E shtunë, 26 Shtator, 2020
16 C
Tirana

Si mund ta dëmtojë Covid-19 trurin e njeriut

Më të lexuarat

U ekzekutua nga RENEA/ Çfarë u gjet brenda shtëpisë së të moshuarit në Elbasan

RENEA ka ekzekutuar sot Lefter Zhidrun, pas më shumë se 5 orësh rezistencë nga 71-vjeçari në banesën e tij. RENEA u fut nga tarraca e...

RENEA/ Kush e jep urdhrin e ekzekutimit? Eksperti tregon hapat që ndiqen

Një nga efektivët e RENEA ka treguar se si funksionon reparti RENEA në një situatë të ngjashme me ngjarjen e djeshme dhe kush janë...

“Kemi një specialist të ri që ka dalë në qarkullim”, Artan Hoxha zbardh detajet e forta të atentatit ndaj Preng Gjinit

Pak ditë më parë, 51-vjeçari Preng Gjini të cilit iu hodh makina në erë në Tiranë, nuk dha të dhëna të vlefshme për hetimin...

Prej 17 muajsh në kërkim, gjendet trupi i pajetë i 36-vjeçarit shqiptar në Greqi

Pas 17 muajsh kërkimi, është gjetur në Greqi trupi i pajetë i 36-vjeçarit shqiptar, Laert Beqaj. Ky i fundit humbi gjurmët mesnatën e 9...

“I kishte ardhur dita e perëndisë!”, ja çfarë thotë djali i madh i 71-vjeçarit që u ekzekutua në Elbasan (VIDEO)

71-vjeçari që u ekzekutua në përplasjen me forcat RENEA, ishte divorcuar dy herë më parë. Djali i Lefter Zhidrus ka thënë në një prononcim...

Ju atje “lart”, merreni videon e këtij burri që qan dhe shikojeni natë e ditë (VIDEO)

Nga: Mentor Kikia Ky burrë është një fermer në Korçë, i cili në janar i preu mollët që kishte mbjellë, sepse nuk e shiste dot...

“Pse i ndihmon kaq shumë njerëzit?”/ Rrëfimi prekës i Cunmulajt: Dua t’i ngjaj mamit sa thoi i gishtit të këmbës

Modelja e njohur, Emina Cunmulaj ishte ftuar sot në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, teksa ka bërë një rrëfim si asnjë herë më...

Detaje tronditëse nga masakra në Elbasan/ Lefter Zhidru kishte lidhje me bandat në Elbasan, Vlorë dhe Sarandë

Grupi hetimor po kryen veprimet e fundit të këqyrjes së vendit të ngjarjes, pas masakrës në Elbasan. Në banesën e 71-vjeçarit Lefter Xhidru, janë...

Ndodh e papritura në emisionin “Përputhen”, konkurrenti largohet me urgjencë nga studio (VIDEO)

Çdo ditë emisioni "Përputhen” në Top Channel ofron shumë surpriza. Me plot të papritura ishte emisioni i djeshëm, ku një nga protagonistët e ka...

Ç’po ndodh në Kinë? Merr flakë laboratori gjigant i kërkimeve 5G

Laboratori kërkimor dhe i zhvillimit i gjigantit kinez të teknologjisë “Huawei Technologies” në qytetin jugor të Dongguan është përfshirë nga flakët. Re të mëdha...

Gruaja betohej se kishte parë luanë dhe majmunë në shtëpinë e saj. Ajo po bëhej gjithnjë e më konfuze dhe agresive ndaj të tjerëve, dhe ishte e bindur se burri i saj ishte një mashtrues. Ishte në mesin e të 50-ave, dhe nuk kishte pasur më herët asnjë problem me shëndetin mendor.

