Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

“Miqtë e huaj më paralajmëruan për arrestimin dhe më ofruan azil politik”, Meta rrëfen nga burgu: Ja pse i refuzova

10 muaj ago
in Aktualitet, Kryesore
“Miqtë e huaj më paralajmëruan për arrestimin dhe më ofruan azil politik”, Meta rrëfen nga burgu: Ja pse i refuzova

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili ndodhet i burgosur politikisht prej muajit tetor 2024, në një intervistë dhënë për SYRI.net, ka treguar për herë të parë se, ishte paralajmëruar se do të arrestohej.

Gjatë intervistës së dhënë për gazetarin Artan Cena, Meta ka treguar se, i ishte ofruar edhe azil politik, por ai kishte refuzuar në mënyrë kategorike, duke u shprehur se, do të përballej me narkoregjimin.

Intervista me presidentin e PL, Ilir Meta-Pjesa e parë:
Pyetje: Z. Meta si po ecën çështja juaj?

Përgjigje: Besoj se avokati i nderuar Z. Cakrani po e informon në vijimësi opinionin publik me farsën e shekullit të fabrikuar nga Narkoregjimi dhe veglat e tij.

Pyetje: Duket se ai është aq i sigurtë sa ka thënë se është gati të verë garanci pasurinë e tij për lirimin tuaj. Kaq i varfër jeni ju?

Përgjigje: Besoj se avokat Cakrani e ka shprehur vetë këtë gatishmëri, duke shprehur bindjen e tij jo vetëm për pafajësinë time, por edhe në karakterin tim.

Unë nuk u rrëmbeva se mund të largohesha, se fiks atë ditë unë po kthehesha nga Kosova.

Po kështu një nga qëllimet kryesore të Narkoregjimit që urdhëroi SPAK-un publikisht nga tribunat e PS-së, për të më arrestuar mua, ishte pikërisht largimi, sepse kështu unë vetë fajësohesha për tërë ato shpifje të investuara prej dy dekadash ndaj meje.

Që mbas largimit të Arben Ahmetaj, çdo javë Dumani thërriste gazetaret e besuara duke u thënë informalisht se këtë javë e atë javë arrestohet Meta, se erdhi porosia nga X shtet e nga X ishull.

Dhe ju i mbani mend lajmet që dilnin çdo ditë.

Po kështu, në 21 Tetor 2023, isha në Austri për një kontroll mjekësor, ditën kur u rrëmbye në aeroport Prof. Jamarbër Malltezi dhe SPAK ju vërsul Sali Berisha, një mesazh interesant i erdhi personit që ishte me mua nga një bashkëpunëtor i Charles McGonigalit, i cili i thoshte me pak fjalë se ky është fillimi, se qëllimi është te Meta.

Po kështu, pata shumë telefonata se ku isha, pasi ishin shpërndarë lajme se po shkoja në Hungari për azil politik.

Madje edhe një gazetar i njohur opozitar e dashamirës më tha mos u kthe këto ditë sa të qetësohen gjërat.

Të premten, u thashë, pasdite arrij në Rinas, u thuaj të gjithëve të më presin.

Shumë miq, të njohur edhe ndërkombëtarë, jo vetëm më paralajmëruan se do më arrestonin, por edhe më ofruan mbështetje për azil politik edhe në vendet e BE dhe NATO.

I falenderova shumë për përkujdesin e tyre, por u thashë se unë s’mund të realizoj ëndrrën e armiqve të vendit tim dhe mercenarëve të tyre, që nga Rama e gjithë veglat e tyre në drejtësi e kudo.

Nëse do kishin një provë apo fakt penal, sado minimal, ata kurrë s’do kishin inskenuar atë rrëmbim mafioz që në historinë e Gjykatës së Strasburgut do hyjë si precedent më skandaloz deri më sot.

Ata i arritën disa qëllime afatshkurtra, si izolimin tim ekstrem, dobësimin e fuqisë opozitare në publik, frikësimin e shumë njerëzve, por në afatgjatë fitorja më takon mua dhe gjithë patriotëve.

Ata shpresuan që përmes izolimit ekstrem dhe përpjekjeve për të korruptuar disa nga personat që komunikonin me mua, të krijonin prova apo fakte penale, siç bënë me kolegun e tyre Veliaj.

Edhe zvarritjet e hetimeve të nisura nga Dumani që në Dhjetor 2019 me urdhër të Ramës e McGonigal, i shtyjnë qëllimisht për të zvarritur gjyqin në themel, i cili do jetë i hapur.

TË LIDHURA

VR*SJA E 48-VJEÇARIT NË FUSHË KRUJË/ Gjykata e Tiranës lë Eduart Afmatajn në burg
Aktualitet

VR*SJA E 48-VJEÇARIT NË FUSHË KRUJË/ Gjykata e Tiranës lë Eduart Afmatajn në burg

14:43 | 14/04/2026
Protesta në Mal të Zi bllokon kamionët në Hanin e Hotit
Aktualitet

Protesta në Mal të Zi bllokon kamionët në Hanin e Hotit

14:09 | 14/04/2026
Porositi zjarrvënien e një automjeti, 38-vjeçari në Korçë arrestohet brenda banesës së tij
Aktualitet

Porositi zjarrvënien e një automjeti, 38-vjeçari në Korçë arrestohet brenda banesës së tij

14:06 | 14/04/2026
Next Post
Milan lëviz për mesfushorin shqiptar, oferta për Brugge

Milan lëviz për mesfushorin shqiptar, oferta për Brugge

Hapësira ajrore iraniane rihapet pjesërisht për fluturime ndërkombëtare

Hapësira ajrore iraniane rihapet pjesërisht për fluturime ndërkombëtare

Inter, mesfushori: Do respektoj kontratën, nuk largohem

Inter, mesfushori: Do respektoj kontratën, nuk largohem







JU REKOMANDOJMË

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026




TË FUNDIT

Ali Ahmeti: Po cenohet Marrëveshja e Ohrit, duhet reagim!
Rajoni

Ali Ahmeti: Po cenohet Marrëveshja e Ohrit, duhet reagim!

by mirseda
14:46 | 14/04/2026
0

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, u shpreh në Samitin e Diasporës lidhur me protestat...

Meloni pezullon marrëveshjen e mbrojtjes me Izraelin

Meloni pezullon marrëveshjen e mbrojtjes me Izraelin

14:45 | 14/04/2026
VR*SJA E 48-VJEÇARIT NË FUSHË KRUJË/ Gjykata e Tiranës lë Eduart Afmatajn në burg

VR*SJA E 48-VJEÇARIT NË FUSHË KRUJË/ Gjykata e Tiranës lë Eduart Afmatajn në burg

14:43 | 14/04/2026
Protesta në Mal të Zi bllokon kamionët në Hanin e Hotit

Protesta në Mal të Zi bllokon kamionët në Hanin e Hotit

14:09 | 14/04/2026
Porositi zjarrvënien e një automjeti, 38-vjeçari në Korçë arrestohet brenda banesës së tij

Porositi zjarrvënien e një automjeti, 38-vjeçari në Korçë arrestohet brenda banesës së tij

14:06 | 14/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com