Jashtëm Iranian: Nuk do të rikthehemi në tryezën e bisedimeve me SHBA-në,

“Kërcënon” Ministri i Jashtëm Iranian: Nuk do të rikthehemi në tryezën e bisedimeve me SHBA-në,

19:53 | 24/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com