Por ajo ishe prekur nga Covid -19. Rasti i saj ishte një ndër të para të njohura mbi dikë që zhvillon psikoza pas prekjes nga kjo sëmundje. Gjatë muajve të parë të pandemisë së Covid-19, mjekët u fokusuan kryesisht tek frymëmarrja e pacientëve, trajtimi i dëmtimit të mushkërive dhe sistemit të qarkullimit të gjakut.

Ndërkohë provat për dëmet neurologjike po shtoheshin. Disa njerëz të shtruar në spital me Covid-19 po përjetonin delir: ishin të hutuar, ç’orientuar dhe të shqetësuar. Në muajin prill, një grup ekspertësh në Japoni publikuan raportin e parë mbi një të sëmurë me Covid-19 që kishte ënjtje të indeve të trurit.

Një raport tjetër fliste mbi një pacient me një përkeqësim të mielinës, një shtresë yndyrore që mbron neuronet e trurit, dhe që dëmtohet në mënyrë të pakthyeshme nga sëmundjet neuro-degjenerative si skleroza e shumëfishtë. “Simptomat neurologjike po bëhen gjithnjë e më të frikshme”-thotë Elison Muotri, neuroshkencëtarët në Universitetin e Kalifornisë në San Diego.

Lista e dëmeve përfshin tashmë goditjet në tru, si mpiksja apo hemorragji cerebrale dhe humbje të kujtesës. Edhe pse viruset mund të pushtojnë dhe infektojnë trurin, nuk është e qartë nëse SARS-CoV-2 e bën këtë në një masë të madhe. Simptomat neurologjike mund të jenë rezultat i stimulimit të tepërt të sistemit imunitar.

Benedikt Majkëll, neurolog në Universitetin britanik të Liverpulit, thotë se kjo gjë është e rëndësishme të sqarohet. Në një studim të botuar në qershor, Majkëll dhe ekipi i tij analizuan detajet klinike mbi 125 persona të sëmurë me Covid-19 në Britani, të cilët kishin efekte neurologjike apo psikiatrike.

Nga ata, 62 për qind kishin përjetuar dëmtim të furnizimit me gjak të trurit, si mpiksje apo hemorragji, dhe 31 për qind kishin gjendje të ndryshuara mendore, të tilla si konfuzion ose humbje ndjenjash për një kohë të gjatë, ndonjëherë të shoqëruar me encefalit, ënjtje të indeve të trurit.

Dhjetë njerëz që kishin ndryshuar gjendje mendore zhvilluan psikoza. Një studim i ngjashëm i botuar në korrik, solli raporte të hollësishme të rasteve të 43 personave me komplikime neurologjike nga Covid-19. “Disa modele po bëhen të qarta”- thotë Majkëll Zandi, neurolog në Universitetin e Londrës, dhe një nga autorët kryesorë të studimit.

Komplikacionet më pak të zakonshme, përfshijnë dëmtimin e nervit periferik, që është tipik për sindromës “Guillain-Barré”, dhe ato zona në tru që janë përgjegjëse për ankthin dhe ç’rregullimin e stresit post-traumatik. Simptoma të ngjashme janë parë tek epidemitë e SARS dhe MERS, të shkaktuara gjithashtu nga koronaviruset.

Lexo edhe :   Ylli i Milanit rezulton pozitiv me koronavirus
Lexo edhe :   Studimi i fundit/ Kush e ka kaluar këtë sëmundje nuk rrezikohet nga Covid-19

Simptomat që preknin sistemin nervor qendror ndodhën në të paktën 0.04 për qind të njerëzve me SARS, dhe 0.2 për qind të atyre me MERS. Duke qenë se tani kemi mbi 28.2 milionë raste të konfirmuara me Civid-19 në të gjithë botën, kjo mund të nënkuptojë se 10.000-50.000 njerëz kanë përjetuar komplikacione neurologjike.

Pyetja më e ngutshme për shumë neuroshkencëtarë është se pse ky virus prek trurin. Gjetja e një përgjigjeje do t’i ndihmojë mjekët të zgjedhin trajtimet e duhura. “Nëse kemi një infeksion viral me qasje direkte në sistemit nervor qendror, këta janë pacientët që duhet të trajtohen me remdesivir ose një tjetër antiviral. Por nëse virusi nuk është i pranishëm në sistemin nervor qendror, atëherë ne duhet ta trajtojmë me terapi anti-inflamatore. Nuk ka kuptim t’i japësh dikujt antiviralë nëse virusi është zhdukur, dhe është e rrezikshme t’i japësh anti-inflamatorë dikujt që ka një virus në trurin e tij”- thotë Majkëll.

Ka prova të qarta se SARS-CoV-2 mund të infektojë neuronet e trurit. Në një studim paraprak të muajit maj, u tregua se SARS-CoV-2 mund të infektojë neuronet, duke vrarë disa prej tyre dhe duke zvogëluar formimin e sinapseve mes tyre.

Çështja është si koronavirusi mund të depërtojë në trurin e njerëzve. Për shkak se humbja e nuhatjes është një simptomë e zakonshme tek të sëmurët, neurologët menduan se nervi i nuhatjes mund të jetë një portë hyrës e mundshme. Por provat faktike e hodhën poshtë këtë hipotezë.

Një ekip kërkimor i udhëhequr nga Meri Fouks, patologe në Shkollën e Mjekësisë në Universitetin Mali i Sinait në Nju Jork, botoi në fund të muajit maj një studim, që përshkruante dëmët që kishte lënë koronavirusi në trupat e 67 njerëzve që kishin vdekur nga sëmundja.

“Ne e kemi parë virusin në tru. Mikroskopët elektronikë zbuluan praninë e tij Por nivelet e virusit ishin të ulëta dhe nuk mund të zbuloheshin vazhdimisht”- thotë ajo, duke shtuar se infeksionet në tru janë zakonisht të vogla dhe kanë tendencën të grumbullohen rreth enëve të gjakut.

Majkëll bie dakord me konstatimin se koronavirusi është i vështirë për t’u zbuluar në tru, krahasuar me organet e tjera. Një arsye mund të jetë receptori ACE2, një proteinë në qelizat tona që përdor virusi për të depërtuar në trupin tonë, nuk është shumë aktiv në qelizat e trurit.

“Duket të jetë një rast i rrallë që të prekeni nga një infeksion viral në sistemin nervor qendror”- thekson Majkëll. Kjo do të thotë që shumë nga problemet që po shohin ekspertët, janë ndoshta një pasojë e sistemit imunitar të trupit që lufton virusin.

Burimi i lajmit: https://www.nature.com/articles/d41586-020-02599-5

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Rrëzimi i avionit dhe 26 viktimat, Presidenti i Ukrainës e shpall këtë të shtunën ditë zie

Ekipet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë punën në zonën ku një aeroplan ushtarak i Ukrainës u rrëzua. Të shtunën, autoritetet thanë se kanë gjetur edhe...

Stresi konfirmohet pozitiv me koronavirus

Reperi i njohur, Arkimed Lushaj, i njohur me emrin artistik Stresi, bëhet artisti i radhës që konfirmon se është infektuar me koronavirus. Lajmin e ka...

Reshjet e dendura/ Xhaçka: Parashikimet për javën e ardhshme janë shqetësuese

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, doli në një deklaratë për mediat mbi situatën në vend për shkak të motit të keq. Ministrja paralajmëroi se intensiteti...

Bilanci/ Bie ndjeshëm numri i rasteve të reja në vend

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar viktima nga koronavirusi në vend. Fatkeqësisht e kanë humbur betejën me...

Veprimi i papritur i Turqisë ‘ndez gjakrat’ në Egje

Rriten sërish tensionet në Egjeun Lindor, teksa Turqia ka lajmëruar për një stërvitje me zjarr real të marinës së saj në zonën mes ishujve...